Përdorimi i vitaminës D

Vitamina D është e nevojshme për formimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme për arsyen e thjeshtë se absorbimi i kalciumit (përbërësi kryesor i kockave) ndodh vetëm nëse vitamina D është e pranishme në trup. Vetë trupi prodhon vitaminë D duke thithur rrezet e diellit nëpërmjet lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në formë aktive të vitaminës D – kalciferolit.

Sasia e vitaminës D që prodhon trupi juaj varet nga shumë faktorë, përfshirë periudhën e ditës, sezonin, sipërfaqen dhe pigmentimin e lëkurës suaj, në varësi të vendit ku jetoni dhe mënyrës tuaj të jetesës.

Prodhimi i vitaminës D mund të reduktohet ose zhduket plotësisht gjatë muajve të dimrit. Kremrat me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, megjithëse janë të rëndësishëm dhe shpesh herë rekomandohet përdorimi i tyre, ato gjithashtu mund të ndikojnë në reduktimin e prodhimit të vitaminës D.

Vetëm rreth 10 deri në 20% e vitaminës D merret me anë të ushqimit. Vitamina D është e pranishme në qumësht, drithëra dhe peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet.

Tek ata persona të cilët nuk ekspozohen mjaftueshëm ndaj rrezeve të diellit ose  nuk ekspozohen aspak (zakonisht të moshuarit) prodhimi i vitaminës D në trupin e tyre zvogëlohet. Tek këta persona rekomandohet marrja e suplementeve që përmbajnë vitaminë D në mënyrë që të përmirësojnë shëndetin e kockave të tyre. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës D është 400 IU (njësi internacionale) për fëmijë deri në moshën 12 muajshe, 600 IU për fëmijët mbi një vjeç dhe të rritur deri në moshën 70 vjeçare dhe 800 IU për personat mbi 70 vjeç.

Në kushtet e pandemisë, kur imuniteti varet nga shumë faktorë, përdorimi i vitaminave, mineraleve dhe suplementeve të tjera për imunitet më të mirë është rritur. Përveç vitaminës C, zinku dhe vitamina D janë suplemente të cilat rekomandohen për rritjen e imunitetit. Ende nuk ka prova konkrete shkencore, megjithëse ka shumë studime që lidhin përdorimin e vitaminës D si rregullator të gjeneve të rëndësishme për imunitetin, domethënë për mbrojtjen e organizmit të njeriut.

Efektet e dobishme të vitaminës D

Efektet e dobishme të vitaminës D nuk i përfitojnë vetëm personat e shëndetshëm. Janë kryer studime të shumta që vërtetojnë rolin e vitaminës D në trajtimin e kushteve specifike:

  • Kanceri. Studimet tregojnë se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të caktuara të kancerit, veçanërisht kur merret i shoqëruar me kalcium.
  • Shëndeti konjitiv. Hulumtimet e hershme sugjerojnë që vitamina D mund të ndikojë në shëndetin konjitiv. Gjatë një studimi të kryer tek disa persona mbi 60 vjeç, të cilët trajtoheshin për demencë, studiuesit zbuluan se marrja e suplementeve të vitaminës D ndihmoi në përmirësimin e funksionit të tyre konjitiv.
  • Çrregullime të trashëguara. Suplementet e vitaminës D mund të përdoren për të trajtuar çrregullimet e trashëguara në lidhje me pamundësinë për të obsorbuar ose përpunuar vitaminën D, siç është hipofosfatemia familjare.
  • Skleroza multiple. Studimet tregojnë se plotësimi afatgjatë i vitaminës D zvogëlon rrezikun e sklerozës multiple (të shumëfishtë).
  • Osteomalacia. Suplementet e vitaminës D përdoren për të trajtuar të rriturit me mungesë të rëndë të vitaminës D, e cila shkakton humbje të përmbajtjes së mineraleve në kocka, dhimbje kockash, dobësi muskulore dhe zbutje të kockave (osteomalacia).
  • Osteoporoza. Besohet se personat që marrin mjaftueshëm vitaminë D dhe kalcium nga dieta e tyre mund të ngadalësojnë humbjen e mineraleve të kockave, të parandalojnë osteoporozën dhe të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të kockave.
  • Psoriaza. Tek disa persona, marrja e vitaminës D mund të trajtojë sëmundjen e psoriazës (psoriasis).
  • Rakitizmi (sëmundje metabolike e kockave). Është një gjendje e rrallë që ndodh tek fëmijët me mungesë të vitaminës D. Marrja e suplementeve të vitaminës D mund të parandalojë dhe kurojë problemin.

Siguria dhe efektet anësore

Përdorimi i vitaminës D, nëse merret në doza të përshtatshme të përmendura më lart, konsiderohet të jetë e sigurt dhe pa efekte anësore.

Sigurisht, mbidozimet mund të jenë të dëmshme. Tek fëmijët mbi 9 vjeç, të rriturit, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë me gji të cilat marrin më shumë se 4,000 IU të vitaminës D çdo ditë mund të shfaqen gjendjet në vijim:

  • Të përziera
  • Të vjella
  • Humbje e oreksit
  • Kapsllëk
  • Ndjenjë dobësie
  • Humbje peshe
  • Konfuzion
  • Çorientimi
  • Probleme të ritmit të zemrës
  • Dëmtim i veshkave

 

Rekomandim

Për shkak të mungesës së vitaminës D, kockat mund të bëhen të dobëta, të hollë dhe të thyeshme. Mungesa e vitaminës D lidhet gjithashtu me osteoporozën dhe me disa lloje të kancerit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D me anë të rrezeve të diellit ose me anë të konsumit të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, rekomandohet të përdorni suplemente të vitaminës D. Për personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, doza e Vitaminës D përcaktohet nga mjeku që trajton pacientin.

Spitali klinik Zhan Mitrev përsëri bartës i vulës së artë të JCI

Përsëri u konfirmuan standardet e larta sipas të cilave funksionon spitali ynë

Edhe gjatë periudhës së pandemisë, ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev verifikoi me sukses për herë të dytë rradhazi nivelin e lartë të punës dhe  mori ri-akreditimin nga Joint Commission International (JCI).

 

Me marrjen e “vulës së artë” edhe një herë është konfirmuar angazhimi ynë strategjik për kujdes modern shëndetësor me cilësi të lartë dhe kujdes të lartë për sigurinë e pacientëve nga gabimet mjekësore.

Akreditimi i parë u realizua në vitin 2017 dhe zgjati 3 vjet, gjatë të cilave përdorimi i përditshëm dhe monitorimi i mënyrës së standardizuar në punë kanë ndihmuar në rritjen e kënaqësisë së pacientëve.

Me ri-akreditimin e marrë tani, spitali vërtetoi edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e tij në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta. Këtë konfirmim Spitali klinik Zhan Mitrev e mori në të njëjtën mënyrë me institucionet e tjera të akredituara në nivel botëror.

“Të jesh pjesë e spitaleve të akredituara JCI është një prestigj në të gjithë botën. Misioni i JCI për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë dhe cilësinë e kujdesit që marrin pacientët është motoja themelore që drejton dhe motivon spitalin tonë në punën e tij të përditshme. Pajtueshmëria me standardet e kërkuara të sjella nga ky akreditim është një provë tjetër e shërbimit të vazhdueshëm, cilësor dhe të sigurt të ofruar nga spitali ynë – tha Akademiku Dr. Zhan Mitrev.

“Ne jemi dëshmi se këmbëngulja, organizimi dhe parimi njihen dhe shpërblehen pavarësisht se në cilën pjesë të botës jeni. Sigurisht që puna e ekipit tonë nuk ndalet këtu, ne vazhdojmë të kujdesemi maksimalisht për mirëqenien e pacientëve tanë ,,
Një fakt i rëndësishëm dhe që vle për tu përmendur është se Spitali klinik Zhan Mitrev është ndër spitalet e pakta, gjithsej 4 spitale nga e gjithë bota, që kanë guxuar të kalojnë këtë proces të ri-çertifikimit gjatë periudhës së pandemisë.

JCI u themelua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe çertifikon objektet mjekësore në të gjithë botën. Akreditimi JCI konsiderohet si Standard i Artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë ndaj pacientëve.

Testim për COVID-19 pa rezervim dhe pikë testimi Drive IN

 

Opsione të ndryshme për kryerjen e testit sips nevojave tuaja

Me qëllim për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së pandemisë, duke nisur që sot do të fillojmë  me kryerjen e testit pa pasur nevojë të bëni rezervimin e terminit. Gjithashtu, kemi krijuar mundësinë për kryerjen e testit pa pasur nevojë tv dilni nga automjeti juaj drejtpërdrejtë në pikën tonë të testimit Drive In.

Askush nuk do të kthehet pa kryer testin, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë rezervim të mëparshëm, termini i tyre do të respektohet sikurse dhe më parë. Zbritja e cmimit prej 10% është ende e vlevshme për pacientët të cilët  kanë bërë më parë rezervimin e tyre on-line.

Pika jonë e testimit për COVID-19 është e hapur nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në orën 19:00, dhe në fundjavë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

Në pikën tonë të testimit, përvec kryerjes së testit ndaj COVID-19, mundësojmë edhe regjistrim rentgen, tomografi kompjuterike (CT), dhe marrje të mostrës për analiza të tjera laboratorike ndaj COVID-19, si dhe të gjitha variantet e tjera për testim për treguesin e antigjeneve dhe antitrupave ndaj COVID-19.

Gjthashtu, e disponueshme është edhe kryerja e kontrollit nga ana e mjekut për pacientët të cilvt janë pozitivë ndaj COVID-19, pas rezervimit të mëparshëm të terminit.

Çmimet e testeve varësisht nga fakti nëse bëhet fjalë për individë, familje apo kompani fillojnë nga 1500 denarë për  test individual të antigjeni rezultatet e të cilit i merrni pas 30 minutash nga momenti i marrjes së mostrës. Testi standard SARS-CoV-2 PCR tani kushton 2900 denarë dhe rezultatet i merrni  brenda disa orësh nga marrja e mostrës. Rrgjistrimi rentgen (RTG) i cili përfshin një përpunim shtesë të rezultateve me anë të metodës së veçantë AI – inteligjencë artificiale kushton 2000 denarë.

Për familjet dhe ndërmarrjet kemi një ofertë speciale që varion nga 2750 deri në 2450 denarë në varësi të numrit të personave të testuar.

Sigurisht në dispozicion është opsioni më me kosto më efektive, përkatësisht testi i kombinuar sezonal i cili përveç COVID-19, zbulon gripin sezonal (Gripi A, Gripi B dhe RSV), si dhe lloje të tjera të viruseve tipike për këtë periudhë të vitit, me një çmim prej 3000 denarë.

 

1 Dhjetor – Dita Botërore e Luftës kundër SIDËS

Epidemia HIV është ende një problem i madh dhe aktiv i shëndetit publik në vend dhe pothuajse në të gjitha vendet në botë. Të dhënat statistikore janë një shqetësim për faktin se këtë vit shkalla e rasteve të zbuluara të HIV-it ka rënë ndjeshëm dhe deri më tani është më pak se gjysma e numrit të rasteve të zbuluara vitin e kaluar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të gjithë botën ka 42,295,076 të infektuar me këtë virus.

“Për të qëndruar në rrugën për ti dhënë fund infeksionit HIV si një problem i shëndetit publik, është e nevojshme të rritet numri i personave me HIV që kanë zbuluar statusin e tyre pozitiv dhe kanë filluar terapinë. Ne presim që buxheti i terapisë antiretrovirale të planifikohet bazuar në nevojat dhe të plotësojë numrin I cili është në rritje I pacientëve që kanë nevojë për terapi çdo vit. Ju kujtojmë se numri i përgjithshëm i pacientëve në terapi në 3 vitet e fundit është rritur me më shumë se gjysma e pacientëve në krahasim me situatën deri në fund të vitit 2017. Apelojmë për një zgjidhje urgjente të kësaj çështje për vitin 2021 “, thonë nga Shoqata për mbështetjen e personave të cilët jetojnë me HIV, me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të AIDS-it.

Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet duhet të sigurojnë disponueshmërinë e pandërprerë të shërbimeve themelore për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit HIV brenda përgjigjes urgjente ndaj COVID-19, e cila kërkon burime dhe mekanizma të duhura.

Në vendin tonë, gjatë vitit 2020, deri më 30 nëntor, një total prej 29 personash të rinj janë regjistruar me infeksion HIV, dhe të diagnostikuarit rishtas u përkasin grupeve të ndryshme të moshës nga 20 në 69 vjeç. Të gjithë të diagnostikuarit rishtas janë meshkuj, ndërsa sipas mënyrës së transmetimit, tek 25 persona infeksioni është shfaqur tek popullata e meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, dhe katër persona janë deklaruar si heteroseksual.

Gjatë vitit 2020, gjithsej kanë humbur jetën gjashtë pacientë, katër prej të cilëve  janë diagnostikuar me vonesë ndërsa dy pacientët e tjerë kanë refuzuar të marrin trajtim.

Deri më sot, Klinika e Sëmundjeve Infektive ka një total prej 306 pacientësh të përfshirë në sistemin e kujdesit shëndetësor të lidhur me HIV, dhe 99% e tyre marrin terapi antiretrovirale, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është një përqindje jashtëzakonisht e lartë. Vetëm tre persona nuk kanë filluar ende të marrin trajtim, për shkak të analizave të nevojshme paraprake, përgatitjes së dokumenteve në lidhje me sigurimin shëndetësor, dhe sipas zgjedhjes personale të pacientit.

Në këtë pikë tek 91% e pacientëve virusi i padetektueshëm në gjak. Kjo pritet të arrihet tek të gjithë pacientët që kanë filluar terapinë. Imuniteti i pacientëve mund të kryejë funksionin e tij dhe të rigjenerohet, dhe gjithashtu përjashtohet mundësia e transmetimit të virusit.

SIDA/AIDS (sindroma e mungesës së imunitetit të fituar) është një gjendje e karakterizuar nga një rënie graduale e rezistencës së trupit ndaj infeksioneve. Shkaktohet nga HIV (Virusi i mungesës së imunitetit human), kështu që SIDA është faza përfundimtare e infeksionit HIV.

Cili është cikli jetësor i virusit AIDS

  •  Infeksioni primar HIV: Menjëherë pas kontaktit me HIV,
  • Vonesa klinike: Pas infeksionit primar HIV,  mund të kalojnë shumë vite pa ndonjë simptomë të sëmundjes.
  • SIDA: Si rezultat i shumëzimit të vazhdueshëm të virusit për një periudhë të gjatë kohore, ka një rënie graduale të mbrojtjes së trupit. Prandaj, në këtë fazë të fundit të infektimit me HIV, mund të ndodhin sëmundje të ndryshme dhe sëmundje malinje, të cilat janë shkaku kryesor i sëmundjes dhe vdekjes nga infeksioni HIV.

Cilat janë burimet e infeksionit?

Sekretimi dhe nxjerrja e sekretimit përmes të cilave infeksioni HIV mund të transmetohet tek njerëzit janë: gjaku, sperma, sekrecionet vaginale dhe qafës së mitrës, qumështi i gjirit, sekrecionet e plagëve, lëngu cerebrospinal, lëngu pleural, sinovial, peritoneal, perikardial dhe amniotik.

Mënyrat e transmetimit

  • Aplikimi i drogës në vena tek përdoruesit e saj;
  • Hemodializa;
  • Bërja e tatuazheve, akupunktura;
  • Transplantimi i organeve dhe indeve;
  • Transmetimi profesional – përfshin punëtorët shëndetësorë të cilët nuk respektojnë masat e përgjithshme të mbrojtjes;
  • Në rast të kontakti seksual të rrezikshëm, rreziku është 10-15%,
  • Transmetim vertikal – gjatë shtatëzënësisë, lindjes ose gjidhënies.

Si trajtohet SIDA?

Trajtimi i HIV është një proces kompleks, multidisiplinar që përfshin disa grupe ilaçesh:  ilaçe që veprojnë drejtpërdrejt tek virusi (ilaçe antiretrovirale), ilaçe që veprojnë tek shkaktarët e infeksioneve oportuniste dhe ilaçet për të ruajtur dhe rritur imunitetin.

 

Testimi ndaj virusit HIV

Është një test specifik që përcakton ose mohon ekzistencën e infeksionit HIV në trup duke marrë një mostër gjaku ose pështyme. Periudha kur duhet të bëhet testi është të paktën 3 muaj nga sjellja e fundit e rrezikshme. Infeksioni mund të diagnostikohet me anë të testit Rapid, ELISA dhe WESTERN BLOOD.

Në Laboratorin tonë të Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar është zbuluar

Virusi i hepatitit C (HCV), virusi i hepatitit B (HBV) dhe virusi i mungesës së imunitetit human  (HIV) në një test të vetëm.

Prania e acideve nukleike nga HCV, HBV dhe HIV zbulohet përmes gjakut. Rezultatet e testeve merren nga 24 deri në 48 orë.

Shëndeti i meshkujve: Disa simptoma të cilat janë një shenjë treguese për të kontaktuar mjekun

Kur duhet meshkujt të paraqiten tek mjeku? Cilat simptoma nuk duhet të injorohen dhe cilat janë ndryshimet të cilat shfaqen në organizmin e meshkujve gjatë problemeve shëndetësore? Mjekët këshillojnë kryerjen e kontrolleve të rregullta, por a respektohet kjo nga ana e pacientëve? Këtu do të gjeni disa simptoma të cilat nuk duhet t’i lini pas dore, për të cilat duhet të kontaktoni menjëherë mjekun:

Probleme me inkontinencën urinare (urinimin e pavullnetshëm)

Keni vënë re se ngriheni gjithnjë e më shpesh gjatë natës për të urinuar ose ndjeni se keni nevojë për të urinuar,  por rrjedha e urinës është shumë e dobët ose urinimi është i dhimbshëm?

Arsyeja për këtë është zmadhimi i prostatës, një problem me të cilin përballen gjysma e popullsisë mashkullore. Ky problem trajtohet me ilaçe për të zvogëluar problemin dhe në raste më të rralla është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike për të parandaluar komplikime të mëdha siç janë problemet me veshkat. Problemet me urinimin mund të jenë një sinjal i ndonjë problemi tjetër shëndetësor, siç është diabeti ose kanceri i prostatës.

Ndryshimet e lëkurës të cilat zgjasin për një kohë të gjatë

Shfaqja e anomalive (paregullsive) në lëkurë mund të jetë karcinomë e qelizave bazale, një formë e kancerit të lëkurës që prek burrat dy herë më shpesh se gratë.

Prandaj kontrolloni rregullisht lëkurën e kapakut të kokës, qepallat, veshët dhe shpinën – veçanërisht nëse pjesën më të madhe të ditës e kaloni jashtë. Ky kancer nuk metastazon aq shpejt sa melanoma, por sa më shumë që vononi trajtimin e problemit, aq më serioze bëhet gjendja juaj shëndetësore.

Kollë e zgjatur dhe e vazhdueshme

Një kollë e thatë e vazhdueshme që zgjat më shumë se katër javë mund të jetë një shenjë e sëmundjes së refluksit gastroezofageal (e njohur edhe si GERB). Nëse nuk trajtohet gjatë vitit, sëmundja mund të shkaktojë kancer të ezofagut, por kolla e shpeshtë mund të jetë gjithashtu një shenjë e astmës, ose në raste të rralla mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive dhe problemeve të zemrës.

Problemet e ereksionit

Ky problem prek rreth një të katërtën e burrave të moshës 40 vjeç dhe madje edhe më të rinj. Ndonjëherë ndodh për shkak të stresit, ankthit dhe zakoneve të këqija, të tilla si konsumi i duhanit dhe alkoolit, por mosfunksionimi erektil mund të jetë gjithashtu një shenjë e hershme e problemeve serioze kardiovaskulare.

Enët e bllokuara të gjakut zvogëlojnë rrjedhën e gjakut në zemër dhe ekzaminimi i hershëm mund të ndihmojë në identifikimin e shkakut dhe parandalimin e sulmit të mundshëm në zemër si dhe të goditjes në tru.

Depresioni

Mershkujt shpesh nuk shfaqin simptoma të qarta të depresionit, dhe në vend që të tërhiqen dhe të ndjehen të trishtuar, ata shfaqin zemërim. Ata gjithashtu kanë më pak të ngjarë të kërkojnë ndihmë ose të marrin ilaçe kundër depresionit.

Niveli i ulët i vitaminës B12 dhe vitaminës D lidhen me shfaqjen e depresionit, ndërsa sëmundjet kronike dhe dhimbja kronike (madje edhe diabeti) gjithashtu mund të lidhen me shëndetin mendor.

Sëmundjet e sistemit imunitar

Çfarë është sistemi imunitar?

Sistemi imunitar është një rrjetë komplekse qelizash, indesh dhe organesh. Së bashku, ato ndihmojnë organizmin tuaj për të luftuar kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.

Sistemi imunitar përbëhet nga dy pjesë themelore: i lindur (sistemi imunitar me të cilin keni lindur) dhe i arritur ( i cili zhvillohet gjatë kontaktit të organizmit tuaj me mikrobe ose produkte kimikale të mikrobeve). Këto dy pjesë funksionojnë sëbashku.

Sistemi imunitar i lindur njihet ndryshe si “reagues i shpejtë”, më saktë, është pikërisht ai i cili përgjigjet menjëherë kur organizmi identifikon “sulmues”. Qelizat e këtij sistemi imunitar e rrethojnë dhe e luftojnë “sulmuesin”. Qelizat të cilat veprojnë në këtë mënyrë quhen fagocite.

Sistemi imunitar i arritur, me ndihmën sistemit imunitar të lindur prodhon qeliza (antitrupa) të cilat e mbrojnë trupin tuaj nga ndonjë “sulmues” konkret. Antitrupat zhvillohen nga qelizat e njohura si limfocite B pas ekspozimit të organizmit ndaj “sulmuesit”. Ato qëndrojnë në trup dhe pas disa ditësh organizmi krijon antitrupa. Pasi organizmi të jetë ekspozuar ndaj “sulmuesit” herën tjetër sistemi imunitar arrin da detektojë “sulmuesin” dhe fillon të mbrohet.

 

Pjesët përgjegjëse të sistemit imunitar?

Të dyja këto sisteme imunitare janë të krijuara nga një numër i madh dhe i ndryshëm qelizash dhe organesh, duke përfshirë:

Lëkurën: Ajo është bariera e parë e cila ndihmon në parandalimin e depërtimit të mikrobeve brenda në trup.

Membranat e mukozës: Ato janë mbështjella të brendshme të disa organeve dhe hapësirave në trup. Prodhojnë mukus dhe substanca të tjera të cilat mund ti rrethojnë dhe ti sulmojnë mikrobet.

Qelizat e bardha të gjakut: përgjegjëse për luftimin e mikrobeve

Organet dhe indet e sistemit limfatik: Këtu bëjnë pjesë timusi, shpretka, bajamet, nyjet limfatike, enët limftike dhe palca e kockave. Ato i prodhojnë, i akumulojnë dhe i transportojnë nëpërmjet enëve të bardha të gjakut.


Si funksionon sistemi imunitar?

Sistemi juaj imunitar mbron trupin tuaj nga substancat që i konsideron të dëmshme ose të huaja. Këto substanca quhen antigjene. Ato mund të jenë mikrobe siç janë bakteret dhe viruset; kimikate ose toksina. Ato gjithashtu mund të jenë qeliza të dëmtuara nga kanceri ose djegiet.

Kur sistemi juaj imunitar njeh apo e dallon antigjenin, ai e sulmon atë. Kjo quhet përgjigje imune. Pjesë e kësaj përgjigje është krijimi i antitrupave. Antitrupat janë proteina që sulmojnë, dobësojnë dhe shkatërrojnë antigjenet. Trupi juaj krijon qeliza të tjera për të luftuar antigjenin.

Sistemi juaj imunitar e mban mend antigjenin. Duke e njohur përsëri, ai mund ta identifikojë shpejt dhe të dërgojë antitrupat e saktë. Falë kësaj, në shumicën e rasteve nuk sëmureni. Kjo mbrojtje nga ndonjë sëmundje e veçantë njihet si imunitet.

Cilat janë llojet e imunitetit?

Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të imunitetit:

Imuniteti i lindur: Kjo është mbrojtja me të cilën njeriu lind. Është linja e parë e mbrojtjes së trupit tuaj. Përfshin barriera të tilla si lëkura dhe mukozat. Ata parandalojnë hyrjen e substancave të dëmshme në trup.

Imuniteti aktiv: Ndryshe njihet si imunitet adaptiv, aktivizohet dhe zhvillohet kur infektoheni ose vaksinoheni kundër një substance të huaj. Imuniteti aktiv është zakonisht afatgjatë. Tek shumë sëmundje, mund të zgjasë gjithë jetën.


Cilat janë problemet që mund të ketë sistemi imunitar?

Ndonjëherë ndodh që tek disa persona të shfaqet  përgjigje imune, edhe atëherë kur nuk ka kërcënim real. Kjo mund të shkaktojë probleme si: alergji, astmë dhe sëmundje autoimune. Nëse keni sëmundje autoimune, sistemi juaj imunitar gabimisht njeh dhe sulmon qelizat e shëndetshme në trupin tuaj.
Probleme të tjera me sistemin imunitar ndodhin kur ai nuk  funksionon siç duhet. Këto probleme përfshijnë sëmundje të mungesës së imunitetit. Nëse keni sëmundje të shkaktuar nga mungesa e imunitetit, do të sëmureni shumë më lehtë dhe shumë më shpesh. Infeksionet mund të zgjasin gjatë, mund të jenë më serioze dhe më të vështira për tu trajtuar. Zakonisht ato kanë të bëjnë me çrregullime gjenetike.
Ekzistojnë sëmundje të tjera që mund të ndikojnë në sistemin tuaj imunitar. Për shembull, HIV (virusi i mungesës së imunitetit human) dëmton sistemin tuaj imunitar duke shkatërruar qelizat e bardha të gjakut. Nëse nuk trajtohet, virusi mund të shkaktojë AIDS (Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar). Personat me AIDS kanë të dëmtuar rëndë sistemin imunitar dhe vuajnë nga sëmundje shumë të rënda.

 

Meshkujt dhe sëmundjet kardiovaskulare

Termi sëmundje kardiovaskulare i referohet një grupi sëmundjesh të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat përfshijnë: hipertension arterial, sëmundje të arterieve koronare, dështim të zemrës dhe sulm në zemër.

Sëmundjet kardiovaskulare janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Europë. Rreth 3.9 milion njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në Europë çdo vit.

Fatkeqësisht, përkundër të gjitha masave parandaluese të marra në vendet evropiane për të ulur vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare (fushata për një mënyrë jetese të shëndetshme, kufizim i shitjes së cigareve dhe alkoolit), statistikat ende nuk tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të personave që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, as nuk ka një rënie të ndjeshme të vdekshmërisë.

Faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare

Një numër i madh artikujsh janë shkruar mbi këtë temë që tregojnë shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Ne e dimë që popullata mashkullore është më e ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje dhe për këtë arsye në muajin e shëndetit të meshkujve dëshirojmë t’ju kujtojmë vetëm disa prej faktorëve, të cilët do të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve.

  1. Aktiviteti fizik

Aktiviteti i rregullt fizik i moderuar që do të thotë 30 minuta, 5 ditë në javë, jo trajnim intensiv, duhet të jetë qëllimi juaj.

Rekomandimet standarde nga një numër studimesh në lidhje me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tregojnë një ulje të konsiderueshme të rrezikut kardiovaskular tek meshkujt që praktikojnë rregullisht aktivitet të moderuar fizik 5 ditë në javë. Qëllimi është që të arrihet qëndrueshmëria në aktivitetin fizik dhe të shmanget zakoni i trajnimit sporadik intensiv, i cili mund të shkaktojë më shumë dëm sesa përfitime për shëndetin tuaj.

  1. Pesha e trupit

Mbajtja e një peshe trupore normale dhe të shëndetshme është një nga faktorët kryesorë në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm kardiovaskular. Termi peshë  trupore e shëndetshme nënkupton ruajtjen e BMI (indeksi i masës trupore) ndërmjet 18-25. Përkundër të gjitha indikacioneve parandaluese, statistikat tregojnë se mbipesha është akoma një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare në Europë. Studimet tregojnë se kjo është për shkak të rritjes së konsumit të ushqimeve yndyrore dhe kalorike tek europianët, pavarësisht fushatave të përditshme për përmirësimin e jetesës. Këto tendenca janë veçanërisht të theksuara në vendet në tranzicion.

  1. Ushqimi i shëndetshëm

Marrja e moderuar e ushqimit të shëndetshëm është një nga qëllimet kryesore në përmirësimin e gjendjes së sistemit kardiovaskular. Termi ushqim i shëndetshëm i referohet marrjes së ushqimeve që janë të pasura me fibra dietike dhe kanë një përqindje të ulët të yndyrnave shtazore.Kjo përfshin frutat dhe perimet, drithërat, si dhe peshqit dhe mishin e bardhë. Qëllimi është të përqendrohemi në marrjen e rregullt të ushqimeve të shëndetshme, dhe jo në mënyrë obsesive të llogaritim kaloritë që marrim nga konsumi i ushqimeve jo të shëndetshme të pasura me yndyrna shtazore. Sigurisht, sasia e kripës në ushqim duhet të merret parasysh. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat që janë të diagnostikuar me hipertension arterial dhe dështim/dobësim të zemrës.

  1. Stresi

Stresi ndikon në gjendjen e sistemit kardiovaskular jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe në mënyrë indirekte. Shumë studime tregojnë se personat që janë nën ndikimin e një niveli të lartë stresi, shpesh përdorin zakone jo të shëndetshme (pirja e duhanit dhe konsumi i tepërt i alkoolit) me qëllim për të reduktuar stresin. Rekomandimi ynë është që t’i zëvendësoni ato me aktivitet fizik të rregullt të moderuar dhe me kalimin e një kohe cilësore me familjen tuaj.

 5. Niveli i kolesterolit në gjak

Nivelet e rritura të kolesterolit në gjak janë të lidhura fuqimisht me rritjen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Qëllimi është që nivelet e kolesterolit të mbahen brenda intervalit normal prej më pak se 5.2 mmol / l. Personat të cilët kanë rritje të nivelit të kolesterolit në gjak gjatë kryerjes së disa testeve laboratorike të njëpasnjëshme duhet menjëherë të këshillohen me mjekun e familjes ose kardiologun e tyre për aplikimin e një diete higjienike ose terapie hipolipemike nëse dieta higjienike nuk funksionon.

  1. Presion i lartë i gjakut

Hipertensioni arterial është gjithashtu një nga faktorët kryesorë të rrezikut që kontribuojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Trajtimi i hershëm i hipertensionit arterial është një nga qëllimet më të rëndësishme. Kjo është veçanërisht ka të bëj me popullatën mashkullore, pasi statistikat tregojnë se meshkujt praktikojnë më pak ekzaminime parandaluese. Kjo është arsyeja pse në Spitalin klinik Zhan Mitrev në muajin e shëndetit të meshkujve kemi krijuar një fushatë që mundëson një ulje prej 10% të të gjitha ekzaminimeve parandaluese, të rezervuara on-line.

 

 

SI TË ZBULONI DHE TRAJTONI SËMUNDJET KRONIKE TË VESHKAVE

Sëmundja kronike e veshkave sot është një epidemi moderne e shoqërisë së zhvilluar në botë. Sipas shkencëtarëve amerikanë, deri në 15% e popullsisë në mbarë botën kanë një lloj reduktimi të shkallës së filtrimit glomerular dhe  për këtë arsye gjenden në një fazë të caktuar të sëmundjes kronike të veshkave.

Shkalla e pestë e sëmundjes kronike të veshkave është faza më e vështirë e sëmundjes, pikërisht kur duhet të filloni me të ashtuquajturën terapi zëvendësuese renale, pra të aplikoni një lloj zëvendësimi të funksionit renal siç janë: hemodializa, dializa peritoneale dhe / ose transplantimi i veshkave.

Deri atëherë, pacientët janë nën kujdesin tonë dhe është gjithmonë e mundur të bëjmë diçka, për të ngadalësuar procesin drejt shkatërrimit përfundimtar të indit të veshkave. Një kontribut mbresëlënës në rritjen e numrit të rasteve të sëmundjeve kronike të veshkave sot janë pacientët të cilët operohen nga sëmundje vaskulare dhe ata që janë në moshë të thyer.

Sëmundjet kardiovaskulare jo vetëm që dëmtojnë zemrën dhe indet periferike të trupit, por janë një faktor i rëndësishëm në dëmtimin e organeve të tjera siç janë veshkat. Për fat të keq, këto janë kryesisht procese të ngjashme që ndodhin kudo në trup, më të shpeshta dhe më dominuese janë sëmundjet kardiake, por që kanë të njëjtin efekt ose të ngjashëm me veshkat, trurin dhe organet e tjera.

Pothuajse të gjithë pacientët të cilët trajtohen për sëmundje të zemrës në mënyrë kirurgjikale kanë një lloj të sëmundjes kronike të veshkave që është tashmë e pranishme me vetë pranimin e pacientit në Klinikë. Prandaj, trajtimi nefrologjik i pacientëve është shumë i rëndësishëm, i cili përveç sëmundjes kardiovaskulare do të zbulojë edhe lezionin renal, dhe kështu, do të tregojë masat dhe procedurat e mëtejshme në dispozicionin tonë për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave nga “faza e famshme” faza e pestë (kur duhet të fillojmë dializën ose transplantin e veshkave).

Masat që disponojmë për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjeve kronike të veshkave për pacientët të cilët i janë nënshtruar operacionit kardiovaskular ose vaskular do ti gjeni të rendtura në vijim:

  • Së pari ne duhet të sigurohemi që sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 90% të popullatës sonë të pacientëve që kemi çdo ditë në Klinikën tonë. Pasi ta kuptojmë këtë, do të duhet të përcaktojmë shkallën e filtrimit glomerular, që është fakti ynë kryesor i matjes, sipas të cilit përcaktojmë fazën në të cilën ndodhet pacienti. Për këtë ne kemi nevojë për një formulë të thjeshtë që zakonisht e kemi në telefonat tanë mobil. Nga përvoja e deritanishme, unë mendoj se shumica e pacientëve janë në fazën 3-4 të sëmundjes kronike të veshkave, që do të thotë se faza 5 është mjaft afër pacientit.
  • Të gjithë këta pacientë me faza të ndryshme të sëmundjes kronike të veshkave duhet të monitorohen dhe trajtohen intensivisht në përputhje me doktrinën nefrologjike, që do të thotë se përveç kardiologjisë ata duhet të kenë kontroll të rregullt nga mjek nefrolog. Kontrollet e rregullta duhet të pasohen nga kontrolli i shkallës së filtrimit glomerular, proteinat në urinë dhe analiza e Frekuenca e ekzaminimeve pasuese varet nga faza e sëmundjes. Prandaj, nëse është më shumë se 4 gradë, duhet parë më shpesh, pra çdo 1-2 muaj. Nëse gjëndja shëndetësore e pacientit është në shkallën e tretë (veçanërisht nëse është a) atëherë kontrollet duhet të bëhen çdo tre muaj.
  • Qëllimi kryesor i nefrologut te këta pacientë është të ruajë shkallën e sëmundjes, pra të mos lejojë që sëmundja të arrijë deri në fazën e 5-të. Për këtë qëllim ai ka disa mekanizma që janë efektive nëse pacienti i’u përmbahet atyre. Prandaj, pacienti duhet të jetë i bindur se ai / ajo ka sëmundje të veshkave dhe se dëmtimi i veshkave mund ta befasojë atë dhe ai / ajo duhet të fillojë trajtimin e hemodializës. Me fjalë të tjera, sëmundja kronike e veshkave është një nga detyrat më të rëndësishme për çdo pacient të sëmurë nga zemra, veçanërisht pacientët në moshë të thyer.
  • Regjimi higjeno-dietik është një nga mekanizmat themelore që sigurisht ndihmon trupin të përballet me rritjen e parametrave të uresë dhe kreatininës. Qëllimi i këtyre masave është të japin një lloj diete që do të ketë pak proteina sepse përqendrimi i uresë në serumin e pacientit varet nga metabolizmi i proteinave. 85% e marrjes totale të proteinave në mëlçi shndërrohet në ure.
  • Nëse pacienti konsumon ushqim të pasur me proteina, atëherë vlera e uresë në serum do të rritet dhe ajo mund të shkarkohet vetëm përmes veshkave. Dietë me  përmbajtje të ulët të proteinave mund të ndryshojë në formë dhe madhësi. Varet nga faza e sëmundjes kronike të veshkave në pacient. Një dietë më e rreptë me proteina të varfër nënkupton marrjen e proteinave nga 0.5-0.6 gram për 1 kg të peshës trupore. Ushqimi më pak i kontrolluar nënkupton marrjen e 0.8 gram proteinave. Çdo pacienti i jepet një udhëzues i veçantë i strukturave të proteinave që janë të njohura dhe zakonisht gjenden në formë fruktozë ose  shtazore.
  • Përdorimi i ilaçeve nënkupton kryesisht marrjen e ilaçeve që rrisin alkalinitetin e trupit, pra mjete të tilla si Hidrogjen Bikarbonat Natriumi (sodë bikarboni) të cilat duhen marrë dy herë në ditë. Për më tepër, duhet të merren tableta të karbonatit të kalciumit, zakonisht dy herë në ditë gjatë ushqimit. Ky ilaç bën pjesë në grupin e lidhësve të fosforit në traktin gastrointestinal, i cili fillon një luftë të gjatë kundër hiperparatiroidizmit dytësor, i cili është tepër i zakonshëm tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Nëse kontrolli i fosforit në serumin e pacientëve nuk është më i suksesshëm, duhet të bëhet paratiroidektomi, dmth duhet të hiqen gjëndrat paratiroide.
  • Ilaçe të tjera kanë për qëllim kontrollimin e presionit të gjakut nga i cili varet drejtpërdrejt dëmtimi i mëtejshëm i veshkave. Këto ilaçe janë shumë të rëndësishme sepse një person me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje kronike të veshkave nuk duhet të ketë presion të lartë të gjakut. Sot ekzistojnë antihipertensivë të gjenezës së ndryshme dhe kjo kërkon aftësi dhe njohuri kur dhe me çfarë të veprojë.
  • Një qasje moderne për pacientët me sëmundje kronike të veshkave është administrimi i eritropoetinës, një hormon që ndihmon në eritrogjenezë dhe është mjaft i favorshëm dhe efektiv për pacientët të cilët kanë ndonjë fazë të sindromës anemike. Anemia është një shoqëruese pothuajse konstante e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe një analiza e gjakut është e nevojshëm për një mbijetesë më të mirë të pacientëve. Një pjesë e konsiderueshme në gjenezën e anemisë tek këta pacientë vjen nga funksioni i dobësuar i veshkave, për këtë arsye hormoni sekretohet në sasi normale kur kemi veshka të shëndetshme. Eritropoetina është marrë me inxhinierinë gjenetike dhe tani përdoret gjerësisht tek të gjithë pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
  • Është gjithashtu e rëndësishme që pacientët me sëmundje kronike të avancuar të veshkave, të mos referohen në mënyrë rutinore për kryerjen e CT ose MRI sepse kontrasti i marrë shpesh është i dëmshëm për veshkat e dëmtuara. Sot, shumë nga këta pacientë që kanë nevojë për CT mjeku nefrolog i dërgon ata për për kryerjen e këtij ekzaminimi duke theksuar nëse duhet të jepet kontrast dhe në çfarë sasie mund të jepet kontrasti. Kjo është një nga mënyrat për të shpëtuar indin e dëmtuar të veshkave te këta pacientë.

Kjo është mënyra me anë të të cilës mund të trajtohen këta pacientë kur kërkohet veprim i përbashkët i mjekëve internistë kardiologë dhe nefrologëve. Qasja është komplekse dhe varet nga gjendja e çdo pacienti individualisht. Gjithashtu, është e nevojshme që çdo pacient të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e tij dhe të përmbahet në masat higjeno-dietike, të kuptojë hipertensionin, prirjen për të shtuar peshë dhe mënyrat për t’i hequr ato. Kujdesi për veshkat tek këta pacientë e bën më të suksesshme ndërhyrjen e kardiokirurgëve në sallën e operacionit.

Prof. Dr. Ninosllav Ivanovski
Spec. në mjekësinë interne , Supspec. nefrolog