Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

25.09.2019

“Isha krejtësisht e paralizuar, vetëm merrja frymë dhe shikoja, tashmë mund të lëviz dhe të jetoj përsëri”

Para një muaji, pacientja 65 vjecare me iniciale D.V është paraqitur në poliklinikën tonë “Filipi i Dytë” në Strumicë, me dobësim dhe mpirje të duarve, dhimbje në pjesën e qafës dhe kraharorit, lodhje dhe dhimbje koke. Pas kryerjes së shqyrtimeve ambulatore është dërguar për trajtim spitalor të mëtejshëm në Zan Mitrev Clinic, në Shkup.

Kështu fillon historia e jetës së kësaj bashkëqytetare e cila jeton në rrethinën e qytetit të Strumicës, dhe me përzgjedhjen e saj ka vendosur të drejtohet tek ekipi ynë i mjekëve për ndihmë shëndetësore përsa i përket problemit të saj i cili i’a ka hidhëruar jetën.

Me humbjen e funksionit të plotë të duarve dhe këmbëve, pacientja qëndronte shtrirë pa pasur mundësi për të lëvizur ndërkohë që ekipi ynë i mjekëve kryente të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të diagnostikuar shkakun e gjendjes së pacientes. Ishte më shumë se e qartë se bëhej fjalë për një gjendje të komplikuar e cila kërkonte qasje multidisiplinare për diagnostikimin e saktë të pacientes.

– Eshtë bërë angiografia selective e enëve koronare të gjakut, në të cilën është përjashtuar sëmundja e artereve koronare. Janë bërë shqyrtimet laboratorike të cilat kanë rezultuar pa ndryshime të rëndësishme. Me anë të tomografisë kompjuterike në kokë dhe në qafë është evidentuar se parenkima e trurit është me atenuacion të rregullt pa lezione parenkimale fokale. Arteriet në pjesën e kokës dhe të qafës janë pa shenja të keqformimeve vaskulare dhe lezione obstruktive. Gjithashtu është evidentuar se ekziston lordoza cervikale me ndryshime spondiloartrotike. Pas konsultimit me mjekun tonë ortoped për shkak të këtyre shenjave në pjesën e qafës, është marrë vendimi i kryerjes së rezonancës magnetike në të cilën është diagnostukuar prania e lezioneve të shumta paraventikulare mikroangiopatike demienilizuese. Nuk vërehen lezione të ekspanzimit natyral – përcaktohet gjendja e pacientes nga Dr. Dragica Vuckova, anesteziologe në klinikën tonë.

Tashmë është e qartë se pacientja ka dëmtim të palcës kurrizore ndërmjet rruazës së katërt dhe të pestë të shtyllës kurrizore. Ky dëmtim shkakton humbjen e funksionit të ektremiteteve.

Më tej vijoi operacioni i cili ishte specifik dhe i ndërlikuar sipas parametrave të shumta. Dr. Ljupco Nikolov, traumatolog në klinikën tonë, shpjegon se si shkoi operacioni.

-Pacientja është paraqitur tek ne me një lëndim i cili ka ndodhur në shtepinë e saj në Strumicë. Si rezultat i lëndimit nga rrëzimi, pacientja ka humbur funksionin e duarve dhe të këmbëve. Pas shqyrtimeve klinike dhe radiografike të kryera është evidentuar ndryshim ndërmjet rruazës së katërt dhe të pestë të shtyllës kurrizore. Presioni i diskut mbi palcën kurrizore ishte i dukshëm. Pikërisht, ky presion i ushtruar mbi palcën kurrizore ka rezultuar me humbjen e funksionit të duarve dhe këmbëve tek pacietja. Ajo mund të bëntë vetëm disa lëvizje minimale në pjesën e supeve (shpatullave) ndërkohë që këmbët e kishin humbur krejtësisht funksionin e tyre, gjendje e njohur në gjuhën mjekësore si Frankel B, lezion jo i plotë i shtyllës kurrizore. Cfarë bëmë? Operacioni u krye me qasje frontale të shtyllës kurrizore në anën e djathtë. Vështiresia e operacionit qëndronte edhe në faktin që pikërisht në këtë zonë kalojnë shumë organe vitale sic janë: arteria kryesore karotide, ezofagu, frymëmarrja, nervus vagus, të gjitha këto duheshin ndarë në mënyrë precize me qëllim që të mund të arrihet në pjesën e shpinës. Kjo i jep një peshë specifike intervenimit … kështu arritëm në zonën e diskut ndërmjet rruazës së katërt dhe të pestë, bëmë mënjanimin e diskut dhe elementeve të tjera të cilat ushtronin presion mbi palcën kurrizore. Për rikonstruktimin e qafës në zonën në të cilën është bërë mënjanimi i diskut, kemi përdorur një implant të ri të quajtur Zero-Pe i cili na jep mundësinë për të zëvendësuar diskun dhe njëkohësisht për të stabilizuar shtyllën kurrizore – shpjegon Dr. Nikolov.

Pas operacionit pacientja është transferuar në departamentin e kujdesit intenziv. Më pas ka vijuar trapia fizikale intenzive e cila ka dhënë rezultate pozitive. Tridhjetë ditë pas operacionit, pacientja është në gjendje të kryejë të gjitha nevojat fiziologjike vetëm. Pak ditë më parë, pacientja festoi ditëlindjen e saj në klinikën tonë sëbashku me familjen dhe stafin mjekësor që kujdesen për të çdo ditë.

-Isha krejtësisht e paralizuar, vetëm merrja frymë dhe shikoja, tashmë mund të lëviz dhe të jetoj përsëri. Më besoni, përsëri ndjehem e gjallë dhe e guximshme. Faleminderime të përzemërta ndaj të gjithë mjekëve dhe pjesës tjetër të stafit mjekësor që u kujdesën për mua në mënyrë të pakushtëzuar dhe tepër profesionale. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe familjen time e cila gjithashtu ka qenë mbështetja ime më e madhe gjate gjithë kësaj periudhe të vështirë për mua  –  shprehet pacientja jonë e cila pas surprizës për ditëlindjen e saj të organizuar nga Zan Mitrev Clinic, me padurim po priste që të kthehej në shtëpinë e saj.