Pacientja nga Anglia është operuar me sukses në Klinikën Zhan Mitrev

Doza e shëndetit ditor

1 Dhjetor, 2024

Nikoll Dallas, një paciente nga Anglia, është operuar me sukses në Klinikën Zhan Mitrev. Pas një procedure ortopedike të pasuksesshme më parë, Zj. Dallas vuante nga dhimbje të forta në gju dhe pamundësia për të lëvizur, pas së cilës ajo vendosi të eksploronte kujdesin shëndetësor privat dhe erdhi në klinikën Zhan Mitrev. Ekipi i ortopedisë kreu me sukses rikonstruktimin e plotë të gjurit, duke hequr implantin e vendosur më parë në Angli dhe duke e zëvendësuar atë me një të ri, duke riparuar dëmtimin e ligamentit dhe tendinave të tjera, pas së cilës pacientja Nikoll Dallas është ngritur në këmbë dhe rikthehet në shtëpi.
“Pasi më solli shoferi në Klinikën Zhan Mitrev, menjëherë më bënë të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe më siguruan se gjithçka do të jetë në rregull dhe se operacioni mund të kryhet. Mendoj se më kanë ekzaminuar nga koka te këmbët. I gjithë stafi i spitalit është i shkëlqyeshëm dhe të gjithë janë në dijeni për gjendjen e pacientit, gjithmonë e dinë se çfarë nuk shkon dhe çfarë ju nevojitet”, thotë Zj. Dallas për qëndrimin e saj në Klinikën Zhan Mitrev.
Pritja e gjatë për termin për kryerjen e ekzaminimit dhe kujdesi shëndetësor privat me kosto tepër të lartë në Angli e detyruan pacienten tonë të udhëtonte në Klinikën Zhan Mitrev, nga e cila tashmë largohet vetë.
“Ndihem shumë mirë tani dhe megjithëse jam e lumtur këtu, mezi pres t’i rikthehem jetës dhe rutinës time normale”. Më pëlqeu gjithçka këtu, por mbi të gjitha kujdesi nga stafi dhe profesionalizmi në punën që bëjnë. Do të kthehesha përsëri këtu, nëse do të kisha nevojë dhe do t’ua rekomandoja të gjithëve Klinikën Zhan Mitrev”, shton Zj. Dallas.