00389 2 3091 484
Shkurt 02,2020
1 Mars 2020 është data në të cilën Zan Mitrev Clinic do të festojë përvjetorin e 20-të. Me këtë rast, pikërisht në atë ditë janë planifikuar një seri aktivitetesh që do të shënojnë këtë datë dhe jubile shumë të rëndësishëm, dhe ndërkohë me ndihmën e disa prej tregimeve të shkruara sëbashku me pacientët e kësaj klinike do të rikujtojmë fillimet, tregimet me fund të lumtur por edhe për faktin se ne të gjithë posedojmë një zemër, të pasur, të zbrazët ose të mbushur plotë si kjo botë…
Data 1 Mars e vitit 2000 për shumë persona është një ditë e thjeshtë, një datë e së kaluarës, por për kirurgun kardiovaskular Dr. Zhan Mitrev kjo ditë do të thotë histori. Dita kur është bërë operacioni i parë bypass në Maqedoni në orën 16:00 , pikërisht atëherë kur nisi të funksionojë Spitali special për sëmundjet kirurgjikale, në atë kohë i njohur me emrin “Filipi i Dytë” ndërsa sot “Zan Mitrev Clinic”.
Shapkov, në atë kohë 55-vjeç, mekanik bravash nga Koçani, kaloi më shumë se katër orë në sallën e operacionit. Pas operacionit pacienti ishte në gjendje të qëndrueshme, ekipi mjekësor tepër i kënaqur nga përfundimi me sukses i operacionit, dhe kështu klinika hap zyrtarisht dyert e saj. Në një moment, Dr. Mitrev shprehet: “Ky ishte operacioni im më i vështirë. Operacioni i zemrës shpirtërore të Maqedonisë. Realizimi i një vizioni “.
Kosta Shapkov sot është një pensionist, 74 vjeç, dhe jo vetëm baba dhe bashkëshort, ai është edhe gjysh. Ai thotë, isha me fat që arrita të përjetoj momente të lumtura, të shijoj çdo ditë dhe ti gëzohem jetës.
“Dikush duhet të jetë i pari, kjo më qëlloi mua. Asnjëherë nuk e kisha menduar që me mua dhe me emrin tim do të shkruhej historia në kardiokirurgjinë Maqedonase. Sinqerisht, ndërkohë që qëndroja shtrirë në Spitalin Ushtarak në atë kohë, në dhomë kishim disa pacientë dhe bisedonim me njëri-tjetrin se kush do të ishte i pari. Në bazë të rezultateve të mara nga ekzaminimet, më zgjodhën mua, edhe pse vazhdimisht lutesha që të mos isha unë i pari. Kur më thirrën, nuk kisha çfarë të thoja. Isha paksa i frikësuar, por nuk munda dhe nuk doja të komentoja. Operacioni zgjati rreth katër orë, dhe gjithçka shkoi mirë” – kujton tani Z. Kosta Shapkov.
Para operacionit, ai tregon se ishte një person aktiv dhe se problemin e tij shëndetësor ishte përpjekur ta lërë pas dore për ca kohë, duke menduar se nuk ishte asgjë serioze.
“Vazhdoja të kisha këtë mendim deri sa një ditë kur isha në punë, ndjeva dhimbje shumë të fortë në gjoks, atëherë i thashë vetes, pavarësisht dëshirës tënde, tani duhet të shkosh tek mjeku për kontroll dhe të kuptosh se çfarë po ndodh me shëndetin tënd. Nuk mbushesha dot me frymë dhe mezi ecja. Ndjeja një dhimbje të mprehtë në kraharor. Nisa rrugën për në spitalin e qytetit tonë, por rruga më dukej e gjatë. Ata më thanë se në Koçani nuk kishte shërim për mua dhe më dërguan në Shkup, ku pas disa ekzaminimesh dhe testesh më thanë që duhej të operohesha. Më duhet të pranoj se isha i frikësuar, por nuk kisha zgjidhje tjetër, thashë me vetë “të bëhet ç’të bëhet”. Kisha dëgjuar për doktor Zhan Mitrev dhe vendosa të kërkoja ndimën e tij edhe pse kisha mundësi për të shkuar në Bullgari për trajtim. Departamenti i Dr. Mitrev nuk ishte ende gati dhe nuk dihej se kur do të fillonte të funksiononte. Shkova në Spitalin Ushtarak, Dr. Mitrev ishte aty, e pashë dhe i’u drejtova drejtpërdrejtë duke i treguar për problemin tim. Ai më tha që departamenti do të fillonte punën në fund të muajit shkurt ose me datë 1 Mars, më tha se duhej të vazhdoja me marrjen e rregullt të terapisë dhe se ata do të më telefononin. Ashtu dhe ndodhi. U ktheva në shtëpi, vazhdova terapinë siç më tha doktori dhe pas disa ditësh më telefonuan për të filluar me ekzaminimet e nevojshme”, tregon Kosta për historinë e tij, duke pohuar se kishte shumë frikë dhe se e mundonte pasiguria. Ai thotë se mendonte çfarë do të bëhej me jetën e tij dhe si do të shkonte operacioni.
Jeta e tij vazhdoi normalisht, ai u kthye në punë
“Dikush duhet të jetë i pari, dhe pikërisht ky fakt për mua solli një miqësi të mirë dhe të ngushtë me Dr. Mitrev. Kisha privilegjin për të prerë shiritin e hapjes së spitalit të ri. Unë kam lindur me datë 4 mars ndërsa me 1 mars u operova. Me rastin e 10 vjetorit të spitalit ne festuam sëbashku dy ditëlindjet e mia. Për doktor Mitrev unë mund të shpreh vetëm mirënjohje, falenderime dhe fjalë të bukura, ai është njeri i mirë, jashtëzakonisht komunikues dhe plot mirëkuptim. Kush vjen tek ai është i mirëpritur, dera është e hapur për të gjithë. Këtë i’ua them të gjithë atyre që më pyesin dhe kërkojnë mendim nga unë. Para disa vitesh një çift erdhi tek unë dhe më kërkuan që t’iu flisja atyre në lidhje me përvojën time, sepse fëmija i tyre duhej të operohej dhe donin të siguroheshin që do ta dërgonin atë në duar të sigurta. Fillimisht u hutova, nuk dija çfarë t’i përgjigjesha, dhe i’u thashë “kush jam unë që të vendosë për fatin e të tjerëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për një fëmijë” por kuptova që ata vetëm donin të ndaja përvojën time me ta. Dhe çfarë tjetër mund të thoja përveç faktit se është i pari dhe mjeku më i miri tek ne, dhe se për mua ai do të jetë i vetmi. Kur u takuam dhe i thashë se jam nga Koçani, ai tha – “Unë jam nga Shtipi, nuk jemi shumë larg, jemi tanët”. Një person shumë i mirë dhe i dashur, kemi komunikim shumë të mirë sa herë që takohemi. Unë jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem i privilegjuar që kam një vend të veçantë në atë spital. Pas operacionit në zemër kam pasur disa probleme të tjera shëndetësore, por të gjitha ato i ka mbuluar ai. Më tha se isha i mirëpritur në çdo kohë dhe se dera ishte e hapur për mua, gjë për të cilën jam mirënjohës nga thellësia e shpirtit. Nuk do të mundem kurrë t’ia shpërblej për faktin që më shpëtoi jetën dhe për gjithçka që bën për mua. Nuk kam fjalë, ai është njeriu më bujar që kam takuar ndonjëherë”, shton Z. Kosta duke shtuar se janë të paktë personat që nuk e dinë se ai është pacienti i parë i Dr. Mitrev.