Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

13.01.2020

Korrigjimi i përhershëm në pjesën dorsale të kraharorit tek pacienti – ndryshim funksional dhe estetik për një jetë normale

Pectus infundibuliforme-excavatum është deformimi kongjenital më i zakonshëm i kraharorit i cili ka pamjen e një kraharori të shtypur nga brenda. Në raste të tilla, zakonisht brinjët në kockën e kraharorit rriten në mënyrë anormale, duke shkaktuar konkavitet (recesion) në murin e përparmë të kraharorit dhe sternumit.

Ekzistojnë disa teknika kirurgjikale për korrigjimin e kraharorit, duke përfshirë procedurën minimale invazive të Dolnad Nuss, e cila është përdorur gjithnjë e më shumë në praktikën e përditshme që nga viti 1987 në  Zan Mitrev Mitrev.

Gjatë kësaj procedure përdoren shufra metalikë të quajtura bare metalike të cilat vendosen nga njëra anë në anën tjetër të kraharorit në lartësinë e deformimit dhe me anë të kthimit të shufrës bëhet ngritja e kraharorit duke bërë të mundur korrigjimin e tij.

Gjatë ekzaminimit dhe vlerësimit të detajuar të shkallës së deformimit të pektusit bëhet skanim kompjuterik i cili shërben për të objektivizuar efektin kompresiv në mushkëri, më pas vijon spirometria – me anë të së cilës bëhet vlerësimi i çrregullimit funksional pulmonar. Ekzaminimi ekokardiografik është i rëndësishëm për të vlerësuar efektin kompresiv në barkushen e djathtë dhe atriumin e djathtë të pjesës së përparme të sternumit. Në të njëjtën kohë, ekzaminimi ekokardiografik duhet të përjashtojë ekzistencën e ndryshimeve myxomatose tek fletët e valvulës mitrale dhe funksionin ndoshta të dëmtuar të tyre. Duke nisur nga ky moment, është e qartë se korrigjimi kirurgjik i këtij deformimi nuk është vetëm estetik, por gjithashtu një procedurë parandaluese për pasoja të qëndrueshme dhe të rënda të funksionit të mushkërive dhe zemrës tek fëmijët në zhvillim.

Pas korrigjimit të kraharorit, shufrat të cilat janë të veshura me material osteosintetik mbahen për disa vite dhe mëpas hiqen. Korrigjimi është i përhershëm. Gjatë 2-3 muajve të parë nuk duhet të kryhen aktivitete fizike apo të ngrihen pesha të rënda, dhe pas kësaj periudhe pacienti kthehet në një jetë plotësisht normale.

Zan Mitrev Clinic deri tani ka korrigjuar mbi 20 raste të pacientëve nga mosha 9 deri në 35 vjeç. Pacientët janë kryesisht nga vendi dhe nga rajoni si Kroacia, Kosova dhe një pacient nga Britania e Madhe i cili tashmë është kthyer në shtëpinë e tij pas mënjanimit të shufrës pektus, vendosja e të cilës është bërë në klinikën tonë në gusht të vitit 2014.

Ndryshimi i kraharorit pas intervenimit tek pacienti ishte me të vërtetë i arritur dhe mëse i dukshëm. Kraharori nuk është më i kompresuar (shtypur), ka një pamje natyrale dhe funksion krejtësisht normal.

Ai rrëfen rreth periudhës së të jetuarit me këtë problem kaq vizual dhe funksional përgjatë tridhjetë vitesh, ku më në fund gjeti shpëtim dhe zgjidhje në klinikën tonë.

-Imagjinoni se si mund të jetojë një i ri me këtë deformim në kraharor dhe çfarë presioni fizik dhe psikologjik kam përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve. Tani kur e kujtoj dhe kur shikoj veten në pasqyrë e admiroj punën e bërë nga doktor Zhan Mitrev. E falenderoj përzemërsisht! Unë jam nga Britania e Madhe dhe aktualisht jetoj dhe punoj në Itali. Që në periudhën kur jetoja në Londër, lexova për këtë operacion dhe isha i vendosur të vija në klinikën tuaj dhe ti jepja zgjidhje problemit tim. Kështu dhe ndodhi. Në vitin 2014 erdha dhe në kraharor më vendosën shufrat metalike, mbajtja e tyre në kraharor ka zgjatur deri tani dhe sipas planit të parashikuar nga mjekët kam ardhur për ti hequr ato. Edhe pse herën e parë pata dhimbje për shkak të implantit, tani e gjithë procedura shkoi shumë më thjeshtë dhe më lehtë. Jam tepër i kënaqur. Ndihem mirë për faktin se i gjithë stafi mjekësor ishte i përkushtuar duke dhënë maksimumin e tyre dhe në asnjë moment nuk jam ndjerë vetëm. Në Zan Mitrev Clinic pacienti është në radhë të parë – dëshmon pacienti ynë i cili tashmë është në shtëpi dhe vazhdon jetën e tij normale.

Zan Mitrev Clinic i uron atij rikuperim të shpejtë dhe shumë shëndet në të ardhmen.