Bëni një hap përpara në luftën kundër diabetit!

Ngjarje

11 Nëntor, 2024

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), prediabeti është një gjendje e niveleve të rritura të glukozës në gjak mbi vlerat normale, por që ende nuk janë mjaft të larta për t’u kategorizuar si diabet. Pacientët me diabet pothuajse gjithmonë e kalojnë periudhën e prediabetit, në shumicën e rasteve pa vënë re ndonjë ndryshim. Faktorët e rrezikut për shfaqjen e prediabetit janë në thelb të njëjtë me ato të diabetit.

Këto faktorë rreziku përfshijnë moshën mbi 45 vjeç, historinë familjare pozitive të diabetit, rritjen/shtimin e peshës trupore (e ndjekur nga hiperinsulinemia ose rezistenca ndaj insulinës), praninë e sindromës metabolike (rritjen e presionit të gjakut, kolesterolit dhe shtimit në peshë), pasivitetin fizik dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Simptomat mund të jenë ose jo të pranishme. Simptomat më të shpeshta janë si në rastin e diabetit, tharja e gojës, etja, urinimi i shpeshtë, rritje e oreksit etj., si dhe mund të ndodhin edhe disa nga ndërlikimet që ndodhin te diabeti. Prediabeti manifestohet në dy gjendje: me dëmtim/ҫrregullim të glicemisë esëll dhe dëmtim të tolerancës ndaj glukozës. Prediabeti manifestohet në dy gjendje: me dëmtim/ҫrregullim të glicemisë esëll dhe dëmtim të tolerancës ndaj glukozës. Çrregullimi i glicemisë esëll diagnostikohet me evidentimin e vlerave të rritura të glicemisë esëll me gjetje të rregullta në testin oral për tolerancën e glukozës.

Ndërsa me tolerancë të dëmtuar/ҫrregullt të glukozës, kemi vlera më të larta se normale në orën e dytë gjatë testit oral të tolerancës së glukozës, por gjithsesi më të ulëta se 11.1 mmol/l. Tek disa pacientë mund të përballemi me të dyja gjendjet në të njëjtën kohë. Për diagnozën përdoren kriteret e mëposhtme: matja e glicemisë esëll 5,61 mmol/l – 6,91 mmol/l, vlera e hemoglobinës së glikozuar HbA1c 5,7% – 6,4% dhe vlera e glicemisë e matur në orën e dytë gjatë testit oral të tolerancës së glukozës me 7,81 mmol. /l – 11,1 1 mmol/l.

Në shumicën e rasteve, parashtesa “pre” diabet jep një efekt nënvlerësues për sa i përket kuptimit të përgjithshëm të kësaj gjendjeje, e cila merret fare lehtë, madje harrohet se ekziston. Duhet ditur se në këtë fazë tashmë fillon procesi i dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të zemrës, syve, trurit dhe veshkave.

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, këta pacientë kanë një rrezik të vazhdueshëm të zhvillimit të diabetit të tipit 2 (rrezik 25-40% gjatë 5 viteve të ardhshme) dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.