Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Takimi i 18-të i SHUKPRM me temë “Inkontinenca urinare“

18.05.2018

Takimi i 18-të i SHUKPRM me temë “Inkontinenca urinare“

Shoqata për urogjinekologji dhe kirurgji rekonstruktive të Pelvikut në Maqedoni më datën 18.05.2018 në auditoriumin e Zan Mitrev Clinic (ZMC) e mbajti takimin e saj të rregullt të 18-të. Tema kryesore për të cilën diskutonin specialistë eminentë të fushës ishte inkontinenca urinare (shkarkimi i pavullnetshëm i urinës), çrregullim i shpeshtë tek popullata në këto hapësira.

Me prezantimet e tyre personale morën pjesë:

  • “Inkontinenca urinare – ku jemi sot” – Prof. Dr. Vasil Iliev
  • “Karakteristika klinike dhe urodinamike të detrusorit të paqëndrueshëm” – Аs. Dr. Sasho Stojçevski
  • “Tregim të rasteve të inkontinencës” – Dr. Sotir Stavridis, Dr. Dragi Dabeski, Dr. Daniel Petrovski dhe Dr. Ilija Kelepurovski.
  • „Soliphar i Urofos: Trajtim farmakologjik bashkëkohor i fshikëzës së urinës tepër aktive” – Cvetanka Trpenoska

Përpunoheshin teknikat mikroinvasive më bashkëkohore të trajtimeve kirurgjikale, që në klinikën tonë kryhen nga ana e profesionistëve të dëshmuar në mënyrë ndërkombëtare në atë fushë. Gjithashtu u përkushtua vëmendje edhe për metodat e reja konservative të trajtimit. Tema e kësaj mbledhjeje shkencore është e theksuar në mënyrë të qëllimshme për shkak të përparimit të dukshëm në qasjen terapeutike (kirurgjikale dhe konservative) që u shënua në ZMC.