Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

03.09.2020

Kinesiotaping gjatë shtatëzanisë dhe dhimbjeve të ciklit menstrual

Beautiful pregnant woman with kinesio tape on her back. Back pain in pregnancy, alternative kinesio tape therapy.

A i keni vënë re shiritat  me ngjyra të ndryshme që përdorin sportistët? Këto shirita gjithashtu ndihmojnë gjatë shtatzanisë në lehtësimin e vështirësive, mbështetjen e muskujve të barkut dhe lehtësimin e ngërçeve menstruale.

Kinesiotaping është një shirit elastik, vetëngjitës që është zhvilluar që në vitin 1979. Karakteristike tek këto shirita është fakti që nuk kanë lateks, është hipoalergjik dhe mund të përdoret për disa ditë. Përdorimi i tyre është i sigurt për të gjithë duke filluar nga foshnjat deri tek pacientët e rritur.

Shiriti është 100% i përbërë nga fije pambuku dhe ngjitës mjekësor akrilik. Është i papërshkueshëm nga uji dhe nuk  ndikon në kufizimin e lëvizjes. Elasticiteti i shiritit ndikon në relaksimin dhe stimulimin e muskujve. Vetë shiriti lehtëson procesin e shërimit natyral të trupit, siguron mbështetje dhe stabilitet për muskujt dhe nyjet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik, zvogëlon dhimbjen, zvogëlon ënjtjen dhe kontrollon inflamacionin.

Kur bëhet fjalë për shtatzëninë, shiriti kinesio është një mundësi e sigurt dhe efektive e trajtimit. Dhimbja e muskujve është e zakonshme tek gratë gjatë shtatëzanisë, veçanërisht në pjesën e shpinës dhe të pelvisit (legenit), si dhe dhimbja ligamenteve (veçanërisht në pjesën e poshtme të barkut ose në pjesën e bikinit).

Në këto kushte, shiriti kinesio është një metodë alternative e përdorimit të ilaçeve. Nëse aplikohet në mënyrën e duhur, atëherë është opsioni ideal për lehtësimin e dhimbjeve gjatë shtatëzanisë.

Aplikimi i shiritave kinesio në pjesën lumbare të shpinës ose në pjesën e poshtme të barkut ndihmon në balacimin e peshës dhe gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe dhimbjes që shfaqet.

Ekzistojnë disa lloje të shiritave kinesio që mund të ndikojnë për mbështetjen e barkut gjatë shtatzanisë, muskujve të barkut dhe shpinës.

Brez” abdominal, shirita mbështetës vertikal, “brezpër foshnja, аplikim për mbështetje të plotë të barkut, aplikim i kombinuar për palcën lumbale dhe muskujt e barkut, aplikim për mbështetje të diafragmës, etj.

Me aplikimin e njërës prej këtyre teknikave (sipas nevojës) arrihen efekte të ndryshme: ngritja e barkut dhe lehtësimi apo çlirimi i presionit në pjesën e pelvisit, lehtësimi i dhimbjeve në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës, mbështetja dhe ngritja e pjesës së poshtme të barkut, ulja e pjesës së sipërme të barkut dhe çlirimi i diafragmës për të lehtësuar frymëmarrjen.

Këto aplikacione mund të kombinohen me aplikimin e duhur për muskujt e shpinës, veçanërisht në pjesën lumbale të shpinës.

Duhet theksuar se ekzistojnë teknika të përshtatshme që përdoren në trajtimin e “shenjave” nga lindja cezariane. Ato ndihmojnë në lehtësimin e muskujve të barkut në atë zonë, si dhe lirimin e fascisë.

Teknika e kinesiotaping mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve të barkut gjatë ciklit menstrual dhe çlirimin e muskujve të barkut. Me anë të teknikave të përshtatshme siç është siç është përdorimi i EDF – kinesiotaping mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjeshëm të dhimbjeve të muskujve gjatë kushteve të tilla.

Gjatë shtatëzënësisë, pas lindjes, madje edhe gjatë ditëve të ciklit menstrual, këshillohuni dhe kërkoni ndihmë nga fizioterapisti juaj.