00389 2 3091 484
Mars 03,2023
Pacienti 70 vjeçar nga qyteti i Manastirit është një shembull tjetër i cili pas trajtimit në klinikën Zhan Mitrev me sukses arriti të mënjanojë peshën e tepërt. Petrovski, pasi ka kaluar vetëm 3 javë në klinikën Zhan Mitrev, tashmë mund të lëvizë vetë dhe të vazhdojë jetën pa rrezikun e shumë e sëmundjeve të tjera që shkaktohen si pasojë e mbipeshës.
Ai u shtrua në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore me peshë të tepërt dhe me shumë vështirësi në frymëmarrje. Me trajtimet e duhura, qasjen e kombinuar mjekësore dhe regjimin dietik, ai humbi më shumë se 20 kilogramë. Ai ndihet shumë më mirë dhe u largua nga klinika duke premtuar se do t’i përmbahet rreptësisht rekomandimeve të dhëna.
“Kam ardhur për mjekim në Klinikën Zhan Mitrev sepse kam pasur probleme të mëdha, vështirësi në frymëmarrje, mbipeshë. Kam ardhur me 147 kg, dhe tani, për 3 javë, pesha është ulur në 127, për mua është një fat i madh. Tani përsa i përket frymëmarrjes ndihem shumë më mirë”, thotë Petrovski.
Transformimi i pacientit tonë 70 vjeçar nga Manastiri që luftoi sot këtë sëmundje që në ditët e sotme është gjithnjë dhe më e pranishme, gjendet në linkun në vijim. Shihni dëshminë e tij.