00389 2 3091 484
9 Qershor, 2025
Oda e Mjekëve, me shënimin e 33-vjetorit të ekzistencës së saj si një organizatë profesionale e pavarur e mjekëve në vendin tonë, ndau ҫertifikata mirënjohje për të gjithë ata mjekë që treguan ekspertizë, sakrificë dhe humanizëm të jashtëzakonshëm dhe u përfshinë në shpëtimin dhe trajtimin e të lënduarve në zjarrin në diskotekën e qytetit të Koçanit.
Ekipi i klinikës sonë, i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev, mori gjithashtu ҫertifikata mirënjohje për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm në trajtimin e viktimave që u trajtuan në klinikën tonë.
“Mjekët nuk janë vetëm mjekë, ata janë studiues, inovatorë, edukatorë, janë bartës të shpresës dhe mbështetjes për çdo pacient. Përkushtimi i tyre ndaj jetës dhe shëndetit të ҫdo individi është themeli i shëndetit publik dhe stabilitetit shoqëror. Mjekët janë nxitësit e progresit mjekësor, duke kërkuar vazhdimisht zgjidhje dhe terapi të reja për të përmirësuar cilësinë e jetës. Përmirësimi i statusit të tyre me ofrimin e kushteve më të mira të punës, arsimimit të vazhdueshëm dhe fuqizimit ekonomik, nuk ka të bëj vetëm me trajtimin e tyre, por edhe me investimin në të ardhmen e të gjithë shoqërisë” – tha Presidentja e LKM, Prof. Dr. Kalina Grivҫeva-Stardelova, gjatë dorëzimit të ҫertifikatave të mirënjohjes.
Ky është një gjest i vogël për këtë vepër të madhe, është një akt i sinqertë mirënjohje për përkushtimin e tyre pa rezerva ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve.
Oda e Mjekëve u themelua më 5 qershor 1992, me iniciativën e disa mjekëve nga Shoqata Mjekësore e Maqedonisë. Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Odës u mbajt në ambientet e Spitalit Ushtarak. Dhjetë vjet më vonë, Oda mori autorizim publik për të lëshuar licenca pune, për të organizuar provime profesionale dhe për të akredituar ngjarje të arsimit të vazhdueshëm mjekësor, duke krijuar kështu një sistem shumë të rëndësishëm për rregullimin e profesionit mjekësor që na afron drejtpërdrejt me standardet evropiane.