Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

30.06.2023

Si do të duket e ardhmja në mjekësi me ndihmën e VR (virtual reality)?

Javën e kaluar, në organizim të klinikës sonë dhe partnerëve dixhitalë nga projekti Erasmus Plus EU, në ambientet e Netavil-it u mbajt prezantimi praktik i platformës shëndetësore të destinuar për trajnim/simulim virtual me titull “E ardhmja është në trajnim”.

Prezantimi edukativ u mbajt nga ekspertë të huaj të njohur si Prof. Dr. Edris Mahtab, Dr. Samuel Max dhe sigurisht prof. Dr. Milka Klinçeva, e cila foli para numrit të madh të kardiokirurgëve të pranishëm, mjekëve të terapisë intensive, kardioperfuzionistëve dhe pjesës tjetër të stafit mjekësor.

Kjo platformë e realitetit virtual është pjesë e një projekti që përfshin Klinikat Universitare të Roterdamit, Vjenës dhe Barcelonës dhe klinikën tonë.
Simulatori ka për qëllim edukimin në fushën e kardiokirurgjisë, veçanërisht duke përfshirë dhe përjashtuar pacientët nga qarkullimi ekstrakorporal, si dhe reanimimin kardiopulmonar pas operacionit të zemrës.

Si funksionon?

Simulatori përbëhet nga syze VR (virtual reality) që lidhen me shkopinj që mbahen në duar dhe softueri special i monitorit transmeton lëvizjet e përdoruesit në trupin e pacientit virtual.

Ky projekt ndërkombëtar për aplikimin e simulatorit VR për mësimin dhe trajnimin e kardiokirurgëve të rinj ka disa përparësi. Një prej tyre është aftësia që stërvitet në përsëritje të shumta dhe me gabime të mundshme nga të cilat mund të mësohet, pa rrezikuar realisht jetën e pacientit.
Aplikimi konkret dhe përhapja e gjerë e kësaj mënyre edukimi dhe trajnimi me simulator VR pritet që në vitet e ardhshme të ndodhë në mbarë botën.