00389 2 3091 484
14 Maj, 2025
Katarakti, ose më i njohur gjerësisht si “perde”, është mjegullimi/turbullimi i lentes natyrale në sy. Lentja vendoset pas bebëzës së syrit dhe funksioni i saj lidhet me fokusimin e shikimit në distanca të ndryshme dhe marrjen e një imazhi/pamje të qartë. Mjegullimi/turbullimi i lentes çon në shpërndarjen e dritës, turbullimin e shikimit dhe humbjen graduale të shikimit.
Kataraktet janë zakonisht rezultat i ndryshimeve në strukturën e lentes të shkaktuara nga mosha. Me kalimin e kohës, struktura e lentes ndryshon përbërjen dhe ajo humbet transparencën duke e bere shikimin te t. E gjithë kjo ndikon në përkeqësimin e shikimit dhe uljen graduale të tij. Ky është lloji më i zakonshëm i kataraktit – i lidhur me moshën. Ndonjëherë, përveç moshës, katarakti mund të shfaqet edhe për arsye të tjera, si p.sh. të jetë kongjenital, pasojë e një ndikimi traumatik, të jetë shkaktuar nga një proces post-inflamator i syrit ose edhe të jetë patologjik – për shkak të pranisë së ndonjë sëmundjeje tjetër.
Simptomat tipike të kataraktit janë: shikim i dyfishtë, shikim i turbullt, shikim i vështirë ose i zbehtë i ngjyrave (veҫanërisht blu), vështirësi në shikim në errësirë, aureola ose shkëlqim verbues (reflektim) rreth objekteve të ndritshme, ndryshime të shpeshta të lenteve të kontaktit ose numrit të syzeve, humbje e perceptimit të thellësisë, lodhje e syve dhe dhimbje koke.
Lloji i kataraktit përcaktohet nga pjesa e lentes që është e turbullt dhe koha kur është shfaqur turbullimi.
Ekzistojnë disa lloje të kataraktit:
I vetmi trajtim për kataraktin është operacioni!
Kataraktet nuk trajtohen me ilaçe, e vetmja metodë është ndërhyrja kirurgjikale.
Kataraktet nuk mund të shërohen me ilaçe, pika për sy, ushtrime ose përdorimin e syzeve. E vetmja mundësi është heqja e lentes së errësuar dhe zëvendësimi i saj me një implant (lente intraokulare) që do të kryejë funksionin e lentes natyrale dhe do të mbetet në sy përgjithmonë.
Në spitalin tonë, operacionet e kataraktit kryhen duke përdorur teknikën FAKO (Fakoemulsifikim). Kjo është metoda më e re e zhvilluar në botë. Në rastin e përdorimit të kësaj metode, nuk është e nevojshme të pritet që katarakti të piqet dhe pacienti nuk ka pse të jetojë me shikim të dëmtuar për kohë të gjatë.
Periudha e rikuperimit është e shkurtër.
Lentet intraokulare që implantohen gjatë operacionit kryejnë/marrin përsipër funksionin e lentes natyrale. Në varësi të faktit nëse përqendrohen në distancë dhe/ose afër, nëse korrigjojnë fokusime të shumëfishta dhe astigmatizëm, ato ndahen në disa lloje:
Ekipi ynë i oftalmologëve ju pret. Për rezervimin e terminit telefononi në 02/3091-484