Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e tij i dhanë një mundësi të re për jetën vogëlushit Miki

Miki i vogël, siç e quajtëm gjatë qëndrimit në klinikën tonë, u soll në njësinë e kujdesit intensiv në repartin pediatrik menjëherë pas lindjes së tij.

I lindur me një defekt kompleks të zemrës që kërkonte ndërhyrje urgjente, Miki u vendos menjëherë në programin operativ.

Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e tij kryen me sukses operacionin në të cilin u krye transpozimi i enëve të mëdha të gjakut, që i dha Mikit të vogël një mundësi të re për jetën.

Për vetë operacionin dhe periudhën postoperative të kësaj foshnje të porsalindur flet Dr. Diana Popevski, anesteziologe dhe Dr. Gjorgji Filev, pediatër-neonatolog.

Mamografia 3D për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Mamografia me referencë të veçantë ndaj tomosintezës – mamografia 3D

Mamografia është një ekzaminim radiologjik jo-invaziv i gjirit që përdoret për të zbuluar tumore dhe ndryshime të tjera që janë shumë të vogla për t’u prekur. Mamografia e parë këshillohet të bëhet ndërmjet moshës 35-40 vje vjeç, ndërsa pas moshës 40 vjeçare rekomandohet çdo 1-2 vjet.

  • Pacientët me një histori familjare të kancerit të gjirit ose të ovariumit, duhet të fillojnë me kryerjen e mamografisë më herët në konsultim me mjekun radiolog
  • Pacientët me rrezik të lartë ndaj kancerit të gjirit përveç kontrollit mamografik duhet të kryejnë edhe rezonancë magnetike
  • Për pacientet me cikël menstrual kryerja e këtij ekzaminimi mamografik rekomandohet 7-15 ditë nga fillimi i ciklit
  • Para ardhjes tuaj për kryerjen e kontrollit nuk duhet të përdorini antiperspirantë, pudër nën sqetulla pasi ato mund të japin artefakte mamografie dhe gabim të analizës së mamografisë.

Ekziston mamografia dixhitale 2D dhe 3D – tomosinteza

Mamografia 2D – mamografia dixhitale është një metodë radiologjike e cila, ndryshe nga mamografia klasike, ka një dozë më të ulët rrezatimi tek pacienti prej rreth 30-40%, dhe dixhitalizimi i imazhit lejon vizualizimin më të mirë të mikrokalifikimeve dhe deformimin arkitektonik të gjirit, dhe e gjithë kjo është një avantazh për zbulimin e kancerit të gjirit në fazën më të hershme.

Mamografia 3D – tomosinteza është teknologjia më e fundit që përdor një numër të madh imazhi nga kënde të shumta të secilit gji për të marrë 50 imazhe të të gjitha pjesëve të gjirit me një trashësi prej 1 mm.

Gjiri pozicionohet në të njëjtën mënyrë si mamografia dixhitale 2D, por ushtrohet më pak presion mbi gjirin. Studimet kanë treguar se mamografia 3D – tomosinteza  zvogëlon numrin e zbulimeve pozitive false. Tomosinteza është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit. Siguron zbulimin e hershëm të kancerit me një pamje të qartë të lezionit dhe zvogëlon numrin e biopsive të panevojshme. Tomosinteza minimizon efektin e mbivendosjes dhe siguron një shfaqje të qartë të lezioneve të vogla.

Mamomati ynë është pajisja më bashkëkohore me performancë klinike superiore, dizajn ergonomik që siguron komoditetin e pacientit gjatë regjistrimit, me doza të ulta rrezatimi dhe me një shpejtësi skanimi prej 3.7 sekondash.
Rezervimin e terminit tuaj mund ta bëni në 00389 2 3091 484

Dr. Magdelena Popovska Cvetkova
Specialiste në radiodiagnostikë               

Vlerësimi radiologjik i pacientëve me COVID-19, i domosdoshëm për trajtimin dhe prognozën e sëmundjes

Thelbësore në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus është zbulimi i ndryshimeve në mushkëri në fazë të hershme, pikërisht atëherë kur trajtimi është i suksesshëm në një përqindje të lartë – thotë Dr. Elena Pizhulla, specialiste në radiodiagnostikë, në klinikën tonë.

Zbulimi i ndryshimeve të shfaqura në mushkëri mund të arrihet vetëm me anë të regjistrimit  në kohë të mushkërive (rekomandime nga Shoqata Evropiane e Radiologjisë Torakale të dhëna më 02.04.2020).

Mushkëritë mund të regjistrohen me:

-Metoda konvencionale (radiografia e mushkërive)

-Tomografia e kompjuterizuar e toraksit

Grafitë radiologjike – bëhen shpesh dhe në mënyrë rutinore, por në fazat e hershme të sëmundjes ekziston mundësia që ndryshimet inflamatore të mos vizualizohen, të cilat në të ardhmen, zbulohen qartë dhe tashmë kanë ecurinë e tyre të zhvillimit. Grafitë e mushkërive gjithashtu ofrojnë një mundësi krahasimi me gjetjet e mëparshme, të cilat sigurojnë informacion dhe gjurmueshmëri, nëse sëmundja po përparon, përkeqësohet ose nëse ndryshimet janë në fazën e përmirësimit.

Grafitë radiologjike të mushkërive zakonisht zbulojnë ndryshime intersticiale në të dyja anët, të shoqëruara me imazh radiologjik të ngjashëm me xhamin e papastër, të paqartë, si dhe hije të përhapura të cilat janë një shenjë të infiltrateve inflamatore.

CT e toraksit si një metodë shumë e ndjeshme për zbulimin e ndryshimeve në mushkëri na jep informacion në fazat relativisht të hershme të sëmundjes.

CT e toraksit tek pacientët me COVID19

Në fazën fillestare të sëmundjes, shihen njolla të vogla multiple dhe ndryshime intersticionale, të cilat janë të dukshme në pjesët periferike të mushkërive.

CT e toraksit tek këta pacientë zakonisht tregon:

-Opacifikacion (errësim) të qelqit të paqartë, me ose pa anomali të konsolidimit në përputhje me pneumoninë virale;

-Gjetje të cilat zakonisht janë bilaterale (që mbulon të dy mushkëritë);

-Shpërndarje periferike dhe përfshin lobuset e poshtme të mushkërive;

Këto ndryshime evoluojnë në zona të shumta me pamjen e një qelqi të paqartë dhe në zonat e infiltrateve inflamatore.

Në raste të rënda, mund të zbulohet konsolidimi dypalësh i mushkërive, i shoqëruar me prognozë të keqe.

Në raste shumë të rralla, janë raportuar derdhje pleurale, trashje pleurale dhe limfadenopati.

Vendimi se cila metodë e imazhit do të përdoret tek pacientët të cilët dyshohen ose janë të infektuar me COVID-19 merret nga vlerësimi klinik i mjekëve, në varësi të faktorëve të rrezikut për zhvillimin e një forme të rëndë të sëmundjes, nga rezultati pozitiv i testit PCR, komorbiditeti, etj.

Diagnoza diferenciale:

Pneumonia COVID-19 duhet të dallohet nga pneumonitë e tjera virale (p.sh. adenoviruset e shkaktuara nga virusi i gripit) ose pneumonitë e shkaktuara nga mikoplazma.

Mund të merren parasysh edhe sëmundjet jo-ngjitëse të tilla si vaskuliti, dermatomioziti dhe pneumonia bakteriale.

Rastet e dyshuara duhet të diferencohen me anë të zbulimit të shpejtë të antigjenit ose PCR, duhet të monitorohet pamja klinike dhe parametrat shtesë laboratorikë.

Gjetjet përfaqësuese radiologjike të mushkërive në faza të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes:

1. Krahasimi i grafisë së mushkërive me CT të toraksit (zonat e errësuara të ngjashme me qelqin e paqartë në lobusin e poshtëm të djathtë) të cilat në fazat e hershme të sëmundjes nuk janë të dukshme me anë të radiografisë.

2. Një seri e grafive të mushkërive nga pranimi i pacientit, me zhvillim përfundimtar të gjetjeve për 72 orë (nga përcaktimi bilateral i paqartë në shpërndarjen periferike deri tek gjetjet tipike radiologjike të ARDS).

3. CT e toraksit në një fazë të hershme të COVID-19, me një shpërndarje të gjerë të zonave të ashtuquajtura qelqi i paqartë-opacifikim pa konsolidim.

4. CT e toraksit tek pacienti me infeksion COVID-19 në fazë të mëvonshme të sëmundjes, (shfaqja e zonave dypalëshe subpleurale të ashtuquajtura zona të paqarta të qelqit, me konsolidimin në lobusin e poshtëm të djathtë, bronkiektazat tërheqëse dhe ndryshimet fibro-trakeale).

Si përfundim, mund të konkludojmë se thelbësore në luftën kundër pandemisë COVID-19 është diagnostikimi dhe monitorimi radiologjik në kohë, i cili rrit ndjeshëm suksesin e trajtimit dhe shërimin e pacientëve.

 

Dr. Elena Pizhulla
Specialiste në radiodiagnostikë

 

Keni dhimbje fyti dhe temepraturë? Mos u frikësoni. Ka shumë të ngjarë që të jetë vetëm grip sezonal

Testohuni për të zbuluar saktësisht se për çfarë lloj infeksioni bëhet fjalë

Tashmë kemi hyrë në periudhën e ftohjeve dhe gripit sezanal, simtomat e të cilave nuk mund ti dallojmë nga ato të koronavirusit. Për të qenë të sigurt se për çfarë lloj infeksioni bëhet fjalë, tashmë në klinikën tonë është disponueshëm testi i ri në laboratorin tonë që lejon testimin e 4 viruseve të ndryshëm: SARS-CoV-2 + Influenca A + Influenza B + RSV (Respiratory Syncytial Virus).

Testet e tilla respirative të kombinuara janë kryer edhe më parë si pjesë e provave klinike në spital. Por tani, për shkak të aktualitetit të SARS-Cov-2 dhe viruseve sezonale, ne e kemi bërë atë të disponueshëm për pacientët të cilët nuk janë të shtruar në spital. Qëllimi është që të shmanget paniku i panevojshëm tek ata që nuk janë të infektuar ndaj koronavirusit, por nga llojet e zakonshme të viruseve sezonale.

Çmimi i testit është 4,500 denarë dhe kryhet sikurse edhe panelet e tjera respirative të testit PCR.

Testin mund ta kryeni me 10% zbritje nëse bëni rezervimin tuaj me anë të internetit në linkun në vijim:

https://bit.ly/34hhkJg

 

Shërimi i Xha Vanços nga koronavirusi, dhe bajpasi periferik në këmbë

  • Unë jam Vanço Çollkov nga qyteti i Shkupit, kam ardhur në Spitalin klinik Zhan Mitrev para më shumë se një muaj. Para se të vija këtu, kisha dhimbje gjoksi, nuk ndihesha aspak mirë dhe u shtrova në një nga spitalet shtetërore. Pas disa ditësh në spitalin shtetëror, kuptova se isha duke humbur shëndetin, po ndihesha gjithnjë dhe më keq. Ishte mëse e qartë se duhej të kërkoja një zgjidhje tjetër, të largohesha nga aty dhe të shkoja në një spital privat. I thashë gruas time se doja të transferohesha në Spitalin klinik Zhan Ata erdhën dhe menjëherë më transferuan këtu – kështu filloi dëshminë e tij Z. Çolkov.

Pacienti u soll në klinikën tonë në një gjendje të rëndë dhe me rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdesin intenziv flet për mënyrën se si filloi dhe vijoi trajtimi i këtij pacienti.

  • Pacienti Vanço Çolkov erdhi në klinikën tonë gjatë tunit të natës në gjendje të rëndë dhe kritike, me ngopje periferike 40% dhe tashmë me diagnozë të konfirmuar të “pneumonisë COVID”. Menjëherë filluam ti jepnim kujdesin e duhur në departamentin e kujdesit intensiv në Qendrën Covid, dhe menjëherë filluam procesin e hemofiltrimit me cito-sorp dhe filtrin Ogyris. Të gjitha parametrat laboratorike të marrë nga testi ishin karakteristikë e kësaj gjendjeje virale. Pacienti gjithashtu u vendos menjëherë në ventilim mekanik jo-invaziv me një maskë cipap të cilën e përballoi mjaftë mirë. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes së përgjithshme të vështirë në të cilën gjendej, dhe e cila u dëshmua nga rezultatet radiologjike të mushkërive, edhe në maskën cipap, ngopja pariferike arriti  deri në 70 – 75 % shpjegon Dr. Vuçkova.

Ajo shton se është një mrekulli se si pacienti e ka toleruar dhe përballuar atë ngopje dhe se si ai i ka kruer të gjitha aktivitetet fizike dhe rehabilituese për shërim.

Pas ditës së katërt, është vënë re një përmirësim i lehtë në gjendjes klinike të pacientit. Trajtimi vazhdoi edhe më tej me një gjendje humori të mirë të Xha Vanços, siç e thërrisnim gjatë gjëndrimit të tij në spitalin tonë. Ai mori 3 cikle radhazi të hemofiltrimit dhe trajtim 22 ditësh të kujdesit intensiv dhe më pas është kthyer në shtëpi me rezultat negativ të testit për COVID-19, me shëndettë mirë dhe të qëndrueshëm.

Por Xha Vanço u kthye përsëri në klinikën tonë pas dy javësh. Këtë herë bëhej fjalë për një tjetër problem shëndetësor i cili kishte të bënte me rrjedhjen e gjakut në këmbë. Problemi i tij me këmbët u zgjidh me anë të bajpasit periferik, dhe pas shërimit të tij për një kohë të shkurtër, ai u kthye në shtëpi.

Zan Mitrev Clinic i uron Xha Vanços shërim të plotë dhe shumë shëndet.

Zëri i mirë edhe nga larg dëgjohet

Në faqen mjekësore prestigjoze të internetit News Medical janë cituar rezultatet e studimit tonë mbi trajtimin e suksesshëm të COVID-19 me ndihmën e hemofiltrimit.

Sot mbërriti edhe një njohje tjetër në mbarë botën për ekipin tonë që zbaton hemofiltrimin si një metodë të suksesshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Përkatësisht, në News Medical – mediumi kryesor mjekësor në botë që ka mbi 53 milion vizitorë, studimi ynë mbi pastrimin ektrakorporal (jashtë trupit) të gjakut është cituar si një studim relevant i yni, me temë – Pastrimi ektrakorporal i gjakut i aplikuar tek pacientët në gjendje mesatarisht të rëndë të infektuar nga COVID-19.

Në artikullin e tyre, ata përdorin rezultatet e studimit tonë të botuar më parë i cili është kryer nga ekipi ynë i mjekëve të cilët që nga fillimi i pandemisë me ndihmën e hemofiltrimit trajtojnë me sukses pacientët pozitivë ndaj COVID-19.

Artikullin e plotë mund ta shihni në linkun në vijim:

https://bit.ly/2CUg7wB 

16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit

Ushqimi është baza themelore e jetës dhe kulturës njerëzore

Domethënia e kësaj dite është ende aktuale, edhe pse për herë të parë është shënuar në vitin  1979 – 41 vjet më parë. Kjo ditë, si atëherë por edhe tani ka për qëllim theksimin e rëndësisë së ushqimit për jetën dhe mbijetesën e njeriut.

Në fakt, kjo datë shënon ditën e themelimit të FAO (food and agriculture organization /organizata e ushqimit dhe bujqësisë) nga Kombet e Bashkuara 20 vjet më parë.

Shkalla e shpejtësisë me të cilën po shterojnë burimet e planetit Tokë po rritet çdo ditë, gjë që e bën edhe më të rëndësishme temën e sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm për mbijetesën e njerëzimit.

Edhe pse aktualisht prodhohet ushqim i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë njerëzimin, ekziston një çekuilibër në sistemet ushqimore. Kështu, problemet si ekzistenca e urisë, mbipesha, hedhja e ushqimit të papërdorur, humbja e larmisë agrobiologjike janë edhe më të theksuara.

Sipas statistikave të fundit, çdo person i shtatë në botë nuk e di nëse do të jetë në gjendje të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar të nesërmen. Më shumë se 900 milion njerëz në të gjithë botën vdesin nga uria ndërsa 2 miliardë janë të kequshqyer.

Kriza globale e shëndetit e shkaktuar nga pandemia COVID-19 na ka bërë që të gjithë të kthehemi pas tek gjërat themelore që më parë konsideroheshin të mirëqena. I tillë është rasti me ushqimin, ne papritmas e kuptuam përsëri se ushqimi është baza e jetës dhe një gur themeli i kulturës njerëzore. Ruajtja e burimeve të pastra të ushqimit me vlera të larta ushqyese është dhe do të jetë një nga mënyrat themelore për t’u përballur me COVID-19.

Në momente të tilla, është e rëndësishme të theksohet dhe të respektohet rëndësia e heronjve të ushqimit – fermerëve dhe prodhuesve të ushqimit të cilët mundësojnë që ushqimi nga fushat të arrijë në pjatat e çdo shtëpie.

Këtë vit, Dita Botërore e Ushqimit synon të theksojë rëndësinë thelbësore të ushqimit, sepse ai mund të jetë një ilaç, por edhe i dëmshëm nëse i përket një cilësie të dobët ose konsumohet në mënyrë të papërshtatshme dhe në sasi të tepërta.

Balanconi marrjen e ushqimit tuaj, përdorni produkte të freskëta. Bleni aq ushqim sa ju nevojitet për të shmangur konsumimin e kalorive shtesë por edhe për të shmangur hedhjen e ushqimit. Në fakt, kështu do të kontribuojmë në parandalimin e zbrazjes së përshpejtuar të burimeve të planetit Tokë.

Të gjithë ne marrim pjesë në këtë proces.

Në mënyrë që të ndikojmë në rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e matur të ushqimit në klinikën tonë kemi nutricionist profesionist që kujdesen për menutë, vlerat kalorike, përbërjen e ushqimit. Menutë bëhen në baza javore ose mujore që u përshtaten nevojave të pacientëve sepse ka pacientë të ndryshëm me sëmundje të ndryshme, të cilët kanë nevojë për ushqim të personalizuar përputhje me nevojat e tyre. Ushqimi që ne prodhojmë dhe ofrojmë për pacientët është me vakte të matura por cilësore që ndikojnë në rikuperimin e shpejtë dhe përdorimin ekonomik të burimeve ushqimore.

Mbajtja e higjenës së duarve shpëton jetë

15 Tetori – Dita globale e higjenës së duarve, është një ditë kushtuar ndërgjegjësimit dhe theksimit të rëndësisë së larjes së duarve me ujë dhe sapun si një mënyrë e thjeshtë, efektive dhe e pranueshme për parandalimin e shumë sëmundjeve duke shpëtuar në këtë mënyrë shumë jetë.

Mënyra më e zakonshme e transmetimit të mikroorganizmave janë duart e njerëzve. Ky hap i thjeshtë – larja e duarve – është një metodë efektive për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve diarreale, të frymëmarrjes, infeksioneve të lëkurës, infeksioneve të syve, si dhe parazitëve në zorrë.

Këtë vit larja e duarve po merr vlerën reale për të gjithë ne. Pandemia e koronavirusit ka konfirmuar se masa e parë në parandalimin e transmetimit të sëmundjeve infektive është higjiena e duarve.

Statistikat tregojnë se:

• Çdo vit 4 milion fëmijë nën moshën 5 vdesin nga sëmundjet e zorrëve ose pneumonia në vendet në zhvillim, që do të thotë që çdo 15 sekonda një fëmijë vdes nga këto sëmundje
• Pneumonia është shkaku kryesor i vdekjes në atë moshë, dhe me larjen e duhur të duarve incidenca mund të ulet me 25%
• Sëmundjet diarreale janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në atë moshë. Zbatimi i larjes adekuate dhe në kohë të duarve me sapun dhe ujë zvogëlon 50% të sëmundjeve diarreale

Problemi i praktikës së pamjaftueshme të larjes së duarve me ujë dhe sapun nuk është vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në vendet shumë të zhvilluara. Kjo është arsyeja pse në të gjithë botën çdo vit më 15 Tetor, shënohet Global Hand Washing Day (Dita Globale e Larjes së Duarve) me një moto të re dhe në një mënyrë krijuese theksohet rëndësia e larjes së duarve me sapun dhe ujë. Qëllimi i këtyre fushatave është të promovojnë kulturën e larjes së duarve në nivel global dhe lokal dhe të paraqesin përfitimet e saj.

Të gjithë në mënyrë të barabartë jemi të rrezikuar nga infektimi me koronavirus dhe kjo është arsyeja pse motoja e fushatës së larjes së duarve të këtij viti është – “Higjiena e duarve për të gjithë”.
Larja e duarve është një rutinë e përditshme, një praktikë e vazhdueshme dhe duhet të bëhet siç duhet, në momentin e duhur dhe kohën e nevojshme. Kur është kjo veçanërisht e rëndësishme?

  • Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
  • Para ngrënies
  • Pas përdorimit të tualetit
  • Pas teshtitjes, kollitjes ose prekjes së hundës
  • Pas kontaktit me kafshët ose jashtëqitjet e tyre
  • Pas kontaktit me mbeturinat
  • Pas ndërrimit të pelenave higjienike
  • Para dhe pas kontaktit me një person të sëmurë ose të lënduar
  • Para dhe pas vizitës në ndonjë ordinancë spitalore

Në kushte spitalore, megjithëse higjiena e duarve përfshin larjen e duarve me ujë dhe sapun dhe dezinfektimin e duarve, këto dy procedura nuk duhet të konsiderohen si të njejta. Infeksionet janë një problem serioz në objektet shëndetësore:

• çdo vit 2 milion pacientë marrin infeksion spitalor
• 90,000 prej tyre vdesin nga infeksioni spitalor

Ne e dimë saktësisht se kur duhet të përdorim ujë dhe sapun dhe kur të përdorim dezinfektuesme përmbajtje alkoolike. Higjiena e duarve me dezinfektues alkoolik praktikohet në mënyrë rutinore, por larja me sapun dhe ujë është e domosdoshme kur duart janë dukshëm të ndotura ose të kontaminuara. Larja e duarve është gjithashtu e domosdoshme kur merreni me pacientë që kanë baktere sporogjene si Clostridium difficile. Në situata të tjera, higjiena e duarve me dezinfektues alkoolik justifikohet nga efikasiteti, koha e kërkuar dhe disponueshmëria.