Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

24.07.2023

Kampi veror jubilar i 15-të radhazi për fëmijët me defekte të lindura të zemrës organizuar nga Klinika Zhan Mitrev

Tradicionalisht për të 15-in vit radhazi Klinika Zhan Mitrev në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit realizon kampin veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës dhe familjet e tyre në Strugë. Nëpërmjet këtij kampi të quajtur “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, qëllimi i Klinikës Zhan Mitrev është vazhdimi i kujdesit dhe procesit terapeutik jashtë ambientit spitalor, në një atmosferë ne natyre te hapur dhe një ambient të përshtatshëm. Mbi 20 fëmijë dhe familjet e tyre marrin pjesë në kampin njëjavor si pjesë e procesit të rehabilitimit pas trajtimit mjekësor.

Të gjitha aktivitetet, lojërat, argëtimi dhe shoqëria kombinohen me ushtrime psikologjike, ndërvepruese dhe fizioterapeutike që inkurajojnë zhvillimin fizik, emocional dhe social edhe pas daljes nga spitali. Aktivitetet rehabilituese zhvillohen nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e ekipit të mjekëve dhe terapistëve nga Klinika Zhan Mitrev, i cili përbëhet nga psikoterapist, psikolog i licencuar dhe specialist në psikoterapi, dhe nga praktikues te programimit neuro-linguistik.

Kampi “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, nën mbështetjen e madhe dhe të plotë të doktor Mitrev, mbahet për 15 vite me radhë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në rehabilitimin e fëmijëve me defekte të lindura të zemrës.