00389 2 3091 484
Shkurt 02,2023
Problemet me zemrën e z. Dragan Kostadinov nga Gjevgjelia kanë filluar shumë kohë më parë. Në vitin 1997 në Beograd i është nënshtruar një operacioni gjatë të cilit i është vendosur valvula mekanike. 14 vite më vonë, javën e kaluar, ai u shtrua në spitalin tonë në gjendje të rëndë, septike dhe tashmë me mungesë të funksionit të valvulës së zemrës. Për shkak të gjendjes kërcënuese për jetën e pacientit, ekipi ynë kardiokirurgjik i udhëhequr nga Dr. Mitrev menjëherë mori përsipër zgjidhjen e problemit. Z. Dragan Kostadinov i’u nënshtrua operacionit urgjent të valvulës së zemrës. Ishte vendim dhe zbatim i shpejtë i operacionit të duhur që i dha mundësinë pacientit tonë të kishte një shans të dytë për jetë dhe në të njëjtën kohë të festonte edhe ditëlindjen e tij. Shikoni dëshminë e tij.