00389 2 3091 484
2 Tetor, 2024
Në mbarë botën, muaji tetor konsiderohet një muaj rozë, sepse i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, llojin më të zakonshëm të kancerit dhe shkaktarin kryesor të vdekjeve tek gratë në mbarë botën.
Sipas informacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në 12 gra pritet të sëmuret nga kanceri i gjirit gjatë gjithë jetës së saj, për këtë arsye gjatë këtij muaji po promovohen fushata me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Ne i bashkohemi kësaj fushate duke ofruar ekzaminime me çmime promocionale me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit.
Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë, ndaj rekomandohet një mënyrë jetese e shëndetshme për të reduktuar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje:
Gjithashtu, duhet të keni parasysh se, nëse keni ndonjë nga faktorët e listuar më poshtë, rreziku për të vuajtur nga kjo sëmundje mund të rritet:
Kanceri i gjirit është një sëmundje e heshtur sepse jo gjithmonë shfaq shenja dhe simptoma, prandaj rekomandohet që gratë të kryejnë rregullisht vetëkontroll fizik të gjirit për të zbuluar çdo anomali dhe duke filluar nga mosha 40 vjeç, të bëjnë mamografi çdo vit ose çdo dy vjet. Mjeku juaj specialist do t’ju tregojë/përcaktojë.
Mos lejoni që të jetë shumë vonë, lini një takim dhe merrni këshilla për testet parandaluese. Mos harroni se zbulimi i hershëm është thelbësor për ta bërë trajtimin më të lehtë.
Klinika Zhan Mitrev disponon mjekë me përvojë dhe pajisje moderne për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të ndryshimeve të gjirit.
Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484