Qendra për dermatologji estetike - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Qendra për dermatologji estetike

Qendra për dermatologji estetike në Spitalin klinik Zhan Mitrev është një departament gjithëpërfshirës mjekësor dhe kozmetiko-dermatologjik që ofron një gamë të plotë të kujdesit mjekësor dhe kirurgjik, si dhe përmirësime estetike.

Ne e marrim seriozisht shëndetin e lëkurës tuaj, sepse lëkura nuk është vetëm organi më i madh i trupit, por edhe një barrierë imune që ju mban të sigurt dhe të shëndetshëm në mjedisin tuaj. Nga puçrrat e thjeshta te çrregullimet komplekse të lëkurës, misioni ynë është të ofrojmë kujdes të përparuar të lëkurës për pacientët tanë.

Për të zgjuar bukurinë tuaj të brendshme, ne ofrojmë një qasje të plotë që përfshin mundësi për rekomandime të personalizuara dietike, suplemente dhe kujdes të përshtatur për nevojat dhe dëshirat tuaja.

Cilësia dhe qasja profesionale janë përparësia jonë

Këtu çdo trajtim është i personalizuar dhe i përshtatur për pacientët tanë, privatësia është e garantuar. Në praktikën tonë zbatojmë trendet botërore dhe përdorim marka tashmë të provuara të produkteve. Qëllimi ynë kryesor është të ruajmë pamjen natyrale të bukurisë, por edhe të promovojmë një jetë të shëndetshme dhe të përmirësojmë zakonet e përgjithshme të shëndetit dhe të jetesës, duke përfshirë terapinë me ozon, kozmetikën mjekësore, vajrat natyralë dhe duke përfshirë aspektin nutritiv me këshilla për mënyrën e të ushqyerit.

Ekipi ynë i dermatologëve me përvojë, të trajnuar nga ekspertë të njohur në botë, është në dispozicionin tuaj për: dermatologji estetike, diagnostikim dhe kozmetologji.

Dermatologji estetike

Me kalimin e viteve, lëkura jonë tregon shenjat natyrale, të pashmangshme të plakjes – rrudhat, vijat dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Ju mund ta shmangni këtë me anë të procedurave kozmetike jo-kirurgjikale që mund të rrafshojnë linjat dhe rrudhat, të rrisin vëllimin, të tonifikojnë lëkurën e varur, të zvogëlojnë njollat, të korrigjojnë pigmentimin e pabarabartë, të minimizojnë shfaqjen e venave të fytyrës dhe të krijojnë një lëkurë të freskët, me shkëlqim dhe pamje rinore.

Me ndihmën e tajtimeve tona do të mund të zgjidhni të gjitha problemet në pjesë të ndryshme të trupit.

Trajtimet përfshijnë mbushës të buzëve, linjave të imta dhe rrudhave, procedurën anti-plakje, tërheqje të lëkurës, ripërtëritje të sipërfaqes së lëkurës, heqjen e shenjave të shkaktuara nga aknet. Disa nga trajtimet më të njohura jo-kirurgjikale që ne ofrojmë përfshijnë Botox®, mikrodermabrasion, mezoterapi, mbushje të indeve -filer, mikronidling, piling kimik, etj.

Kozmetologji

Për kushtet dermatologjike tek fëmijët dhe të rriturit që përfshijnë akne (puçrra), nishane, lytha viralë, ekzemë, psoriazë, rozacea dhe kancer të lëkurës, si dhe trajtimin e plagëve, ne ofrojmë zgjidhje që do t’ju bëjnë të lumtur ju dhe fëmijët tuaj.

Diagnostikimi në dermatologji

Gjithashtu të disponueshme janë testet e alergjisë, biopsitë e lëkurës, dermoskopia dhe mapimi i nishaneve dhe shumë shërbime të tjera që synojnë përmirësimin e shëndetit të lëkurës.

Konsultim falas