Për herë të parë, në spitalin tonë u krye procedura e njohur si “Stentimi koronar pa kontrast”

Doza e shëndetit ditor

9 Dhjetor, 2025

Kjo procedurë është në fakt aplikimi i hartëzimit të rrugëve koronare me qëllim vendosjen e stentit duke përdorur një sasi minimale të lëndës së kontrastit.

Konkretisht, pajisja angiografike e teknologjisë së fundit PHILIPS AZURION 7, me të cilën është pajisur klinika jonë, përfshin këtë opsion, i cili lejon që stentimi tek pacientët të kryhet me një sasi minimale të agjentit të kontrastit dhe rrezatimit. Avantazhi i kësaj metode është veçanërisht i dobishëm për pacientët me dështim kronik të veshkave, tek të cilët përdorimi i një sasie më të madhe të agjentit të kontrastit mund të çojë në një përkeqësim akut të dështimit të veshkave.

Me kombinimin e precizitetit/saktësisë, përdorimit të reduktuar të kontrastit dhe rrezatimit, këto sisteme vendosin standarde të reja për sigurinë dhe efikasitetin në laboratorët e kateterizimit.