Festoni të sigurt

Doza e shëndetit ditor

27 Dhjetor, 2024

Festat e fundvitit priten me padurim dhe eufori të madhe. Të rrëmbyer nga atmosfera, shpesh, veҫanërisht fëmijët dhe adoleshentët, përdorin materiale piroteknike për të krijuar atmosferë festive.

Përdorimi i materialeve piroteknike të ndezshme si fishekzjarre mund të çojë në pasoja të rënda negative për shëndetin. Fishekzjarret mund të jenë tërheqëse për t’u parë, por ato mund të jenë vdekjeprurëse nëse përdoren në mënyrë jo adekuate dhe janë gjithashtu të dëmshme për mjedisin.
Për të gjitha rreziqet, lexoni në tekstin në vijim nga Dr. Ilina Gaxhevska-Tomulevska – subspecialiste në kirurgji plastike dhe rikonstruktive në Spitalin klinik Zhan Mitrev.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për sensibilizimin e qytetarëve, lëndimet që lidhen me përdorimin e materialeve piroteknike janë të pranishme dhe të shpeshta, duke i shndërruar shpesh momentet festive në shtrim për shkak të lëndimeve dhe në rastin më të keq, invaliditetit të përhershëm e deri në vdekje të padëshiruar.
Pjesët e trupit që lëndohen më shpesh nga përdorimi i materialeve piroteknike janë gishtat dhe duart. Por jo rrallëherë vuajnë edhe koka, fytyra, veshët dhe sytë. Djegiet janë lëndimi më i shpeshtë, por sigurisht nuk përjashtohen dëmtime të tjera nga shpërthimi që ndodh gjatë përdorimit të këtyre materialeve piroteknike.

Ngjyrat e ndezura nga fishekzjarret krijohen nga kripërat metalike pluhur që prodhuesit piroteknikë i shtojnë predhave shpërthyese të fishekzjarreve. Bakri prodhon gjyrën blu, bariumi prodhon jeshile dhe stroncium prodhon ngjyrën e kuqe. Pluhuri i magnezit mundëson ndezje intenzive të të bardhës – në fakt, magnezi digjet aq shumë saqë përdoret në shpërthime ushtarake.

Dhe shumë shpesh ato përmbajnë plumb dhe substanca të tjera kimike të ndaluara. Tymi nga përdorimi i materialeve piroteknike kontribuon në ndotjen e ajrit. Azoti dhe squfuri, të cilat përdoren për të krijuar ngjyra dhe efekte speciale, mund të ndërveprojnë me oksigjenin për të formuar acid nitrik dhe sulfurik që janë shumë të fortë dhe të dëmshëm për mushkëritë.

Pra, jini të përgjegjshëm, festoni në mënyrë të sigurt për ju dhe të dashurit tuaj. Sigurisht, në rast se shfaqet nevoja për kujdes mjekësor, qendra jonë e urgjencës punon çdo ditë të javës pa përjashtim, 24/7. ☎️ 02/3091-484