00389 2 3091 484
Mars 03,2020
Inea është një vajzë e vogël e guximshme që është përballur me probleme të mëdha që në fillim të ardhjes së saj në jetë. Ka lindur në shtetin fqinjë në Kosovë, por fati e ka sjellë atë në Zan Mitrev Clinic me kërkesë të prindërve të saj. Fillimisht njihemi nënën e saj shqetësimi i së cilës duket qartë edhe nga përqafimet që i dhuron Ineas së vogël, duke thënë: “Tani është mirë. Tani është shumë më mirë. Faleminderit të gjithëve. Doktor Mitrev ka bërë një mrekulli me fëmijën tim dhe për këtë do të jem përgjithmonë mirënjohëse” – shprehet kjo nënë e cila edhe me një dozë pasigurie gëzohet për ndryshimet pozitive që janë shfaqur tek foshnja e saj dhjetë ditë pas kryerjes së operacionit.
“Jam e sigurt se tani është mirë. Thjesht e ndjej këtë. E ndjej nga frymëmarrja e saj, nga mënyra se si më shtrëngon gishtin me dorën e saj të vogël, nga nevoja që tregon për tu ushqyer, thjesht e di që do të jetë mirë, pas gjithë këtyre problemeve dhe frikës që na ka hyrë deri në palcë ” – thotë nëna e Ineas e cila kthehet pas në kohë duke na treguar se si kërkonte ndihmë për shpëtimin e jetës së foshnjës së saj, me frikë dhe dëshpërim.
Ditët e rrezikut dhe pasigurisë tashmë kanë kaluar. Inea tani po rikuperohet nga operacion i ndërlikuar i kryer nga Dr. Zan Mitrev së bashku me ekipin e tij. Për kujdesin postoperativ të Ineas së vogël janë kujdesur mjekët pediatër nga njësia e kujdesit intensiv pediatrik në klinikën tonë.
Doktor Gjorgji Filev, pediatër në klinikën tonë, shpjegon gjendjen me të cilën Inea e vogël është paraqitur në spitalin tone, gjendje e cila kërkonte ndërhyrje të menjëhershme pa asnjë vonesë.
– Inea është një foshnjë 6 muajshe e cila erdhi në spitalin tonë për shkak të vështirësive në frymëmarrje, dhimbjeve në kraharor të cilat i manifetonte me të qara, përparimit të dobët në peshë. Pas pranimit në spitalin tonë, vijuan një seri ekzaminimesh të detajuara, në të cilat bëjnë pjesë ekzaminimet laboratorike, ekokardiografia dhe tomografinë e kompjuterizuar e zemrës, me anë të së cilës u bë dhe konfirmimi i diagnozës – ALKAPA sindrom (dalje anormale e arteries koronare nga arteria pulmonare). Si rezultat i kësaj shfaqet dëmtim i zemrës, funksioni i saj dobësohet dhe ajo fillon të zgjerohet. Pas përfundimit të të gjitha testeve, u vendos tregues për trajtim operativ i cili përfshinte ri-implantimin (mbjelljen) e arteries koronare nga trungu pulmonar në pozicionin e saktë, në pjesën e përparme të aortës, gjithashtu u bë korrigjimi i arteries pulmonare me një copëz (patch) perikardiake – shpjegon doktor Filev.
Pas këtij operacioni të vështirë për Inean, pati një periudhë qëndrimi në Njësinë e Kujdesit Intensiv në të cilën monitoroheshin të gjithë parametrat e saj jetik, duke përfshinë këtu edhe trajtimin me medikamente të shumta të cilat mbështesin punën apo funksionin e zemrës, frymëmarrjen dhe funksionin e veshkave.
Inea e vogël u përball mjaftë mirë me këtë problemin e saj shëndetësor, dhe me përmirësimin e gjendjes së saj tek Inea u ndërprenë gradualisht të gjitha terapitë dhe ilaçet që merrte. Fillimisht u ndërpre me ventilim mekanik, dhe më pas të gjitha ilaçet të cilat shërbenin për stabilizimin e funksionit të zemrës së saj. Më pas filluam ta ushqenim me një sasi të vogël të qumështit me formulë, sasia e të cilës më pas rritej gradualisht, shprehen mjekët pediatër. Filluam më pas edhe me terapinë fizikale për përmirësimin e frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin. Pas stabilizimit të plotë të gjendjes shëndetësore të Ineas, ajo iu dorëzua krahëve të nënës së saj dhe ishim të sigurt se tashmë ajo ndodhej në duar të sigurta.
Inea tashmë është kthyer në shtëpinë e saj, dhe në krahët e familjes së saj ajo tashmë është duke u rikuperuar me sukses. Gjithë stafi i Zan Mitrev Clinic i uron Ineas së vogël shumë shëndet dhe fëmijëri të lumtur. Inea vazhdo të jesh e guximshme dhe e fortë si deri tani, ne do të jemi gjithmonë këtu për ty.