Ngritja e vetullave me teknikën Direct brow lift

Doza e shëndetit ditor

1 Tetor, 2025

Ekipi i udhëhequr nga Dr. Ilina Gaxhevska Tomulevska, subspecialiste në kirurgjinë plastike dhe rindërtuese në Klinikën tonë, kreu një ndërhyrje kirurgjikale estetike – ngritje vetullash me teknikën Direct brow lift.

Direct Brow lift është një teknikë kirurgjikale inovative që lejon ngritjen e vetullave, duke na mundësuar kështu të rikthejmë një pamje të freskët dhe rinore. Kjo teknikë kirurgjikale po pranohet dhe po bëhet gjithnjë e më e përhapur për shkak të rikuperimit të shpejtë dhe rezultateve të dukshme menjëherë. 

Me procesin e plakjes, vetullat bien, lëkura e tepërt mblidhet dhe varet, duke rënduar mbi qepallat e sipërme dhe mund të shkaktojë probleme jo vetëm estetike, por edhe funksionale. Problemet me shikimin dhe lodhja e shpejtë janë arsye të zakonshme që pacientët të kërkojnë këtë zgjidhje.

Faleminderojmë pacienten  që na lejoi të ndajmë fotot. Vetëm pak ditë pas operacionit, pacientja ndihet shumë mirë dhe është e kënaqur me rezultatin.