Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

07.02.2022

Një tjetër operacion i suksesshëm tek foshnja 6 muajshe

Vasviu tani mund të vazhdojë të rritet dhe të ketë një fëmijëri të shëndetshme

Tek Vasviu i vogël që në lindje është bërë diagnostikimi i zhurmës në zemër, pas së cilës prindërit e tij janë këshilluar menjëherë që të kryejnë ekzaminime të mëtejshme. Ekzaminimet janë kryer në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” nga doktor Ivan Milev, gjatë të cilave është konstatuar prania e një anomalie kongjenitale e zemrës.

Tek foshnja e vogël, të gjitha enët e gjakut që normalisht duhet të kthejnë gjakun nga mushkëritë në zemër, në vend që të derdhen në atriumin e majtë, kanë pasur një rrjedhë jonormale në atriumin e djathtë. Për më tepër, është diagnostikuar një hapje ndërmjet dy atriumeve, si dhe një komunikim ekzistues përmes duktusit arterial, i cili në kushte normale fiziologjikisht mbyllet gjatë ditëve të para të jetës.

Si pasojë e këtij defekti kongjenital, qarkullimi i gjakut në mushkëritë e Vasviut u rrit, duke rezultuar në rritje të presionit në mushkëri, infeksione të shpeshta të frymëmarrjes, gulçim, lodhje të shpejtë, vështirësi gjatë ushqyerjes me gji, mungesë zhvillimi në rritje dhe mavijosje.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit është ndjekur vazhdimisht. Tek foshnja manifestohej ankth, mungesë e shtimit në peshë dhe infeksioneve të përsëritura të frymëmarrjes.
Për fat të mirë dhe për gëzimin e madh të familjes, sapo Vasviu arriti një moshë të përshtatshme akademiku Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e tij realizuan operacionin e suksesshëm të zemrës duke korrigjuar të gjitha anomalitë ekzistuese tek foshnja. Venat pulmonare janë drejtuar në atriumin e majtë, defekti i septumit atrial u mbyll me një copëz autolog perikardiale si dhe është mbyllur duktusi arterial.

Pas operacionit, Vasviu i vogël u shtrua në departamentin intensiv të spitalit ku vazhdimisht janë monitoruar parametrat jetësore të tij. Gjatë ditës së parë pas operacionit është hequr nga aparati për ventilim mekanik dhe parametrat e tij jetësore u stabilizuan shumë shpejt. Filloi me ushqyerjen hiperkalorike, të cilën foshnja e toleroi mjaft mirë, duke rezultuar me rritje të shpejtë të peshës trupore. Pas 10 ditësh, vogëlushi u ribashkua me nënën e tij dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e tij si një foshnjë e shëndetshme.

Vasviu tani shumë shpejtë dhe pa pengesa do të përparojë në mënyrë normale në rritjen dhe zhvillimin e tij.