Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

29.09.2023

Në më pak se një orë u rezervuan dhe u kryen mbi 300 ekzaminime kardio falas nga Klinika Zhan Mitrev

Klinika Zhan Mitrev, si kompani me përgjegjësi sociale, tradicionalisht edhe këtë vit jep kontributin e saj në shënimin e Ditës Botërore të Zemrës më 29 shtator.Gjatë ditës u rezervuan dhe u kryen mbi 300 ekzaminime kardio falas nga 11 mjekë të nivelit të lartë të Klinikës Zhan Mitrev.

Ne besojmë në një botë në të cilën shëndeti i zemrës është e drejtë themelore e njeriut dhe element kyç i drejtësisë shëndetësore globale, prandaj në këtë ditë të gjithë kardiologët tanë në tre lokacionet në Shkup, Strumicë dhe Manastir kanë kryer kardio ekzaminime falas. Ekzaminimet konsistuan në kontrollin e presionit të gjakut, EKG, EKO të zemrës dhe natyrisht iu dhanë këshilla dhe udhëzime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe për një jete të shëndetshme. Përmes këtyre aktiviteteve, ne si klinikë përpiqemi të rrisim ndërgjegjesimin tek popullata e përgjithshme dhe të promovojmë masa parandaluese për uljen e numrit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në vend.

Aktivitetet e Klinikës Zhan Mitrev vazhdojnë edhe këtë të shtunë në Shkup në parkun e qytetit, në mbështetje të aksionit të përbashkët të organizuar nga Instituti për Shëndetin Publik dhe Organizata Zdrava Idnina, gjatë të cilit do të mund të kontrolloni falas presionin e gjakut dhe të konsultoheni me mjekët tanë endokrinologë dhe kardiologë.

29 shtatori – dita e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Zemrës, bashkon njerëz nga të gjitha vendet dhe prejardhjet në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, frymëzon dhe inkurajon veprimet ndërkombëtare për të ruajtur shëndetin e zemrës. Fokusi është në informimin e njerëzve në mbarë botën se sëmundjet kardiovaskulare (CVD) janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke marrë 18.6 milionë jetë çdo vit. Qëllimi është gjithashtu të inkurajohet kryerja e aksioneve për të edukuar njerëzit që duke kontrolluar faktorët e rrezikut si: përdorimi i duhanit, dieta jo e shëndetshme dhe pasiviteti fizik, të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme që vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru mund të shmangen.