Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

18.12.2023

Joint Commission International: Qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë krenarë për Klinikën Zhan Mitrev

Joint Commission International ka dorëzuar akreditimin zyrtar në Klinikën Zhan Mitrev, duke konfirmuar se klinika është një qendër shëndetësore me standardet më të larta sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standard i artë në kujdesin shëndetësor global dhe Klinika Zhan Mitrev këtë certifikatë e ka marrë për herë të tretë.

“Qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë krenarë që institucioni juaj është i përqendruar në këtë qëllim sfidues, që vazhdimisht të rrisë cilësinë dhe sigurinë e pacientëve në nivelin më të lartë”, thuhet në letrën kredenciale dërguar Dr. Mitrevit.

Puna e Klinikës Zhan Mitrev është vlerësuar nga një komision i përbërë nga tre anëtarë të Joint Commission International, të cilët kanë vlerësuar 1200 elementë matës dhe sipas raportit, në vlerësimin përfundimtar thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e certifikatës me Vulën e Artë. Pas vlerësimit të punës së plotë, komisioni ka vendosur standardet e Klinikës Zhan Mitrev në një nivel me standardet e Mayo Clinic, duke theksuar se “Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë Mayo Clinic jo vetëm në Ballkan, por edhe për Europë”.

Joint Commission International u krijua në SHBA në vitin 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe certifikon objektet mjekësore në mbarë botën.