Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

24.02.2020

Sikur Dr. Mitrev të mund të shikonte në zemrën time, atëherë da ta kuptonte se sa mirënjohëse jam për të, që i’u dha jetë fëmijëve të mi

1 Mars 2020 është data në të cilën Zan Mitrev Clinic do të festojë përvjetorin e 20-të. Me këtë rast, pikërisht në atë ditë janë planifikuar një seri aktivitetesh që do të shënojnë këtë datë dhe jubile shumë të rëndësishëm, dhe ndërkohë me ndihmën e disa prej tregimeve të shkruara sëbashku me pacientët e kësaj klinike do të rikujtojmë fillimet, tregimet me fund të lumtur por edhe për faktin se ne të gjithë posedojmë një zemër, të pasur, të zbrazët ose të mbushur plotë si kjo botë…

Kur shikoni tek një nënë, shikoni dashurinë më të pastër që do të njihni ndonjëherë … Kur shikoni tek nëna, fëmija e të cilës vuan, atëherë shikon drejtpërdrejt në sytë e dhimbjes, trishtimit … Edhe pse më e keqja ka përfunduar, sytë e Jasmina Dodevskës nga Kumanova janë të tejmbushur me dhimbje. Lotët duket se janë tharë, por hidhërimi është i pranishëm. Edhe pse kohërat e vështira kanë mbetur pas dhe fëmijët e saj tashmë janë mirë, ajo thotë se nuk mund të harrojë atë që ka përjetuar dhe atë që kanë kaluar fëmijët e saj. Nëna e tre fëmijëve, fëmija më i madh dhe fëmija më i vogël përjetuan dhe vuajtën të njëjtën sëmundje, të njëjtin operacion. 14-vjeçarja M.D  dhe 11-vjeçari A. D janë motër dhe vëlla, nga e njejta familje, i njëjti gjak, me të njëjtin fat … Ata thonë, sëmundja nuk pyet për moshë, gjini … ajo vjen atëherë kur njeriu as që e mendon, por një fjalë e urtë thotë “dodeka ima lek ima i vek” që do të thotë se kur ka trajtim dhe shpëtim.

Në pamje të parë duken fëmijë të buzëqeshur dhe të lumtur, por pas një bisede të shkurtër kuptoni që jeta e tyre është nëpër spitale, me terapi, dhe “bluzat e bardha” janë gjithnjë të pranishme në jetën e tyre. Kalvari që askush nuk mund të kalonte as për tre jetë. Historinë e tregon nëna e tyre Jasmina, një grua dhe nënë e vetme, e cila thotë se asnjëherë nuk do ta besonte nëse dikush do i thoshte asaj se fëmija më i madh dhe më i vogël do të kishin të njëjtën diagnozë dhe se vetëm pas dy muajsh ata do të përfundonin në të njëjtin operacion. Operacioni i së bijës u krye në prill të vitit të kaluar ndërsa operacioni i birit në muajin korrik. Ata – dy fëmijë të mrekullueshëm, nën buzëqeshjen e tyre të ndrojtur shprehen se spitali i doktor Zan Mitrev është më i miri, dhe ai është njeriu më i mirë dhe mjeku më i mirë.

“Që kur ata ishin gjashtë muajsh (foshnja), të dy janë diagnostikuar me infarkt të miokardit, vetëm disa vite më vonë tek ata u shfaq sëmundje polikistike e veshkave, dhe në fund u  përcaktua cirrozë në mëlçi. Një luftë e ashpër, kontrolle të vazhdueshme, ekzaminime, spitale. Para operacionit, tek të dy u shfaq  gjakderdhje e cila kërkonte ndërhyrje të menjëhershme, “tregon Jasmina, duke kujtuar periudhën kur jeta e së bijës varej në fije te perit.

“Më thanë që fëmijën po e humbnin, për shkak të gjakderdhjes së bollshme nga goja. Shkak i kësaj gjendje ishte ygjerimi i venave në ezofag. Situata ishte tepër serioze, fëmija ishte në gjendje shoku, dhe askush nuk parashikonte nëse do të mund të mbijetonte… Na dërguan për trajtim në Turqi. Në pyetje ishin minutat. Nëse nuk do të kishim ardhur te doktor Zhan Mitrev, unë as që dua të mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur, “thotë Jasmina me lot në sy,” Unë nuk e di nëse do të jem në gjendje të harroj të gjithë atë ankth të tmerrshëm që kam përjetuar. Çdo ditë pyesja veten përse po më ndodhte mua kjo gjë, përse pikërisht fëmijët e mi po e përjetonin këtë gjendje, këtë situatë …”

Operacioni i vogëlushes shkoi mirë, edhe pse siç tregon Jasmina, operacioni ishte i rrezikshëm. Shumë shpejt vajza filloi të ndjehej mirë dhe gjithçka po kthehej në normalitet. Dhe në vend që ata ti gëzohen jetës dhe kësaj periudhe të re dhe më të lumtur, vijon një tjetër problem i ri. Gjendja përkeqësohet edhe tek fëmija tjetër, tek djali më i vogël i cili gjithashtu duhej t’i nënshtrohej të njëjtit operacion.

“Deri më tani ata janë mirë, rregullisht i kryejmë kontrollet. Problemi i vetëm shëndetësor që ata kanë është sëmundja policistike në veshkave, por ajo monitorohet dhe siç më kanë thënë, tani për tani që të dy janë mirë ”, thotë Jasmina, ndërsa shton:“ Sëmundja e fëmijës është tragjedia më e madhe për një nënë, për çdo prind. Nuk ka fjalë që mund t’i përshkruaj ato peripeci që kam kaluar, thjesht nuk mund të tregohen. Kur më thanë që djali im kishte të njëjtën diagnose, nuk mund ta besoja, nuk mund ta kuptoja se si ishte e mundur. Ishte e frikshme! Një gjë të tillë nuk ia uroj asnjë prindi. Kur më telefonuan për të më thënë se 12 orët e ardhshme ishin shumë të rrezikshme për jetën e vajzës time, nuk e dija se ku ndodhesha. Ishte momenti më i vështirë në jetën time. Më parë kishim përjetuar të gjitha llojet e situatave, të mira dhe të këqija, por kjo thjesht nuk mund të përshkruhet “.

Edhe pse situata ishte e rëndë, diçka brenda saj, një forcë e mbinatyrshme, siç thotë ajo,  i dha asaj forcë dhe besim se gjithçka do të përfundonte mirë.

“Besova, nuk e humba asnjëherë besimin se operacioni tek të dy do të ishte i suksesshëm. Kur u takuam me doktor Mitrev, duke qene se më parë ishte përmendur transplatimi i mëlçisë, ai më tha se fëmijët ishin mirë dhe nuk ishte nevoja për diçka të tillë. Traumat dhe streset tashmë kaluan, tashmë gjithçka është në rregull dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Fëmijët tashmë janë vërtet mirë, ndihen mirë, dhe përparojnë në çdo aspekt ” –  shprehet Jasmina.

Të dy fëmijët,  vëlla dhe motër,  konfirmojnë se ndjehen mirë. Ata thonë se duan t’iu tregojnë të gjithëve se nëse nuk do të ishte doktor Mitrev, ata nuk do të mund të kishin një jetë normale, nuk do të mund të shoqëroheshin me miq, të shëtisnin, të luanin futboll … Por ata të dy njëzëri pohojnë se kanë një problem të madh – kanë frikë se miqtë e tyre do ti refuzojnë apo do t’i ngacmojnë në rast se e zbulojnë identitetin e tyre.

“Me disa fëmijë thjesht nuk mund të kuptohesh. Ata nuk arrijne ta kuptojnë se me rastin tonë mund ti vijmë në dihmë shumë e shumë fëmijëve të tjerë që kanë probleme me shëndetin, por do të tallen me ne. Një shoqe e imja ishte e sëmurë dhe I’u tregoi të gjithëve se çfarë po ndodhte me të, tani të gjithë bëjnë shaka me të, nuk dua të përballem me të njëjtën gjë, megjithëse do të doja të flisja për problemin tim dhe të ndihmoja të gjithë fëmijëve të cilët janë të sëmurë dhe të gjithë atyre të cilët janë ndjerë si unë ”, thotë 14-vjeçarja me inicialet M.D.  dhe pranon se nuk ka pasur frikë nga operacioni sepse nuk ishte në dijeni të asaj që po i ndodhte, mendonte se gjithçka do të kalonte vetëm me një infuzion. Ndërsa vëllai i saj, thotë se tani ndihet mirë dhe se madje mund të luaj futboll.

“Unë luaj me miqtë e mi, sëbashku ne luajmë futboll, jam më i mirë në sulm”, rrëfen luftëtari i vogël. Ai pohon se ndjen pak lodhje, por nuk heq dorë. Fytyra e tij nuk tregon shenja sëmundjeje, por sytë e tij në thellësi fshehin një shpirt të vogël të munduar që, megjithëse nuk ka frikë nga asgjë, ka kaluar shumë gjëra si një 11 vjeçar që është.

“Unë që i vogël bebe jam nëpër spitale, disi jam mësuar me këtë fakt dhe nuk kam më frikë. Me Dr. Mitrev jemi bërë shokë dhe bëjmë dhe foto selfie. Jo të gjithë mjekët janë kështu, doktori ynë është më i miri “, thotë futbollisti i vogël, i cili, kur të rritet, nuk e di akoma se çfarë do të bëhet, ndryshe nga motra e tij, e cila mendon të studiojë për mjekësi, por thotë: ” Ka shumë për të mësuar, prandaj nuk jam shumë e sigurtë. Edhe pse unë tashmë e kam zotëruar praktikën “.

Mirënjohëse deri në pafundësi nga trajtimi, stafi dhe e gjithë klinika është dhe mami  Jasmina, e cila thotë se nuk gjen dot fjalë për të shprehur mirënjohjen e saj.

“Nuk kam fjalë, ndaj Dr. Mitrev dhe ekipit të tij jam pafundësisht mirënohëse që më shpëtuan fëmijët, thjesht, nuk gjej dot fjalë për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre të cilën do ta kem deri në fund të jetës. Nëse ata do të mund të shikonin në zemrën dhe shpirtin tim, do ta kuptojnë këtë nënë, do të kuptojnë se si ndihem dhe sa mirënjohëse jam”, tregon Jasmina me lot në sy.  Jam e lumtur që i ndoqa këshillat e Dr. Mitrev kur më tha se nuk është nevoja për kryerjen e transplantimit të mëlçisë, jam pafundësisht e lumtur që çdo mëngjes zgjohem sëbashku me tre rrezet e mia të diellit. Më në fund, pas kaq kohe, jam e qetë edhe pse traumat janë këtu dhe nuk mund të zhduken brenda natës dhe vazhdimisht jam në gatishmëri “.

Doktor Mitrev është njeriu më i mirë në botë

“Dr. Mitrev është njeriu më i mirë në botë, madje me të kemi edhe selfie. Unë dhe vëllai im jemi mirënjohës ndaj tij dhe ai gjithmonë do të jetë mjeku dhe njeriu më i mirë në botë për ne. Dr. Mitrev është sinonimi i mirësisë dhe çdo gjëje të mirë në jetën tonë”, tregojnë këta fëmijë, përballë një faqe të re boshe të quajtur Jeta, të cilën ata tashmë kanë filluar ta shkruajnë me ngjyrë të re, ngjyrë rozë.