Pas dy javësh të kaluara në ventilim mekanik dhe pas kryerjes së 4 hemofiltrimeve, 61 vjeçari nga Berova kthehet në shtëpi me rezultat negativ ndaj COVID-19 - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Experiences

16.09.2020

Pas dy javësh të kaluara në ventilim mekanik dhe pas kryerjes së 4 hemofiltrimeve, 61 vjeçari nga Berova kthehet në shtëpi me rezultat negativ ndaj COVID-19

Pas një muaji qëndrim në klinikën tonë, më saktësisht në departamentin ku trajtohen pacientët pozitivë ndaj virusit Sars – Cov – 2, pacienti ka kaluar një proces të vështirë por të suksesshëm të trajtimit dhe tashmë  kthehet në shtëpi.

Pacienti është trajtuar në klinikën tonë përgjatë një muaji. Është paraqitur në gjendje shëndetësore tepër të rëndë, me rezultat pozitiv ndaj COVID-19 dhe me temperaturë të lartë trupore.

Menjëherë pas pranimit, pacienti u vendos në monitorim jo invaziv, me anë të të cilit është mundësuar ndjekja e parametrave jetësorë të pacientit si dhe kryerja e analizave laboratorike, mikrobiologjike dhe gjenetike.

Nga analizat menjëherë kemi vërejtur vlera të larta të shënuesve (marker) inflamatorë, leukociteve, CRP, prokalcitoninës si dhe vlerave të ngritura të D-dimerëve, LDH dhe interleukinës 6.

Duke zbatuar njohuritë tona mjekësore dhe duke ndjekur rekomandimet më të fundit për trajtimin e pacientëve pozitivë ndaj COVID-19, një pjesë të trajtimit të pacientëve të sëmurë në gjendje kritike e bazojmë në pastrimin e gjakut me anë të metodës së hemofiltrimit të citokinave dhe mediatorëve të tjerë inflamatorë.

Pacienti u vendos në hemofiltrim veno-venoz me përdorimin e filterit Oxiris dhe për shkak të ndryshimit të analizave të gazit, saturimit (ngopjes) të ulët periferik si dhe gjetjet radiografike  për sindromën e distresit respirator akut, pacienti u intubua dhe u vendos në ventilim mekanik.

Pacienti iu nënshtrua 4 cikleve të hemofiltrimit. Pas ciklit të katërt të hemofiltrimit, mund të shihej përmirësim i gjendjes së tij të përgjithshme dhe të të gjitha rezultateve.

Pasi kaloi gati dy javë në ventilim mekanik – respirativ, pacienti u ekstubua, u hoq nga aparati i frymëmarrjes. Pacienti tashmë lëshohet nga spitali ynë me rezultat negativ të testit ndaj COVID-19 dhe në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.