00389 2 3091 484
5 Maj, 2025
Foshnja e porsalindur është simbol i një fillimi të ri – si fizik ashtu edhe emocional. Nuk është vetëm një “njeri i vogël”, por një person që tashmë mëson, ndjen dhe komunikon. Ardhja në jetë e foshnjës është periudhë e mrekullueshme e mbushur me përgjegjësi dhe dashuri – një kohë që kalon shpejt, por mbahet mend përgjithmonë.
28 ditët e para pas lindjes së foshnjës njihen si periudha neonatale. Është një kohë ndryshimesh të mëdha dhe të shpejta, një kohë kur çdo frymëmarrje, çdo lëvizje dhe çdo reagim i të porsalindurit ka një domethënie të rëndësishme.
Kjo periudhë fillon me të qarën e parë – një shenjë se mushkëritë kanë filluar të punojnë. Në ato momente të para, trupi i foshnjës kalon nëpër ndryshime dramatike: nga mbështetja e nënës, pra funksioni i foshnjës nëpërmjet trupit të nënës, kalon në frymëmarrje të pavarur, ruajtjen e temperaturës së trupit, tretjen, sekretimin dhe përshtatjen e metabolizmit të përgjithshëm. Është një kohë përpjekjesh të mëdha fizike dhe fiziologjike, por edhe një kohë kur hidhen themelet për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm.
Në pamje të parë, foshnja duket i përgjumur dhe i qetë, por organizmi i foshnjës nuk pushon. Ja çfarë i intereson më shumë prindërit:
Gjatë periudhës neonatale, foshnja është nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor. Gjatë kësaj periudhe bëhet:
Kjo është periudha më e vështirë, një periudhë adaptimi për të porsalindurin, por edhe për prindërit ndaj tij. Foshnja e porsalindur nuk mund të flasë, por mund të ndiejë. Ndjen ritmin e zemrës së nënës, aromën e babait, ngrohtësinë e shtëpisë. Trupi ifoshnjes, megjithëse i vogël, ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur dhe për të mbijetuar. Por në të njëjtën kohë, kjo është edhe periudha kur foshnja është më e ndjeshme ndaj infeksioneve, prandaj është e rëndësishme:
Përfundim: