Ligjërata për mbështetjen e muajit të shëndetit të meshkujve

Ngjarje

19 Nëntor, 2024

Dr. Goran Balevski – specialist urolog, para punonjësve të kompanisë Wurth Macedonia, mbajti ligjëratë edukative me temë “Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ekzaminimeve parandaluese për parandalimin e sëmundjeve malinje te popullata mashkullore”. Natyrisht, atyre iu dhanë edhe këshilla përsa i përket lidhjen së këtyre kushteve me mënyrën moderne të jetesës.

Tema ngjalli interes të madh tek të pranishmit  që u demostrua me një numër të madh pyetjesh, veçanërisht për sëmundjet e prostatës, problemet me fshikëzën dhe organet gjenitale në përgjithësi.
Ligjëratat dhe vizitat e urologëve tanë në disa prej kompanive vendase janë shenjë e shënimit të muajit të shëndetit të meshkujve i njohur më mirë si Movember. Kjo lëvizje globale synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të meshkujve dhe në vitet e fundit ka pasur një ndikim të madh në popullatën mashkullore nga këndvështrimi shoqëror.
Gajtë ligjëratës u theksua se për të reduktuar rreziqet e këtyre sëmundjeve duhet nxitur zbulimi dhe intervenimi i hershëm të tyre.

Rekomandimet janë:

  • Të bëni një jetë të shëndetshme dhe sigurisht të vizitoni mjekun urolog të paktën një herë në vit.
  • Ushqimi  i shëndetshëm, aktiviteti fizik, shmangia e alkoolit, cigareve dhe situatave stresuese.
  • Ekzaminimet e rregullta janë veçanërisht të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për zbulimin e çdo sëmundje në fazë të hershme madje përpara se të shfaqen simptomat e para.

Ekzaminimet parandaluese shpëtojnë jetën. Rezervoni terminin tuaj para se të jetë tepër vonë.