00389 2 3091 484
Mars 03,2023
Dështimi i zemrës ose siç quhet edhe zemra e dobët – është një gjendje afatgjatë që përkeqësohet me kalimin e kohës. Ndodh kur muskuli i zemrës dobësohet dhe nuk është në gjendje të pompojë mjaftueshëm gjak për të përmbushur kërkesat e trupit për funksionimin normal.
Kështu ndodhi edhe me pacientin tonë të fundit, i cili iu nënshtrua një operacioni të njohur si “zemër mekanike” në spitalin tonë për të zgjidhur dështimin kronik ventrikulit të majtë të zemrës.
Në Evropë, mbi 15 milionë njerëz vdesin nga dështimi i zemrës çdo vit, duke e bërë këtë gjendje një nga shkaqet kryesore të vdekjeve.
Dështimi i zemrës mund të jetë akut dhe zakonisht zgjidhet pas trajtimit adekuat dhe në kohë, por mund të bëhet kronik ose të përfundojë me vdekje.
Nëse dështimi i zemrës nuk diagnostikohet dhe trajtohet në mënyrë adekuate, çon në cilësi të dobët të jetës, trajtime të shpeshta spitalore po mund të çojë edhe në humbjen e jetës së pacientit.
Shkaqet më të zakonshme të dështimit të zemrës janë:
Dështimi kronik i zemrës është një sëmundje serioze e karakterizuar nga përkeqësimi progresiv i muskulit të zemrës, i cili nga ana tjetër çon në uljen e cilësisë së jetës së pacientëve me këtë problem.
Qëllimi që duam të arrijmë duke trajtuar dështimin kronik të zemrës është të ngadalësojmë ose ndalojmë përparimin e kësaj sëmundjeje. Kështu edhe numrin e shtrimeve të përsëritura në spital, dhe natyrisht uljen e shkallës së vdekshmërisë.
Ekzistojnë disa opsione: joinvazive (terapia medikamentoze), por edhe operative.
Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të përcaktohet saktësisht shkaku i dështimit të zemrës. Kjo do të mundësojë efikasitet në trajtimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje.
Kështu, përveç trajtimit standard mjekësor, ekzistojnë edhe trajtime kirurgjikale, pra intervenuese, për zgjidhjen e dështimit kronik të zemrës.
Nëse bëhet fjalë për një etiologji ishemike të kësaj sëmundjeje, përdoret operacioni bypass ose stentimi. Nga ana tjetër, nëse zbulohet se ndryshimet destruktive të valvulave janë shkaku i dështimit të zemrës, atëherë aplikohet kirurgjia valvulare.
Opsione të tjera terapeutike janë: implantimi i kardioverterit – defibrilatori për parandalimin e vdekjes tek aritmitë malinje ose implantimi i stimuluesi kardiak risinkronizues (pacemaker).
Specifik është fakti se te pacientët me stad të avancuar të insuficiencës kardiake që kanë nevojë për trajtim të shpeshtë spitalor, pra në klasifikimin NYHA IV, është e nevojshme të merret në konsideratë mundësia e implantimit të mbështetjes së qarkullimit mekanik të zemrës, i ashtuquajturi trajtimi VAD.
Implantimi i VAD (ventricular assist device) i mundëson pacientit me insuficiencë kardiake të mbijetojë derisa të realizohet mundësia e transplantimit të zemrës dhe i mundëson pacientit të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të të gjithë organizmit.
Në varësi të faktit nëse bëhet fjalë për dështimin e majtë, të djathtë ose me dy barkusheve, ekzistojnë tre lloje të mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut: LVAD për dështimin e zemrës së majtë, RVAD për dështimin e zemrës së djathtë dhe dështimin e plotë të zemrës (faza terminale e dështimit të zemrës së të dy barkusheve) implantohet BVAD, ose më mirë një pompë mbështetëse për barkushen e majtë dhe në të njëjtën kohë një pompë mbështetëse për RVAD të barkushes së djathtë).
Pompa e sistemit LVAD implantohet apikalisht në barkushen e majtë, përballë vetë valvulës mitrale dhe lidhet me pjesën e përparme të aortës me ndihmën e një grafti pikërisht mbi valvulën e aortës. Ndërsa pompa e sistemit RVAD implantohet në atriumin e djathtë, ajo është gjithashtu lidhet me anë të graftit me arterien pulmonare.
I tillë ishte edhe rasti me pacientin tonë të fundit.
Tek i cili është kryer procedura LVAD, pas së cilës po rikuperohet me sukses dhe së shpejti do të dërgohet për shërim në shtëpi.