Shqyrtimi nutritiv

Analiza e përbërjes së trupit – Matje e saktë e:

  • % të yndyrës dhe masës muskulore
  • Ujit në trup dhe dendësisë së kockave
  • Shkallës metabolike bazale (BMR) për menaxhim të personalizuar të kalorive

Matje antropometrike – BMI, perimetri i belit, palosjet e lëkurës për vlerësim të detajuar.

Vlerësim individual dietik – Analizë e zakoneve tuaja të të ushqyerit, gjendjes shëndetësore dhe nevojave për një plan optimal individual të të ushqyerit.

Shqyrtimi nutritiv

Plane të personalizuara të të ushqyerit

Zgjidhje të personalizuara për:

  • Humbje peshe ose shtim në peshë dhe muskuj
  • Diabet, hipertension, sëmundje të veshkave, intoleranca dhe gjendje të tjera
  • Sportistë, gra shtatzëna, vegjetarianë

Edukim mbi të ushqyerit të duhur – Si të lexoni etiketat, të zgjidhni produkte të shëndetshme dhe të përmirësoni zakonet tuaja.

Monitorim dhe mbështetje – Kontrolle të rregullta për të monitoruar progresin dhe për të përshtatur planet.

Plane të personalizuara të të ushqyerit

Shqyrtimi nutritiv dhe vlerësimi ushqyes

Vlerësimi i riskut ushqyes – Identifikimi i mangësive (vitaminave, mineraleve) ose marrjes së tepërt, veçanërisht tek:

  • Sëmundjet kronike
  • Procedurat para/pas operacionit
  • Analizat klinike dhe laboratorike – bazuar në:
  • Shenjat e kequshqyerjes (shërim i ngadaltë, humbje e masës muskulore)
  • Parametrat e gjakut (hemoglobina, hekuri, vitamina D, B12, kolesteroli, sheqeri).

Shqyrtimi nutritiv dhe vlerësimi ushqyes

Përse duhet të na zgjidhni ne?

  • Zgjidhje të bazuara në shkencë – punojmë bazuar në standardet më të fundit
  • Qasje individuale – ҫdo plan është unik dhe i përshtatur sipas nevojave tuaja.
  • Rezultate të provuara – ndjekim progresin tuaj derisa të arrini qëllimet tuaja.
  • Caktoni një konsultë sot – të optimizojmë dietën tuaj për shëndet dhe jetë më të mirë dhe cilësore!

Përse duhet të na zgjidhni ne?

Mjekë të tjerë nga ky departament

Tatjana Pavllova

Tatjana Pavllova

Nutricioniste

tatjana.pavlova@zmc.mk

Shihni profilin