Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

10.02.2023

Klinika Zhan Mitrev: Portali DokazM bënte kërkesa dhe Prokuroria Themelore Publike i zbatonte ato

Klinika Zhan Mitrev dëshiron të informojë publikun se në vazhdimësi gjatë shtatë muajve të fundit, spitali është përballur me procedura të koordinuara nga disa palë të interesuara me qëllim që të ndikojë në funksionimin e rregullt të spitalit.

Në portalin DokazM, disa herë janë publikuar tekste të bazuara në informacione në procedurën parahetimore, në të cilat është bërë e ditur se çfarë masash do të ndërmerren ndaj Klinikës Zhan Mitrev.
Për t’a bërë lidhjen e këtyre të dhënave më të dukshme dhe më të qartë, ka ndodhur pikërisht ajo që ka kërkuar DokazM në tekstin e publikuar po në këtë portal me datë 15.11.2022, pra bllokimi i llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev dhe ndalimi i shitjes së aksioneve! (VENDIMI gjendet i bashkangjitur në këtë njoftim)

Tre ditë pas publikimit të këtij teksti më 18.11.2022, Prokuroria Themelore Publike merr vendim identik të kërkuar nga DokazM, me të cilën merr masën për bllokimin e llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev! (VENDIMI është i bashkangjitur në këtë njoftim)

Kujtojmë se për tre javë llogaria e Klinikës Zhan Mitrev ishte e bllokuar, gjë që ndikoi në funksionimin e rregullt të spitalit. Vendimi u apelua, ndalimi u hoq. Edhe pse klinika tani nuk është e bllokuar, mundësia e ribllokimit ende ekziston pasi gjykata e ka kthyer vendimin për rishqyrtim.

Pyesim publikisht:

Si institucioni shtetëror merren vendime në bazë të asaj që shkruan portali DokazM?

A qëndron dhe cfarë qëndron pas shkrimeve të publikuara nga DokazM ndaj Klinikës Zhan Mitrev?

A dëshiron dikush të shkatërrojë financiarisht dhe me qëllim Klinikën Zhan Mitrev dhe funksionimin e saj duke bllokuar me vetëdije 90 milionë denarë?

Kush qëndron pas këtij presioni të organizuar që ka si qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha në Klinikën Zhan Mitrev?

A synon ky sulm marrjen armiqësore të klinikës duke e çuar atë në prag të rrënimit ekonomik me qëllim që të merret me një çmim të volitshëm?

A ka persona të vetëdijshëm në këtë vend se ekipi ynë çdo ditë lufton për shpëtimin e qindra jetëve njerëzore?

Në kuadër të ruajtjes së transparencës dhe kërkimit të përgjigjeve do të njoftohet Komiteti i Helsinkit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe Këshilli për Etikën në Media.

Pas gjithë kësaj, le të përsërisim edhe një herë shifrat të cilat janë të rëndësishme për publikun.

Kujtojmë se nga numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar nga COVID-19 në vend, më pak se 10% e tyre janë trajtuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev me një shkallë suksesi të mbijetesës prej 76.4%. Nga 280 personat që ndihen të dëmtuar/mashtruar (sipas listës nga Prokuroria Themelore Publike), 43% janë të mbijetuar, ndërsa numri i jetëve të humbura është 1,6% nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në Maqedoni.