Obeziteti tek fëmijët: Si ta identifikoni dhe çfarë të bëni në lidhje me të?

Doza e shëndetit ditor

31 Tetor, 2025

Obeziteti tek fëmijët është bërë një sfidë serioze shëndetësore. Ai prek një numër të madh fëmijësh dhe kërcënon jo vetëm shëndetin e tyre aktual, por edhe shëndetin e tyre në të ardhmen. Identifikimi dhe veprimi i hershëm janë çelësi për të parandaluar që obeziteti të bëhet një sëmundje kronike.

Shkaqet kryesore

Obeziteti tek fëmijët është një sëmundje kronike që shkaktohet nga shkaqe të shumta.  Një rol të rëndësishëm luajnë:

  • Dieta: sheqerna të tepërta të shtuara, pije të përpunuara dhe ushqime të përpunuara industrialisht.
  • Stili i jetesës sedentare/ulur: aktivitet fizik i reduktuar dhe shumë kohë e kaluar para ekranit (TV, telefon dhe pajisje të tjera).
  • Sjellja familjare: zakonet shtëpiake, oraret e gjumit dhe modelet e përbashkëta të të ngrënit/ushqyerit.
  • Faktorët biologjikë dhe gjenetikë: predispozita e trashëguar dhe çekuilibri hormonal.
  • Kushtet sociale: akses i pabarabartë në një mjedis të shëndetshëm dhe objekte sportive.

Pasojat në rast se nuk ndërmeren hapat e nevojshëm

Obeziteti në fëmijëri mund të shkaktojë ndërlikime të hershme si diabeti i tipit 2, hipertensioni, dislipidemia dhe probleme me kyçet/nyjet. Psikologjikisht, shpesh ndodh që fëmijët të vuajnë nga mungesa e vetëvlerësimit, izolimi ose ngacmimi në shkollë. Për më tepër, gjasat për ruajtjen/vazhdimin e obezitetit në moshë madhore janë të larta, me pasoja afatgjata shëndetësore.

• Promovoni një dietë të ekuilibruar, të pasur me fruta, perime dhe fibra.

Çfarë mund të bëjnë prindërit për të parandaluar obezitetin tek fëmijët?

Ekzistojnë masa parandaluese efektive që varen nga stili i jetës së përditshme të familjes:

  • Zvogëloni konsumin e pijeve me sheqer dhe ushqimeve të përpunuara industrialisht.
  • Inkurajoni aktivitetin fizik të përditshëm.
  • Rregulloni/kufizoni kohën para ekranit dhe inkurajoni pushimin e duhur.

Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme, ose pesha e fëmijës vazhdon të rritet me shpejtësi, rekomandohet konsultimi me një specialist.

Obeziteti tek fëmijët kërkon trajtim multidisiplinar. Për këtë është i nevojshëm një ekip të përbërë nga pediatër, nutricionist, kardiolog pediatrik dhe psikolog. Kjo mbështetje mjekësore nuk synon vetëm uljen e peshës, por edhe ndihmën për fëmijët dhe familjet e tyre në adaptimin e zakoneve të qëndrueshme që do të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Obeziteti tek fëmijët nuk është vetëm një problem kozmetik; është një gjendje shëndetësore që mund të ndikojë gjatë gjithë jetës së një personi. Identifikimi i hershëm dhe ndërmarja e hapave të duhur bëjnë një ndryshim të madh nëse sëmundja do të bëhet kronike apo fëmijët do të kenë një mundësi të rriten dhe të bëhen individë të shëndetshëm.  

Rezervoni terminit tuaj për kontroll dhe konsultim në 00389 2 3091 484