Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

26.04.2024

Kur duhet kryer ekzaminimi me ultratinguj i strukturave të kockave dhe/ose muskujve?

Ka disa raste kur rekomandohet kryerja e ekografisë- EKO-ja e sistemit muskuloskeletor:

  • Dhimbje – spontane ose pas lëndimit
  • Dyshime për procese inflamatore ose degjenerative
  • Ënjtje në zonën e muskujve ose kyçeve

Sigurisht, rekomandohet nga mjeku ortoped, fiziatër ose reumatolog, i cili më parë ka përcaktuar nevojën për ekzaminim me ultratinguj.
Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një metodë diagnostike jo-invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë për hapësirën ndërmjet kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe mbaresat nervore.

Ne përdorim ultratinguj gjatë:

  1. lëndimeve dhe proceseve inflamatore të tendinave dhe ligamenteve
  2. lëndimimeve të muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës
  3. përjashtimit ose konfirmimit të dyshimit për një proces të mundshëm të përhapjes së indit dhjamor nënlëkuror dhe strukturave të muskujve
  4. procesit inflamator tek nyjet dhe pranisë së ujit/lëngut në kyç
  5. ndryshimeve degjenerative në kyçe
  6. proceseve inflamatore të membranave.

Në klinikën tonë punojnë radiologë me përvojë shumëvjeçare.

Rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484.