HISTORIA

HISTORIA E SPITALIT

Që në fillim

Zan Mitrev Clinic, në fillim i emëruar si Spital i specializuar për sëmundje kirurgjike “Filipi i Dytë”, i vendosi themelet e shërbimeve bashkëkohore mjekësore në vitin 1999, pas adaptimit dhe rinovimit të një pjese të marrë me qira nga Spitali ekzistues ushtarak në Shkup. Zyrtarisht, spitali ishte i hapur më 01 mars, të vitit 2000. Megjithatë, starti mjekësor i spitalit është shënuar me operacionin e parë bajpas në Republikën e Maqedonisë, i udhëhequr nga ana e akademikut, dr. Zan Mitrev. Prej datës 01 mars të vitit 2000 fillon të shkruhet historia e shëndetësisë maqedonase, epokë e re në kirurgjinë maqedonase kardiovaskulare.

Dy vjet më vonë, në vitin 2002 është bërë operacioni i parë në zemër të hapur mbi pacient të zgjuar.

Interesi për këtë spital filloi të rritej gjithnjë dhe më tepër dhe sëbashku me të edhe kërkesat për shërbime të reja. Nevojat për kujdesin ndaj pacientëve nxitën edhe një rinovim tjetër dhe reparti i vjetër, po në vitin 2002, u zëvendësua me një repart modern dhe bashkëkohorë. Menjëherë vitin e ardhshëm filluan trajtimet për sëmundjet e lindura të zemrës. U realiza me sukses vendosja e parë e АСN occluderu, për shkak të defektit atrial te një djalë 4-vjeçar. Në vitin 2008 hyn në funksion qendra e re diagnostike e sofistikuar, e cila u bë një nga qendrat kryesore në rajon, e hapur dhe në shërbim të pacientëve 24/7.

Përvjetori i dhjetë i themelimit të spitalit në vitin 2010 u shënua nga 10,000 operacione. Sot, Spitali klinik Zhan Mitrev, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, njihet si një qendër mjekësore e sofistikuar, moderne me procedura të plota diagnostikuese në shumicën e degëve të mjekësisë, e mbështetur nga shërbimet e kirurgjisë moderne, anestezisë dhe kujdesit intensiv.

Historia e suksesit nuk mbaron këtu, përkundrazi. Arritjet shkencore ndër vite kanë sjellë tituj dhe çmime të përshtatshme. Kështu, në vitin 2002, doktor Mitrev u gradua Akademik në plato. Aktivitetet e ekipit të Dr. Zhan Mitrev u promovuan dhe u vlerësuan me çmime të shumta brenda dhe jashtë vendit, do të veçonim çmimin prestigjioz nga EUROPE BUSINESS ASSEMBLY dhe Komiteti Socrates, në fushën e shëndetësisë, “Menaxheri më i mirë shëndetësor dhe spitali më i mirë”.

Section Image

Historia e suksesit merr një dimension të ri

Historia e suksesit merr një dimension të ri me shënimin e 16 vjetorit të themelimit kur u hap objekti i ri, i cili ka një kapacitet pesë herë më të madh dhe tashmë mori emrin Spitali klinik Zhan Mitrev. Është ndërtuar sipas standardeve më të larta, me një interier unik, pajisje mjekësore moderne, një mjedis plotësisht të rregulluar, mënyra ngrohjeje dhe ftohjeje të kontrolluara rreptësisht dhe furnizim me ajër të pastër dhe rehati maksimale për pacientët, stafin dhe vizitorët. Konfirmim i operacionit të suksesshëm është çmimi prestigjioz për menaxherin dhe spitalin më të mirë me shërbime shëndetësore më cilësore, i cili i takoi Akademik Dr. Zhan Mitrev, në konkurrencë me qendrat shëndetësore në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Section Image

Vula e artë e cilësisë

Spitali klinik Zhan Mitrev, në tetor  të vitit 2017, mori vulën e artë për cilësi dhe siguri nga Joint Commision International dhe kështu u bë spitali i parë, i cili në më pak se një vit, hyri në familjen e organizatës më prestigjioze për akreditimin e spitaleve në mbarë botën. Standardet e larta sipas të cilave funksionon spitali u konfirmuan nga riakreditimi i JCI në tetor të vitit 2020.

Në prill të vitit 2018, Spitali klinik Zhan Mitrev mori akreditimin shtetëror të cilësisë nga Agjencia për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore.

Section Image