Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

31.08.2020

Kryerja e operacionit të komplikuar hibrid në aneurizmën e aortës torakale me vendosjen e TEVAR

Me kryerjen e operacionit hibrid në klinikën tonë është shpëtuar jeta e pacientit 77-vjeçar nga Strumica. Me një procedurë të ndërlikuar kirurgjikale dhe në të njëjtën kohë me rrezik minimal dhe invazivitet minimal është trajtuar aneurizma torakale e aortës tek ky pacient, i cili nga poliklinika “Filip Vtori / Filipi i Dytë” në Strumicë është dërguar menjëherë në klinikën tonë.

“Aneurizma (zgjerimi) ka filluar në aortën distale torakale, duke kaluar nga toraksi në hapësirën abdominale nëpërmjet diafragmës dhe përfundon në daljen e degëve arteriale të organeve të brendshme që furnizojnë me gjak organet e barkut: mëlçinë, pankreasin, stomakun dhe zorrët. Kjo lloj aneurizme është një sfidë e madhe si për trajtimin kirurgjik ashtu edhe për trajtimin endovaskular me të ashtuquajturën procedura TEVAR me vendosjen endovaskulare të stentave të aortës ” – shpjegon mjeku ynë intervent radiolog Dr. Zvonko Atanasov.

Në këshillin e ekspertëve gjatë ekzaminimit të pacientit, akademiku Dr. Zhan Mitrev propozoi kryerjen e trajtimit hibrid tek pacienti, d.m.th. kombinim të trajtimit kirurgjik me trajtim endovaskular minimalisht invaziv të aneurizmës.

“Fillimisht u vendos që të kryhej by-pass i degëve arteriale viscerale të aortës abdominale sepse aneurizma siç e përmenda dhe më parë përfundonte në nivelin e daljeve të tyre dhe për të vendosur protezën duhet të kemi një zonë të sigurt distale që stenti i aortës të vendoset në rrugë endovaskulare përmes arteries së kofshës së djathtë, – shprehet Dr. Atanasov.

Pacienti ishte i kontaktueshëm menjëherë pas operacionit dhe në vijim ka dëshmuar për eksperiencën e tij në klinikën tonë. Ndiqni videon me dëshminë e pacientit KËTU.

– Unë jam Gjorgji Trajkov dhe vij nga Strumica. Ardhja ime në Zan Mitrev Clinic, ishte më tepër rastësi. Bëra kontoll në poliklinikën “Filip Vtori” në qytetin e Strumicës, ku përmes një ekzaminimi me eko mjekët më diagnostikuan zmadhim të aortës. Më informuan se për këtë gjendje nuk kishte shërim dhe se ishte e nevojshme kryerja e operacionit. Kishte dy rrugë: ose kryerja e operacionit ose të prisja për më të keqen. Vendosa për kryerjen e operacionit. Për herë të parë hyra në këtë ndërtesë. Impakti i parë ishte magjepsës. Më bëri përshtypje për faktin se këtu pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë derë më derë, pasi mjekët janë ata të cilët shkojnë tek pacientët dhe kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Interieri, higjiena dhe kujdesi mjekësor janë në nivelin më të lartë dhe pa asnjë të metë – thotë pacienti ynë 77 vjeçar Gjorgji Trajkov.