Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

21.05.2018

Kostantin Mitre – Babai i doktorit Zhan Mitrev, i operuar në mënyrë të suksesshme në klinikën tonë

Në Zan Mitrev Clinic janë vendosur shumë fate. Shumë persona dhe familje në momentet më të vështira e kanë gjetur përgjigjen e tyre të problemeve pikërisht në klinikën tonë. Sigurisht këtu, në atë ndërthurje të rrethanave, hyjmë edhe ne të punësuarit në klinikë. Nuk e fshehim, por jo se mburremi, se shumë nga më të afërmit tanë, prindër, fëmijë, bashkëshortë, vëllezër, motra me problemet e tyre shëndetësore përfunduan pikërisht në Zan Mitrev Clinic. Besimin që e ndërtojmë ndaj të gjithëve themelohet edhe në përvojat personale që jo vetëm si të punësuar por edhe si pacientë, ose të afërm të pacientëve, që kanë qënë në klinikë dhe kanë pasur përvojë me sistemin në Zan Mitrev Clinic. Në atë ndërthurje të rrethanave nevojë për zgjidhje të problemit shëndetësor kishte edhe zotëria Kostantin Mitrev, babai i njeriut të parë të klinikës, doktorit Zhan Mitrev.

Zotëria Koce, siç e thërrasin, e njohëm në një nga dhomat spitalore ku shërohej pas operacionit që i ishte kryer në një pjesë të shtyllës kurrizore. Shumë operacion kompleks që zgjati rreth 6 orë dhe që përfundoi suksesshëm për çka fliste edhe gjendja në të cilën e takuam vetëm një ditë pas operacionit.

Në gjendje për bisedë, duke lëvizur nëpër dhomë pa asnjë pajisje ndihmë, dhe në shoqëri të bashkëshortes së tij Millka, na priti me buzëqeshje dhe pa asnjë ndonjë hyrje të veçantë, ashtu direkt, në mënyrë miqësore e filluam bisedën. Me vetë atë që në hapësirë hyn ekip gazetarësh me aparaturën e plotë për filmim dhe fotografim, zotëria Koce filloi me temën: gazetari, film, teatër…

 

– Unë isha reporteri i parë, gazetar dhe kameraman në të njëjtën kohë, për 11 komuna nga Maqedonia që prej televizionit në Beograd kur ende nuk ishte hapur Radio Televizioni Shkup. Të gjitha materialet i filmoja, i shkruaja vetë dhe i dërgoja në Beograd. Punoja me entuziazëm shumë të madh që ende edhe sot nuk shuhet. Në vitin 1953 konkurrova në TV Shkupi dhe në vitin 1955 dhe në mënyrë zyrtare më pranuan si të punësuar ku punët filluan të rrjedhin si në film – me humor dukshëm të mirë filloi të na tregojë zotëria Krste.

Për të, ky pasion ndaj filmimit dhe gazetarisë nxitej me kalimin e viteve dhe shpesh herë edhe vetë ka intervistuar me pajisjet që i nevojiteshin për punë. Edhe pse në atë kohë  teknologjia për filmim ishte e panjohur për shumicën në rajon ai si autodidakt kameraman i ka zbuluar të gjitha të fshehtat e teknikës që atëherë ishte aktuale dhe kishte suksesin që të informojë për jetën në pjesën juglindore të shtetit tonë.

– Njoftoja për të gjitha ngjarjet, nga politika deri në ekonomi, arsim, kulturë… Nëse një ngjarje përfundonte në Berovë dhe një tjetër fillonte në Strumicë, unë bëja gjithçka që të isha i pranishëm në të dyja ngjarjet. E kisha kamerën më të re në atë kohë që ishte shumë e shtrenjtë. Një kamerë ma bleu një mik i imi biznesmen i asaj kohe dhe unë vetë bleva disa. Vetë mësova si të filmoja sepse nuk kishte kush të më tregonte. Në dorën e majtë mbaj dritë dhe kabllo dhe në të djathtën mbaja kamerën që është shumë e rëndë. Gjithmonë isha në vendin e ngjarjes para të gjithëve. Jetoja me dashurinë ndaj gazetarisë, filmit por edhe ndaj teatrit. Gjithashtu unë jam themeluesi i klubit të kinemasë “Manaki”. Filmova edhe disa filma me metrazh të shkurtër nga të cilët disa fituan çmime dhe emitoheshin vazhdimisht  – shton ai.

Thjesht harruam për temën shëndetësore për të cilën erdhëm në këtë takim, dhe ajo flet qartë për gjendjen në të cilën gjendet pacienti. Edhe përkrah operacionit kompleks ajo sikur të mos ishte tema e bisedës dhe flisnim për tema nga jeta, hobi, puna.

Zotëria Koce thotë se ndjehet si të mos ketë pasur operacion. Përveç inflamacionit të vogël të muskujve të këmbëve dhimbje të tjera nuk ka. Lëviz vetë dhe shpesh herë i bën ushtrimet me “biçikletën” që i ishin rekomanduar nga stafi mjekësor.

– Probleme me këmbët kisha dhjetë vitet e fundit. Dy – tre vitet e fundit ato u bënë më të dukshme. Ndjeja shtrëngim në këmbë dhe lëvizja me vështirësi. Muskujt e këmbëve më ishin bërë pasivë, madje të atrofizuar dhe nervat ishin bllokuar. Djali im, disa herë më rekomandonte operacion por unë e vonoja atë. Tashmë nuk kishte më vend për më vonë, dhe erdha në Zan Mitrev Clinic ku ky është operacioni im i dytë. Operacioni  i parë ishte në objektin e vjetër në Ish Spitalin Ushtarak. Tani edhe pse kaloi vetëm një ditë pas operacionit unë tashmë i ndjej këmbët. Nervat janë liruar dhe kanë ndikim mbi muskujt dhe këmbët reagojnë. I faleminderit të gjithë ekipit që më mundësoi jetë më të mirë, me të vërtetë e gjithë ajo që lexoj për këtë klinikë tani po e përjetoj përsëri edhe unë si pacient me problem shëndetësor të zgjidhur – shton ai.

E lemë zotërinë Koce me bashkëshorten e tij Millka në humorin e mirë duke e pritur ditën kur do të shkojnë në shtëpi ku do të kthehen në ritmin e përditshëm të jetës.