Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

17.03.2020

Njoftim

Të nderuar,

Ju informojmë se në Spitalin Klinik Zhan Mitrev  bëhen teste për të dijagnostikimin e koronavirusit të ri SARS-CoV-2 (i cili shkakton Covid-19).

Për informacion dhe për rezervimin e terminit për kryerjen e testit na kontaktoni në +389 2 3104 921 nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

Në rast se keni simptoma dhe në të njejtën kohë nuk arrini të bëni kontakt në numrin tonë të telefonit, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet adresës së emailit genetskalab@zmc.mk  duke shpjeguar simptomat tuaja, si dhe të dhënat epidemiologjike (nëse, ku dhe kur keni udhëtuar, kur jeni kthyer, kur ju kanë filluar simptomat tuaja dhe çfarë simptomash keni, si dhe nëse keni qenë në kontakt me ndonjë person të sëmurë).

Mostrat dorëzohen vetëm në datën e konfirmuar me anë të telefonit ose email-it pasi për zvatimin e tesitit ekziston protokoll i veçantë.

Në klinikën tonë realizohen rreth njëqind teste të tilla. Pacientët të cilët nuk kanë bërë rezervim të terminit nuk do të pranohen për testim.

Rekomandohet që testi të kryhet vetëm nga ata persona që kanë simptoma dhe vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Mostrat e testit Kovid -19 merren në një pikë të veçantë e cila ndahet nga pjesa tjetër e spitalit për siguri dhe mbrojtje maksimale.

Deri më tani nuk ka asnjë pacient apo punonjës të stafit tonë me rezultat pozitiv të Kovid-19 në klinikën tonë.

Rastet pozitive të konfirmuara me Kovid-19 në klinikën tonë janë nga mostrat e marra nga persona të tretë të cilët i kanë dërguar në pikën tonë speciale për diagnostikimin e këtij virusi.

Merren dhe respektohen të gjitha masat në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.