00389 2 3091 484
Dhjetor 12,2022
Kirurgjia e zëvendësimit të gjurit – e njohur edhe si artroplastika e gjurit është një procedurë në të cilën nyjet e gjurit zëvendësohen me nyje artificiale.
Ky operacion mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe rivendosjen e funksionit të nyjes së gjurit të prekur rëndë.
Procedura përfshin prerjen e kockës dhe kërcit të dëmtuar nga pjesa e kofshës, kockën e poshtme dhe kapakun e gjurit dhe zëvendësimin e tyre me protezë artificiale të përbërë metal, plastikë e cilësisë së lartë dhe dhe polimere.
Arsyeja më e zakonshme për operacionin e zëvendësimit të gjurit është nevoja për të lehtësuar dhimbjet e forta të shkaktuara nga osteoartriti. Personat që kanë nevojë për kirurgji me zëvendësim të gjurit zakonisht kanë probleme me ecjen, ngjitjen, zbritjen e shkallëve, uljen dhe ngritjen nga karrigia. Por gjithashtu, disa pacientë kanë dhimbje gjuri edhe kur pushojnë.
Mjeku ortoped është ai që bën diagnozën dhe rekomandon kryerjen e operacionit.
Gjatë përcaktimit nëse zëvendësimi i gjurit me protezë artificiale është i duhuri për ju apo jo, kirurgu ortoped vlerëson gamën e lëvizjes, stabilitetin dhe forcën e gjurit tuaj. Radiografia (rrezet X) dhe rezonanca magnetike (MRI) ndihmojnë në përcaktimin e shkallës së dëmtimit.
Zgjedhja e protezave dhe teknikave të ndryshme të zëvendësimit të gjurit, duke marrë parasysh moshën, peshën, nivelin e aktivitetit, madhësinë dhe formën e gjurit dhe shëndetin e përgjithshëm, bëhet nga kirurgu ortoped.
Në rastin më poshtë bëhet fjalë për zëvendësimin e gjurit të djathtë me protezë, operacion ky i kryer nga ekipi ynë i ortopedëve të udhëhequr nga doktor Sasho Mlladenovski. Shikoni në vijim dëshminë nga pacienti ynë.