Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

25.11.2022

Një tjetër pacient i operuar me sukses me mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut (LVAD)

Zgjidhje për dobësimin kronik të zemrës

Dobësimi i zemrës, ose siç quhet edhe si dështimi i zemrës, është një gjendje afatgjatë që përkeqësohet me kalimin e kohës. Ndodh kur muskuli i zemrës dobësohet dhe nuk është në gjendje të pompojë sasinë e gjakut të nevojshëm për plotësimin e nevojave të organizmit. Nëse nuk njihet, diagnostikohet dhe trajtohet në mënyrë adekuate, çon në cilësi të dobët të jetës, trajtime të shpeshta spitalore si dhe vdekje.
Në Evropë, mbi 15,000,000 njerëz vdesin çdo vit nga dështimi i zemrës dhe është një nga shkaqet kryesore të vdekjes.

Dështimi i zemrës mund të jetë akut dhe zakonisht zgjidhet pas trajtimit adekuat dhe në kohë, por mund të bëhet kronik dhe madje të rezultojë me vdekje.
Dështimi kronik i zemrës ndodh gradualisht, pra nuk është i panjohur, por shumë shpejt çon në humbjen e cilësisë së jetës së pacientit.

Shkaqet më të zakonshme të dështimit të zemrës janë:

  • Sëmundje koronare të zemrës
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Aritmitë (ritmi i parregullt i zemrës)
  • Sëmundjet valvulare
  • Kardiomiopati kongjenitale dhe të fituara (zemër e dobët)
  • Anomali kongjenitale kardiake
  • Diabeti
  • Sëmundjet e muskujve të zemrës
  • Infeksioni i zemrës/ose valvulave të zemrës
  • Dëmtimi i muskulit të zemrës nga infarkti i miokardit

Dështimi kronik i zemrës është një sëmundje e karakterizuar nga përhapja progresive e muskulit të zemrës, e cila nga ana tjetër çon në uljen e cilësisë së jetës së pacientëve me këtë gjendje.
Qëllimi që duam të arrijmë duke trajtuar dështimin kronik të zemrës është të ngadalësojmë ose ndalojmë përparimin e kësaj sëmundjeje, duke reduktuar numrin e shtrimeve të përsëritura në spital, dhe natyrisht uljen e shkallës së vdekshmërisë.

Opsionet për menaxhimin e dështimit të zemrës

Ka disa opsione jo invazive, por edhe operative.
Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të përcaktohet saktësisht shkaku i dështimit të zemrës. Kjo do të mundësojë efikasitet në trajtimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje.
Përveç trajtimit standard mjekësor, ekzistojnë edhe trajtime kirurgjikale, pra intervenuese, për zgjidhjen e dështimit kronik të zemrës.

Nëse bëhet fjalë për një etiologji ishemike të kësaj sëmundjeje, përdoret operacioni bypass ose stentimi. Nga ana tjetër, nëse përcaktohet se shkaku janë ndryshimet destruktive të valvulave, atëherë aplikohet kirurgjia valvulare.

Opsione të tjera terapeutike janë: implantimi i kardioverterit, defibrilatori për parandalimin e vdekjes në rastin e aritmive malinje ose implantimi i stimuluesit kardiak risinkronizues.

Është specifike se te pacientët me stad të avancuar të insuficiencës kardiake që kanë nevojë për trajtim të shpeshtë spitalor, pra në klasifikimin NYHA IV, është e nevojshme të merret në konsideratë mundësia e implantimit të një suporti qarkullues mekanik të zemrës, i ashtuquajturi trajtim VAD.
I tillë ishte rasti me pacientin tonë të fundit.

Implantimi i VAD i mundëson pacientit që ka insuficiencë kardiake të mbijetojë derisa të realizohet mundësia e transplantimit të zemrës dhe i mundëson pacientit të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të të gjithë organizmit.

Në varësi të faktit nëse është insuficiencë kardiake e majtë, e djathtë ose në të dyja bakushet, ekzistojnë tre lloje të mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut: LVAD për dështimin e zemrës së majtë, RVAD për dështimin e zemrës së djathtë dhe në rast të dështimit të plotë të zemrës (faza terminale e dështimit të zemrës së të dyja barkusheve bëhet vendosja / implantimi i BVAD ose më saktë implantimi I një pompe mbështetëse për barkushen e majtë dhe njëkohësisht një pompë mbështetëse për RVAD të barkushes së djathtë).

Pompa e sistemit LVAD është vendoset në mënyrë apikale në barkushen e majtë, përballë vetë valvulës mitrale dhe lidhet me ndihmën e një grafti në pjesën e përparme të aortës pikërisht mbi valvulën e aortës. Ndërsa pompa e sistemit RVAD implantohet në atriumin/barkushen e djathtë, ajo është gjithashtu e lidhur me arterien pulmonare.

Procedura kirurgjikale kryhet në kushte anestezie të përgjithshme dhe qarkullim ekstrakorporal.
Pacienti ynë iu nënshtrua LVAD, pas së cilit po rikuperohet me sukses dhe së shpejti do të lëshohet për shërim në shtëpi.