Fizioterapistët tanë tashmë të disponueshëm edhe për konsultime online

Gjatë perudhës së pandemisë nga koronavirusi, me qëllim për të mbrojtur veten dhe personat e tjerë rreth jush, bëni rezervimin për konsultimin virtual me ekipin tonë të fizioterapistëve të cilët kanë përvojë të gjerë klinike në rehabilitimin postoperativ dhe mund t’ju ndihmojnë me udhëzime për rehabilitimin e duhur në shtëpi.

Ata janë të disponueshëm për konsultime:

  • Nëse dëshironi të kryeni ushtrime të reja që do të përmirësojnë gjendjen tuaj fizike pas operacionit në zemër.
  • Nëse keni vështirësi në kryerjen e ushtrimeve të frymëmarrjes të rekomanduara për periudhën tuaj të rehabilitimit kardiak në shtëpi
  • Ne jemi këtu edhe nëse keni nevojë për më shumë informacion – paqartësi se si të përdorni në mënyrën e duhur pajisjet ortopedike
  • Ose keni nevojë për këshilla lidhur me zbatimin e duhur ose intensitetin e kryerjes së ushtrimeve në shtëpi.
  • Mund të këshilloheni me ne nëse keni implant artificial të këllkut ose gjurit dhe keni nevojë për këshilla për të rritur lëvizshmërinë e duhur dhe për t’iu kthyer aktiviteve normale ditore.
  • Nëse jeni duke kryer fizioterapi dhe gjendja juaj nuk përmirësohet ose keni efekte anësore, mund të na kontaktoni në mënyrë që të mund t’ju vijmë në ndihmë me këshillat e duhura
  • Nëse jeni pozitiv ndaj COVID-19 dhe keni nevojë për këshilla për përmirësimin e gjendjes fizike.

Konsultimi me fizioterapistët mund të planifikohet jo vetëm në linkun zmc.tiktak.mk 

Çfarë është menopauza dhe si ta prisni atë të përgatitur?

Termi menopauzë tregon fundin e cikleve menstruale dhe shfaqet gjatë dekadës së katërt ose të pestë të jetës së një gruaje. Diagnoza e saktë mjekësore e menopauzës bëhet kur të paktën të kenë kaluar 12 muaj nga cikli i fundit menstrual. Edhe pse menopauza shpesh përdoret në një konotacion negativ, duhet të keni parasyshë se bëhet fjalë për një proces biologjik natyral. Sidoqoftë, pavarësisht nga natyra e vetë procesit, menopauza sjell me vete disa sfida të cilat ndikojnë në mënyrë të ndrshme tek gratë.

Menopauza mund të ndahet në tre periudha kohore:

  • Perimenopauza – zgjat nga 8 deri në 10 vjet para menopauzës dhe kjo është periudha kur vezoret tuaja fillojnë të prodhojnë  gjithnjë dhe më pak estrogjen.
  • Menopauza – shënon ndërprerjen e cikleve menstruale të paktën 12 muaj nga cikli i fundit menstrual
  • Postmenopauza – periudha e kohës  pas përcaktimit përfundimtar të menopauzës (simptomat karakteristike fillojnë të reduktohen dhe më pas zhduken plotësisht).

Simtomat më të zakonshme të cilat shfaqen deri në periudhën e menopauzës janë:

  • Ciklet e parregullta menstruale
  • Tharje e vaginës
  • Episodet e ndjenjës së nxehtësisë dhe djersitjes së pakontrolluar të njohura ndryshe si “valë të nxehta”
  • Djersitje gjatë natës
  • Probleme me gjumin
  • Luhatje të gjendjes shpirtërore apo humorit
  • Rritje e peshës trupore
  • Rrallim i flokëve
  • Ashpërsim dhe trashje e lëkurës

Është e rëndësishme të dini se çdo grua është unike në mënyrën e saj, kështu që edhe shfaqja e simptomave nuk është e njejtë tek çdo grua, ato janë dukshëm të ndryshme në cilësi dhe sasi.

Diagnostikimi i menopauzës është i thjeshtë, d.m.th. bëhet vlerësimi i hormoneve me anë të gjakut të marrë nga venë, me test të lehtë jo-invaziv. Gjithashtu, rekomandohen ekzaminime të rregullta gjinekologjike, mamografi, kontrolli i gjendjes së glukozës dhe lipideve, dhe në varësi të historisë mjekësore, mund të rekomandohet kontrolli i gjendjes së hormonit tiroid.

Si çdo ndryshim në jetë, edhe menopauza mbart rreziqe dhe komplikime të caktuara:

  •  Osteoporoza – dendësia e kockave tuaja zvogëlohet dhe ato bëhen lehtësisht të thyeshme, për këtë arsye është e nevojshme që të bëni kontroll për vlerësimin e tyre
  • Sëmundjet kardiovaskulare – me reduktimin e përqendrimit të estrogjenit rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Rekomandohet monitorimi i presionit të gjakut, si dhe kryerja e vlerësimit kardiovaskular
  • Inkontinenca urinare – indi i vaginës tuaj humbet elasticitetin, si rezultat i kësaj shkakton presion në fshikëz
  • Çrregullimi i funksionit seksual – tharja vaginale dhe humbja e elasticitetit të mitrës mund ta bëjnë marrëdhënien tuaj seksuale të pakëndshme, kjo është dhe arsyeja pse shumë gra e ndërpresin kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
  • Rritja e peshës trupore – kur gratë të cilat tashmë kanë hyrë në menopauzë dhe gjatë kontrollit tek mjeku thonë se pothuajse nuk hanë asgjë dhe përsëri kanë shtim të peshës trupore – nuk gënjejnë. Metabolizmi ngadalësohet në mënyrë drastike, kjo është arsyeja pse shpesh është e nevojshme të reduktohet marrja e zakonshme ditore e kalorive për të ruajtur peshën ditore.

Menopauza është një proces natyral dhe si i tillë është i pashmangshëm. Trajtimi i këtij procesi ka të bëj me lehtësimin e simptomave, trajtimin dhe menaxhimin e komplikimeve të mundshme. Nëse keni vështirësi të cilat nuk mund t’i përballoni dhe mendoni për terapi farmakologjike, asnjëherë mos e merrni atë vetë, patjetër duhet të këshilloheni me mjekun tuaj endokrinolog.

Këshilla për menaxhimin më të lehtë të simptomave

– Vishni më tepër rroba, në mënyrë që të keni mundësi të zhvishni një pjesë të tyre në rast të shfaqjes së valëve të nxehta dhe të parandaloni djersitjen. Shmangni faktorët nxitës si pijet e nxehta, ushqimet pikante, sasi të mëdha të kafeinës ose alkoolit, shëtitjet në mot të nxehtë.

– Reduktoni diskomfortin vaginal dhe përdorni lubrifikantë vaginal të aprovuar me bazë uji. Shmangni ato që përmbajnë glicerinë, pasi ato mund të shkaktojnë acarim. Kryerja e rregullt e marrëdhënieve seksuale lejon rrjedhën e qarkullimit nëpër vaginë.

– Flini mjaftueshëm, bëni aktivitete të rregullta fizike, bëni kujdes dhe konsumoni ushqim të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, mos harroni të pini ujë.

– Gjeni mënyrën tuaj  për t’u relaksuar, dhe ndani më tepër kohë për veten tuaj. Për disa persona, një nga mënyrat për tu relaksuar është dëgjimi i muzikës së preferuar, për disa është leximi i librit të preferuar, për disa është shëtitja në park, etj. Ju zgjidhni atë që ju përshtatet dhe preferoni më tepër.

– Forconi muskujt e pelvisit (legenit) me ushtrime kegel, të cilat do të lehtësojnë simptomat e inkontinencës urinare.

– Shmangni duhanin

Të gjitha këto ndryshime padyshim ndikojnë në jetën e gruas, ndryshojnë jetën e saj të përditshme dhe perceptimin e jetës. Mos harroni, nuk jeni as të parat as të fundit që përballeni me një problem të tillë, shumë gra para jush kanë kaluar të njejtat probleme dhe shumë gra të tjera pas jush do të vazhdojnë të përballen me të njëjtën gjë. Mos kini ndrojtje nga ky proces, ndihuni krenare për veten tuaj dhe jini të vetëdijshme për bukurinë që sjell çdo periudhë e jetës, por mbi të gjitha, informohuni për sfidat shëndetësore që sjell mosha dhe kontrolloni veten rregullisht.

Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe

Si të mbroheni nga ndikimi i diellit gjatë ditëve të nxehta të verës?

Ende jemi në vazhdim të stinës së verës kështu që këshillat për mbrojtjen e duhur ndaj diellit janë gjithmonë të mirëpritura. Shumë prej nesh, përkundër rekomandimeve tashmë të njohura për mbrojtjen ndaj diellit në jetën e përditshme, ende nuk i praktikojnë këshillat e dhëna dhe kështu e vënë në rrezik lëkurën dhe shëndetin e tyre.

Rrezatimi i diellit

Tepër të njohura janë benefitet shëndetësore nga ekspozimi i kontrolluar ndaj rrezeve të diellit, por për të pasur efekt pozitiv është e nevojshme të paktën një dozë e vogël e rrezeve të diellit – 15 minuta çdo ditë. Çdo ekspozim i tepërt ndaj diellit i tejkalon efektet pozitive dhe përfundimisht çon në dëmtim të përhershëm të lëkurës dhe në rritje të rrezikut për të gjitha llojet e tumoreve të lëkurës.

Indeksi UV është një masë ndërkombëtare, shkencore e nivelit të rrezatimit ultravjollcë nga dielli. Përdoret për të përshkruar fuqinë e diellit në një vend dhe kohë të caktuar. Indeksi varion nga 1 në 11. Sa më i lartë të jetë niveli, aq më i madh është rreziku i dëmtimit të lëkurës.

Ekzistojnë tre lloje UV të rrezatimit të diellit. UV-C të cilat konsiderohen si më të rrezikshmet, thithen plotësisht nga shtresa e ozonit; Rrezet e diellit UV-A dhe UV-B kanë shkallë të ndryshme të depërtimit të lëkurës dhe efekte të ndryshme në trupin e njeriut. Rrezet UV-A dhe UV-B depërtohen në thellësi të lëkurës, kështu që ekspozimi i tepruar dhe i pakontrolluar ndaj tyre shkakton efekte të shumta anësore, siç janë plakja e parakohshme e lëkurës, pigmentimi, reaksionet alergjike, djegiet, dhe në rastin më të keq mund të shkaktoj kancer të lëkurës. Lexoni më tepër

Dëmtimi i lëkurës nga rrezet e dielli është i përhershëm. Çdo periudhë pasuese e ekspozimit të zgjatur i bën më shumë dëme sistemit lokal të dobësuar imunitar dhe materialit gjenetik të lëkurës. Djegiet shërohen brenda disa ditësh, por ndryshimet kryesore në lëkurës mbeten.

Ajo çfarë është e rëndësishme për të theksuar është se të gjithë ne luajmë rol të rëndësishëm në parandalimin e përditshëm të tumoreve të lëkurës, beteja fillon që në momentin kur ju jeni të vetëdijshëm për rrezikun, dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me të – nga fushata Euromelanoma. Mos lejoni të mundni nga sëmundja për shkak të mohimit apo neglizhimit!

Këshilla të dobishme që ndihmojnë në parandalimin e efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit

  • Shmangni ekspozimin e diellit gjatë periudhës kur indeksi i rrezeve të diellit është mi i lartë, d.m.th. nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite. Gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të qëndroni nën hije.
  • Nuk këshillohet ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve të diellit me qëllim për ti dhënë ngjyrë të errët. Sidoqoftë, nëse vendosni të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit, duhet ta bëni atë gradualisht (ditën e parë vetëm një orë, ditën e dytë dy orë, etj.).
  • Rrobat janë mbrojtja më e mirë nga dielli dhe ato duhet të jenë prej pëlhure të lehta dhe me ngjyra të zbehta, me mëngë të gjata madje edhe këmbët duhet të jenë të mbuluara.
  • Duhet të mbani kapelë me strehë të gjerë për të siguruar mbrojtje të mirë nga dielli për sytë, veshët, fytyrën, shpinën ose qafën. Syzet e diellit me mbrojtje të lartë UV – A dhe UV – B do të reduktojnë ndjeshëm dëmtimin e syve nga ekspozimi i diellit.
  • Duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës të  lartë (SPF) të paktën 30, me formulë të papërshkueshme nga uji. Pajisjet mbrojtëse duhet të përdoren edhe kur dilni jashtë vetëm për një kohë të shkurtër, duke filluar nga stina e pranverës deri në vjeshtë!
  • Produktet me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit duhet të jenë të përshtatshëm për fenotipin e lëkurës tuaj, këto produkte mund të jenë në formë kremi, xheli, në formë fluide dhe duhen aplikuar të paktën gjysmë ore para ekspozimit në diell. Aplikimi i tyre duhet të përsëritet çdo dy orë.
  • Personat të cilët janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të lëkurës (p.sh. personat me flokë me ngjyrë të çelët ose të kuqe dhe me lëkurë tepër të bardhë, personat të cilët kanë shumë nishane në trup, personat të cilët më parë janë trajtuar nga kanceri i lëkurës, etj.) duhet të mbrohen dhe të përdorin produkte me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit përgjatë gjithë vitit.
  • Një kategori e veçantë janë fëmijët. Deri në moshën 1 vjeçare nuk rekomandohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël duhet të mbrohen me kapelë, syze dielli dhe veshje mbrojtëse të veçanta.
  • Nuk duhet harruar pasqyrimi i rrezeve të diellit nga sipërfaqe të ndryshme, dëbora, uji, rëra dhe depërtimi i rrezeve të diellit nëpër retë. Produktet me faktor mbrojtës duhet të përdoren edhe kur moti është me re.
  • Kabinat solare për nxirjen e lëkurës duhet të shmangen

Si përfundim, ajo që duhet të mbani mend është se ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV dëmton fijet e kolagjenit të lëkurës, shkakton dëme në nivelin molekular dhe shkakton formimin e radikalëve të lirë. Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të ditëve të gjata të kaluara në plazh, por edhe për shkak të ekspozimit të përditshëm pa mbrojtje  ndaj rrezatimit diellor siç është vajtja deri tek makina, puna në  ambient të hapur,  madje edhe puna apo qëndrimi pranë dritares.

Prandaj, nxirja e lëkurës do të thotë lëkurë e dëmtuar, d.m.th. shenjë se trupi po lufton dhe po përpiqet të mbrohet nga dëmtimi shtesë i ADN-së.

Dr. Aleksandra Lazarevska
Specialiste dermatovenerologe

 

Metodë inovative në fizioterapi për trajtimin e inkontinencës urinare

Inkontinenca urinare është paaftësia për të kontrolluar fshikëzën ose pamundësia për të mbajtur urinën. Shumë shpesh inkontinenca urinare është shkaku bazë i shfaqjes së sëmundjeve të tjera. Shkalla e mosmbajtjes së urinës mund të jetë nga urinimi i rastësor i shkaktuar nga teshtima dhe kollitja deri tek urinimi i menjëhershëm dhe i pashmangshëm gjatë nevojës për të  përdorur tualetin. Kjo gjendje paraqitet për shkak të dobësisë së sfinkterëve, dmth muskujve rrethorë që kanë funksion për të lëshuar urinën me vetëdije ose në mënyrë të kontrolluar. Ekzistojnë disa lloje të inkontinencës urinare:

  • Inkontinenca e stresit
  • Inkontinenca urgjente
  • inkontinenca e përzierë
  • Inkontinenca funksionale

Diagnoza bëhet nga mjeku urolog ose gjinekolog, në mënyrë që të vendosë se çfarë lloj trajtimi është i nevojshëm për ti dhënë zgjidhje këtij problemi. Zakonisht rekomandohet që trajtimi të jetë konservator / jo-kirurgjik, duke filluar me fizioterapi.

Me avancimin e teknologjisë në trajtimin e kësaj gjendje, është futut edhe një metodë e re inovative “stimulim funksional magnetik”, i cili vitet e fundit është vendosur apo pozicionuar shpejt si një metodë e provuar për trajtimin e inkontinencës.

Bëhet fjalë për një elektroterapi të re dhe të zhvilluar në të cilën përdoret teknologjia speciale FMS, d.m.th fushë magnetike pulsuese e krijuar nga pajisja Tesla Care Prestige që shkakton kontraktime të thella të muskujve. Teknologjia FMS përdor vetitë induktive të fushës magnetike për depërtimin e indeve të thella dhe kështu stimulon muskujt që nuk mund të synohen nga elektrostimulimi klasik.

Stimulimi funksional magnetik nuk shkakton dhimbje, mund të funksionojë pa kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, nuk i stimulon nervat në sipërfaqen e lëkurës dhe për këtë arsye është më i pranueshëm se elektrostimulimi klasik. Fushat magnetike depërtojnë lehtë në veshje, inde dhe kocka dhe depërtojnë deri tek indet e paarritshme.

Trajtimi me FMS rrit forcën dhe qëndrueshmërinë e muskujve të pelvisit (legenit). Përveç këtij trajtimi, pacienti mësohet se si të kryejë siç duhet ushtrime për ta forcuar këtë muskulaturë. Kjo siguron një lehtësim efektiv dhe afatgjatë të lëshimit të pakontrolluar të urinës dhe forcimit të muskujve në pjesën e poshtme të pelvisit. Me ndihmën e 4 aplikatorëve FMS, disa grupe të muskujve trajtohen me sukses gjatë të njëjtin trajtim, përveç muskujve të pelvisit, gjithashtu stimulohen muskujt e barkut dhe të shpinës. Mund të përdoret tek gratë dhe burrat, për të gjitha llojet e inkontinencës urinare dhe fekale, për rehabilitim më të shpejtë pas operacionit apo pas lindjes tek gratë, dhe madje edhe në rastet e mosfunksionimit seksual ose dhimbjeve kronike në pelvis ose në pjesën e poshtme të shpinës (mesit).

Stimulimi funksional magnetik sipas hulumtimeve të mëparshme ndihmon me sukses në diagnozat dhe gjendjet e mëposhtme:

  • Inkontinenca e stresit
  • Inkontinenca urinare e përzier
  • Inkontinenca fekale
  • Rehabilitimi i pas lindjes
  • Rehabilitimi i muskujve nëpjesën e poshtme të pelvisit pas operacionit
  • Prostatiti kronik
  • Mosfunksionim erektil
  • Problemeve si pasojë e qarkullimit të dobët.

Mënyra e kryerjes së terapisë:

Trajtimi është i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë të pacientit. Gjatë terapisë pacienti është i veshur dhe qëndron i qetë në një karrige të veçantë për inkontinencë FMS. Gjatë stimulimit, pacienti përqendrohet në kontraktimet e muskujve, gjë që lehtëson stërvitjen e vetë muskujve. Trajtimi është jo-invaziv, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Zgjat nga 15 deri në 20 minuta dhe aplikohet çdo dy ditë për një periudhë prej 2 deri në 3 javë. Përmirësimi mund të ndihet edhe gjatë trajtimeve të para.

Forcimi pas lindjes i muskujve të pelvisit është një parakusht kryesor për parandalimin e inkontinencës, sepse gjatë shtatzënisë pesha e mitrës rritet dhe së bashku me ndryshimet hormonale shkaktojnë presion të madh në sfinkterët – muskujt e pelvisit, gjë që zvogëlon elasticitetin e tyre. Lindja tek gratë mund të shkaktojë më tej shtrirje ose dëmtim të nervave ose muskujve që përfundimisht çon në lëshimin e pakontrolluar të urinës ose shkarkimit të fekaleve pas lindjes së fëmijës.

Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e inkontinencës është fillimi i hershëm apo në kohë i fizioterapisë. Trajtimi i kombinuar i ushtrimeve (stërvitjes) dhe stimulimit funksional magnetik lejon që muskujt e pelvisit të rimarrin tonifikimin, forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre pas aktit të lindjes tek gratë.

Inkontinenca urinare nuk mund të fshihet dhe neglizhohet, kështu që është e nevojshme të kërkoni ndihmë dhe të informoheni në kohën e duhur për mënyrat e trajtimit.

Ventilimi joinvaziv me presion pozitiv të vazhdueshëm (CPAP)

Terapia CPAP (Continuous Positive Airway Preasure) është metodë instrumentale në terapinë e frymëmarrjes me anë të së cilës vazhdimisht izolohet presioni pozitiv shtesë në rrugët e frymëmarrjes gjatë gjithë ciklit respirativ me ndihmën e aparatit të frymëmarrjes. Kjo terapi kryhet me qëllim për të hapur dhe për ti mbajtur të hapura alveolat, për të përmirësuar oksigjenimin dhe për të rritur vëllimin e mbetur të mushkërive dhe përmirësimin e presionit të pjesshëm të oksigjenit.

Bëhet fjalë për një ventilim mekanik joinvaziv që kryhet me ndihmën e një maske në fytyrë përmes së cilës oksigjeni transferohet me presion të vazhdueshëm pozitiv, trajtimi mund të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta, mund të kryhet nga një deri në dy herë në ditë.

Kjo lloj terapie kryhet pas përgatitjes së mëparshme të mushkërive, që do të thotë pas pastrimit nga sekretimi i akumuluar në mushkëri me ndihmën e terapisë së perkusionit, kullimit postural dhe inhalimit të aerosolit. Vetëm një kombinim i tillë i fizioterapisë respirative dhe CPAP mund të japë rezultate pozitive në trajtimin e pacientit. Terapia mund të kryhet në kushte spitalore dhe ambulatore.

Indikacionet për terapinë CPAP janë:

  • Atelektazat dhe parandalimi i atelektazave
  • Sëmundje obstruktive pulmonare kronike
  • Edema pulmonare,
  • Pneumonia,
  • Insuficienca e muskujve të frymëmarrjes
  • Apnea e gjumit
  • Patologji neurologjike, etj.

Efektet pozitive të trajtimit janë:

  • Normalizimi i ritmit të frymëmarrjes
  • Rritja e energjisë e cila është e pranishme gjatë ditës
  • Rritja e qëndrueshmërisë fizike
  • Normalizimi i gjumin
  • Reduktimi i presionit të gjakut
  • Reduktimi i rrezikut të shfaqejes së infarktit në zemër dhe në tru
  • Rritja e efikasitetit në shtëpi ose në punë
  • Rritja e cilësisë së jetës.

Kinesiterapia ose ushtrimet mjekësore gjithashtu luajnë një rol të madh në trajtimin e sëmundjeve respirative, sepse qëndrueshmëria e muskujve të frymëmarrjes ndihmon në përmirësimin e gjendjes së frymëmarrjes tek pacienti dhe për këtë arsye kërkohet një qasje të përbashkët në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Konsultohuni me fizioterapistët tanë për të marrë më shumë informacione rreth terapisë dhe bëni rezervimin për trajtime ambulatore.

Goran Kungulovski i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga Faktor.mk me temë: Llojet e testeve për zbulimin e koronavirusit

Goran Kungulovski, drejtor teknik i Bio Enginering dhe drejtues i laboratories për mjekësi të personalizuar në Spitalin klinik Zan Mitrev për Faktor.mk  shprehet se në Zan Mitrev Clinic bëhen edhe teste urgjente, në të njëjtën ditë ose në një datë të përgjedhur nga vetë pacientët. Në lidhje me pyetjen nëse ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve, dhe nëse po, cili është ndryshimi ndërmet tyre, Kungulovski thekson se laboratoria gjenetike dhe mjekësisë së personalizuar ofron teste të bazuara RT-PCR të cilat janë të pajisura me çertifikatë CE-IVD dhe janë në listën e përdorimit urgjent të OBSH dhe / ose FDA.

Me këtë lloj testi, zbulohet direkt prania e virusit në mostrën e marrë nga hunda dhe fyti. Laboratori ynë, përveç qasjeve të tij diagnostikuese, është i vetmi laborator privat që kryen veprimtari kërkimore shkencore. Është laboratori i pari që ka sekuencionuar gjenomin e koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) nga pacientët maqedonas dhe ka zbuluar se “lloji” i virusit në maqedoni transmetohet më lehtë se “lloji” i virusit në Wuhan. Si pjesë hulumtuese, laboratori ka zhvilluar gjithashtu një test të shpejtë të zbulimit të koronavirusit duke përdorur amplifikimin izotermik të ndërmjetësuar nga transkriptimi i kundërt (RT-LAMP).

Mostrat PCR të vërtetuara nga 503 pacientë janë të miratuara në mënyrë interne dhe ka një ndjeshmëri të shkëlqyeshme për zbulimin e 100 kopjeve në reagimin e viruseve. Në mënyrë të ngjashme me PCR dhe RT-LAMP, bën zbulimin e drejtpërdrejtë të virusit në mostrën e marrë. Përmes këtij testi, rezultatet fillestare mund të merren për 12-80 minuta, në varësi të përqendrimit viral tek pacienti. Laboratori është në kontakt me institucionet e autorizuara në lidhje me marrjen e licencës për të punuar me këtë test të veçantë dhe unik. Në Spitalin klinik Zan Mitrev, gjithashtu bëhen teste për të zbuluar nëse pacienti tashmë e ka kaluar virusin nëpërmjet detektimit të pranisë së antitrupave IgG.

Për kryerjen e testit RT-PCR nevojiten minimum 3 orë në rrethana optimale (pandemia nuk mundëson rrethana optimale). Për shkak se dhënia e rezultateve është një proces organizativ kompleks dhe multidisiplinar që përfshin teknikë laboratorik, administratorë dhe biologë molekularë, marrja e rezultateve varet nga numri i kryerjes së testeve gjatë ditës. Me kryerjen e testeve prej 200-300 në ditë, 99% e rezultateve merren të njëjtën ditë ose një ditë më vonë, theksoi Kungulovski.

Në të njëjtën kohë ai informon se spitali nuk ofron paketa familjare, por është e mundur që të kryhen teste të grupuara pooling, të cilat janë mënyra më efektive për ekzaminimin e koronavirusit, lidhur me çmimin Kungulovski thekson se informacionet lidhur me të gjitha testet, ofertat dhe zbritjet e ndryshme është në dispozicion janë administratorët e klinikës, 24 orë çdo ditë të javës.

Dita Botërore e Dhurimit të Organeve

Dita Botërore e Dhurimit të Organeve shënohet çdo vit me datë 13 gusht. Në këtë ditë, shoqatat dhe mbështetësit e kësaj veprimtarie humanitare ndërmarrin aktivitete të shumta me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të motivuar njerëzit që të dhurojnë organet e tyre të shëndetshme pas vdekjes, duke shpëtuar kështu shumë jetë.

Informacioni i vazhdueshëm synon gjithashtu eliminimin e miteve dhe frikës që ekziston në lidhje me dhurimin e organeve dhe natyrisht ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij akti me vlera të larta humanitare.

Çfarë nënkupton dhurimi i organeve?

Nënkupton dhurimin vullnetar të organeve pa asnjë kompensim, si nga ana e personit të gjallë ashtu edhe nga personi i cili  ka humbur jetën dhe transplantimi i organeve të tyre bëhet në trupin e personit tjetër i cili ka nevojë për trajtim.

Në Maqedoni, legjislacioni për transplantimin e organeve dhe indeve është shumë bashkëkohor dhe i përshtatur në përputhje me ligjin për marrjen dhe transplantimin e organeve, të cilat më pas përdoren për trajtim tek pacientët të cilët kanë nevojë. Ligji parashikon përveç dhurimit të organeve nga një dhurues i gjallë i cili mund të dhurojë veshkë, palcë të kockës, një pjesë të mëlçisë, dhurues të jenë edhe personat të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, e quajtur ndryshe transplant kadaverik. Familjarët duhet të dinë se vdekja e trurit tek personit të tyre i afërt është e njëjtë me vdekjen. Bëhet fjalë vetëm për çështje kohe, ditësh apo orësh se kur do të ndodh  vdekja e plotë. Dhurimi i organeve është një akt tepër i madh dhe humanizëm i papërshkrueshëm që në momente të tilla të mundësohet vazhdimi i jetës së atyre pacientëve, të cilët sëmundja i ka privuar nga jeta e përditshme normale. Zan Mitrev Clinic mbështet dhurimin e organeve.

Fakte interesante lidhur me gjendrën tiroide

Regjistrimet e para historike të gjendrës tiroide janë më të lashta nga ç’mendohet

Ekzistenca e gjëndrës tiroide dhe sëmundjet e saj, janë vërejtur mijëra vjet më parë. Rreth vitit 1600 (para erës së re) në Kinë përdorej sfungjer i djegur dhe alga deti (që përmbajnë jod) për trajtimin e gjendrës tiroide të zgjeruar e njohur ndryshe si Goiter.

Gjëndra tiroide quhet edhe gjëndra tiroide

Quhet gjëndër tiroide sepse emri i saj latin (glandula thyreoidea) vjen nga një fjalë e lashtë greke që praktikisht do të thotë “formë mburoje”. Nëse aktualisht po imagjinoni një mburojë dhe kjo formë nuk përputhet me atë të gjëndrës tiroide, keni absolutisht të drejtë. Por, në Greqinë e lashtë mburojat kanë pasur një formë të ndryshme nga ajo që ne njohim sot. Thjeshtë si kujtesë, cili prej jush e mban mend Brad Pitt si Akili në filmin Troja? Besoj se pjesa më e madhe e popullatës femërore, por a ju kujtohet mburoja e tij?!

Gjëndra tiroide prek pothuajse çdo qelizë të trupit tuaj

Hormonet tiroide rregullojnë funksionet metabolike të qelizave në trup, duke stimuluar indet për të prodhuar proteina, si dhe duke rritur sasinë e oksigjenit në dispozicion të qelizave. Kështu, hormonet tiroide ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizmin tuaj, dmth sa shpejt apo ngadalë do të funksionojë zemra juaj, truri, muskujt, mëlçinë, etj.

Gjëndra tiroide është ngrohësi i organizmit tuaj

“Nëse hipofiza është termostati, atëherë gjëndra tiroide është furra e organizmit tuaj” – ky citat mund të përshkruajë më së miri boshtin e hipofizës-tiroides, sepse kur keni ftohtë gjëndra e hipofizës stimulon çlirimin e hormonit stimulues të tiroides, i cili nga ana tjetër ndikon në gjëndrën tiroide dhe ajo fillon të lëshojë në qarkullim sasi të mëdha të hormoneve tiroide, si rezultat i të cilave trupi juaj ngrohet.

Çrregullimet e tiroides mund të ekzistojnë për vite të tëra para se të diagnostikohen

Shumë shpesh, simptomat e çrregullimeve të tiroides zgjasin me vite, kryesisht për shkak të faktit se simptomatologjia nuk është specifike dhe zhvillohet gradualisht. Nëse çrregullimi i tiroides  nuk trajtohet dhe vazhdon të progresojë për një kohë të gjatë, atëherë komplikimet mund të jenë  serioze.

Ankthi dhe pagjumësia janë shenja të çrregullimit të tiroides?

Fatkeqësisht, në ditët e sotme nuk janë të rrallë pacientët të cilët për shkak të ankthit, pagjumësisë, shqetësimit, dridhjes së duarve dhe humbjes së peshës trupore marrin trajtim me terapi psikiatrike, pa kontrolluar funksionin e tiroides së tyre. Të gjitha këto simptoma mund të jenë shenjë e gjëndrës tiroide tepër aktive ose e njohur ndryshe si hipertiroidizëm.

Shtimi i peshës trupore dhe depresioni mund të jenë shenja të gjëndrës tiroide joaktive

Shfaqja e shpejtë e këtyre simptomave mund të jetë shenjë e uljes së funksionit të tiroides – hipotiroidizëm. Lodhja kronike, letargjia, lëkura e thatë, së bashku me shtimin në peshë dhe depresionin e lehtë shpesh përshkruhen si rezultat i stresit dhe stilit jo të shëndetshëm të jetesës. Por, me përparimin e mjekësisë, nëse tek pacienti janë të pranishme me këto simptoma, është e nevojshme të bëhet kontrolli i funksionit të gjendrës tiroide – me anë të metodës jo-invazive e cila është e thjeshtë dhe lehtësisht e disponueshme.

“Depoziton jod” një element shumë i rëndësishëm

Në organizmin e njeriut vetëm gjëndra tiroide mund të përdorë dhe ruajë jod. Hormonet tiroide janë të vetmet që përmbajnë jod. Gjëndra tiroide jo vetëm që ka nevojë dhe shfrytëzon jodin që marrim përmes ushqimit, por gjithashtu e depoziton atë në sasi të konsiderueshme në mënyrë që të ketë doza të mjaftueshme në rast të marrjes së pamjaftueshme të jodit në organizëm.

Në vetvete përmban dozë të hormoneve potencialisht vdekjeprurëse

Gjëndra tiroide përmban një sasi të madhe të hormoneve tiroide – të cilat nëse i lëshohen menjëherë në qarkullim (një gjendje e njohur si një stuhi tiroide) mund të jetë fatale. Për fat të mirë, gjëndra tiroide kontrollohet nga sinjale të vazhdueshme dhe tejet të ndjeshme që lëvizin nëpërmjet vetë tiroides, indeve, përqendrimit të hormoneve tiroide në qarkullim dhe trurit.

Gjëndra tiroide luan një rol shumë të rëndësishëm në shtatzëni dhe zhvillimin e fetusit

Gjatë shtatëzanisë, metabolizmi përshpejtohet, dhe bashkë me të edhe nevojat e tij. Në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet në këtë gjendje të re, dhe për të mundësuar një mjedis të sigurt për zhvillimin e fetusit, truri i nënës dërgon sinjale në gjëndrën tiroide për të sekretuar më shumë hormone.

Këto janë vetëm disa nga funksionet e shumta dhe të rëndësishme të gjëndrës tiroide. Nëse më parë nuk i keni marrë seriozisht çrregullimet dhe sëmundjet e tiroides, mendohuni mirë, sepse funksionimi i duhur i tiroides është thelbësor. Të gjithë ata të cilët kanë ndonjë çrregullim të gjendrës tiroide duhet të kontrollohen rregullisht nga mjeku endokrinolog.

Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe