00389 2 3091 484
25 Dhjetor, 2024
Miopia është një dëmtim i shikimit që prek si të rriturit ashtu edhe fëmijët dhe manifestohet me cilësi të pamjaftueshme, pra shikim të pamjaftueshëm të saktë të objekteve në distancë.
Në përgjithësi, miopia mund të zhvillohet në periudha të ndryshme të jetës. Disa lindin me miopi, të tjerët e fitojnë atë më vonë në fëmijëri ose adoleshencë, dhe disa bëhen miopë më vonë në jetë.
Ky dëmtim i syve zakonisht fillon te fëmijët e moshës shkollore për shkak të ndryshimit të stilit të tyre të jetesës. Ata kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në shkollë, në shtëpi apo ambiente të tjera të mbyllura, me dritë të reduktuar të ditës.
Dhe koha që ata shpenzojnë në pajisjet e tyre elektronike si celularët, tabletët, kopjuterat rritet gjithnjë dhe më tepër. Kjo rrit nevojën për t’u fokusuar në objekte të vogla vetëm afër, leximi dhe detyra të ngjashme ku sytë duhet t’i përpunojnë ato me saktësi. Miopia vërehet menjëherë në rast se shfaqet.
Miopia tek fëmijët mund të shkaktohet nga disa arsye dhe ekzistojnë lloje të ndryshme miopie.
Miopia kongjenitale shoqërohet me paaftësi zhvillimore të syrit gjatë zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës.
Përplasja e shpeshtë e syve (qerpikëve) është një nga shenjat e miopisë, një gjendje në të cilën objektet pranë mund të shihen qartë, por ato që janë larg jo. Oftalmologët thonë se miopia nuk është një sëmundje, por një devijim nga normalja. Frekuenca e saj është në rritje, ndaj Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës mund të preket prej saj.
Sa më e rëndë të jetë miopia, aq më të rënda mund të jenë pasojat nëse nuk trajtohet. Një prej tyre është shkëputja e retinës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të bëhet një diagnozë sa më shpejt të jetë e mundur. Okulistët/oftalmologët do ta përcaktojnë këtë me një ekzaminim të kujdesshëm të syrit dhe përthyerjen e dritës, që ndihmon në fokusimin e objekteve, dhe nëse është e nevojshme, do të përcaktojnë dioptrinë e duhur për të korrigjuar gabimet në sy.
Megjithëse miopia nuk mund të parandalohet plotësisht, përparimi i saj mund të kontrollohet. Ekzaminimet e rregullta të syve janë çelësi për monitorimin e ndryshimeve në shikim dhe rregullimin e lenteve korrigjuese në përputhje me rrethanat.
Aktivitetet në natyrë, kufizimi i kohës para ekranit dhe mbajtja e një diete të ekuilibruar të pasur me vitamina janë thelbësore për shëndetin e syve. Ato ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të miopisë, veçanërisht te fëmijët. Siguroni një dietë të ekuilibruar me vitamina A, C dhe E.
Mos harroni të kontrolloni rregullisht shëndetin e syve tuaj në mënyrë që t’i mbani ata të shëndetshëm dhe shikimin tuaj të qartë dhe të saktë.
Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484