Klinika Zhan Mitrev me përfaqësuesit e saj në Kongresin e Katërt Ndërkombëtar të Studentëve të UGD

Ngjarje

22 Maj, 2025

Në kongresin e këtij viti të organizuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UGD, i cili u mbajt në Shtip nga 15 deri më 17 maj, mjekët tanë mbajtën prezantimet e tyre profesionale para studentëve të shumtë. Lidhur me temën e përbashkët të gjendjeve urgjente në mjekësi, secili prej mjekëve mbajti prezantim. Dr. Aleksandar Milosavljeviq mbajti një ligjëratë mbi gjendjet e urgjencës në kardiologji, ndërsa Dr. Simona Despotovska prezantoi mbi gjendjet e urgjencës në anestezi dhe kujdes intenziv.
Dr. Eleonora Lazarova prezantoi gjendjet urgjente në neurologji, ndërsa Dr. Mihail Taushanov prezantoi gjendjet urgjente në neurokirurgji. Dr. Jelena Goluboviq foli për gjendjet urgjente në gjinekologji dhe obstetrikë.
Në këtë kongres prezantuan edhe Prof. Dr. Milka Klinçeva dhe Doc. Dr. Oliver Bushletiq, i cili u prezantoi studentëve tema kushtuar bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet klinikës sonë dhe universitetit, si dhe metodave më të fundit të aplikimit të implantimit transkateter të valvulës aortale.

Në këtë kongres ndërkombëtar morën pjesë studentë, mjekë të rinj, hulumtues dhe ekspertë nga vende të ndryshme, të cilët shkëmbyen përvoja dhe njohuri në fushën e mjekësisë. Ky aktivitet ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për studentët që të marrin pjesë në seminare të shumta dhe të krijojnë kontakte me profesionistë mjekësorë nga rajoni dhe më gjerë. Të gjithë pjesëmarrësve dhe vizitorëve të këtij kongresi, studentë dhe mjekë, i’u prezantuan nga afër kapacitetet dhe shërbimet e klinikës dhe qendrës rajonale diagnostikuese Zhan Mitrev Diagnostik në Strumicë, si dhe mundësitë e mundshme për punësimin dhe zhvillimin e tyre profesional.

Klinika jonë tradicionalisht e mbështet këtë kongres si pjesë e strategjisë për ndarjen e njohurive, përvojave dhe avancimin e shkencës mjekësore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përveç Klinikës Zhan Mitrev, edhe kompania Fila Farm u prezantua stendën e saj, duke dhuruar për të pranishmit doza vitaminash nga marka ortomolekulare e njohur në mbarë botën “Orthomol” .