Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

27.01.2022

Autotransplanti i 5-të i kryer në klinikën tonë

Në fund të vitit të kaluar në spitalin tonë u krye një operacion tjetër i suksesshëm, i cili është karakteristik për akademikun Dr. Zhan Mitrev dhe ekipin e tij.
Është kryer autotransplanti zemrës tek pacienti 55-vjeçar me sëmundje terminale të valvulës.
Autotransplantimi i zemrës si procedurë ka të njëjtat faza si transplanti i zemrës nga donator tjetër. Ndryshimi është se në autotransplant nuk zëvendësohet organi i dëmtuar, por rikonstruktohet zemra e pacientit të cilit i bëhet ndërhyrja.
Ky është operacioni i 5-të i tillë që kryen akademiku Dr. Zhan Mitrev që nga viti 2000. Ndërhyrja e fundit e tillë dhe e suksesshme është bërë në vitin 2017 tek një zonjë 64-vjeçare.

“Ky pacient nuk është për herë të parë në klinikën tonë. Para 15 vitesh tek ky pacient është bërë zëvendësimi i valvulës mitrale me valvulë mekanike, ndërsa vitin e kaluar ai u shtrua në spital për shkak të dobësimit të zemrës si pasojë e infeksionit me Covid-19, pikërisht atëherë kur u konstatua nevoja e pashmangshme për autotransplantim.

“Tek pacientët me këtë lloj problemi, pra me rrjedhje paravalvulare të valvulës mitrale, autotransplantimi kardiak është e vetmja zgjidhje. Tek këta pacientë, zgjerimi i atriumeve të zemrës është i madh, gjë që shpesh mund të shkaktojë shkëputjen e trombit, pra goditje në tru ose infarkt që rezulton me vdekje. Fatmirësisht, pacienti ynë Z. Dragan Ristovski, pas një rezeksioni të gjerë të atriumit të majtë dhe suturës, me një vazhdimësi të rregullt postoperative, një javë më vonë u lëshua nga spitali për marrjen e trajtimit të mëtejshëm në kushtet e shtëpisë “, u shpreh doktor Mitrev.

Pacienti ynë sëbashku me familjen e tij menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, na dërgoi mirënjohjen e përzemërt, dedikuar ndaj ekipit të mjekëve që morën pjesë jo vetëm në operacion, por edhe në periudhën para dhe pas operacionit. “Faleminderit është një fjalë e vogël në krahasim me atë që kam marrë në Spitalin klinik Zhan Mitrev. Do të filloja me doktor Enver Idoskin për të cilin ndër vite kam shumë mirënjohje. Me këtë rast dua ta falënderoj publikisht për gjithë mbështetjen para dhe pas operacionit. Shumë faleminderit për të gjithë stafin e kujdesit intensiv që ishte pranë meje në momentet më kritike, dhe sigurisht një falenderim tepër të madh për Dr. Zhan Mitrev që lejoi që e gjithë historia jonë të ketë një fund të lumtur. Faleminderit edhe një herë që më dhatë mundësinë që zemra ime të vazhdoj të punoj”, ka shkruar në mesazhin e tij Z. Dragan Ristovski.

Me kryerjen e këtyre operacioneve të rralla, Dr. Zhan Mitrev edhe një herë rikonfirmon nevojën për marrjen e lejes për transplantim të organeve dhe indeve në këtë spital që plotëson të gjitha standardet e nevojshme dhe ka kushte dhe staf të përshtatshëm për t’ua zgjatur jetën shumë pacientëve nga vendi dhe rajoni.