00389 2 3091 484
Prill 04,2020
Bisera është një foshnjë 6 muajshe me një qëndrim të shumëfishtë në Klinikën e Pediatrisë, dhe një qëndrim të mëparshëm në klinikën tonë për shkak të okluzionit të arteries brakiale të djathtë të shoqëruar nga nekroza e falanges distale të gishtit të dytë dhe të tretë në anën e djathtë.
Në spital, Bisera mbërriti në gjendje hipotrofike, hipotonike, me reduktim të indit nën lëkurë (lëkurë të hollë) me hematoma të shumta nga gjilpërat e bëra më parë. Bisera kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kishte qarkullim të theksuar ndërkostal. Zhvillimi psiko-motorik kishte ndalesa për moshën e saj 6-mujore. Gjithashtu kishte paresë të krahut të majtë. Kur mbërriti në klinikën tonë, Bisera peshonte 2920 gramë – thotë Dr. Gjorgji Filev, pediatër në Zan Mitrev Clinic.
Pas ekzaminimeve laboratorike fillestare të cilat ishin të shumta, shqyrtimeve mikrobiologjike dhe shqyrtimeve me imazh, filluam të ushqejmë Biserën me një formulë hiperkalorike dhe antireflux fillimisht me doza më të vogla të cilat më pas u rritën gradualisht.
Gjetja kronike e mushkërive u trajtua me inhalim të bronkodilatorëve, gjë e cila u tolerua mjaft mirë nga Bisera, dhe më pas, gjatë ditëve vijuese, me përmirësimin e frymëmarrjes tek Bisera u bë dhe reduktimi gradual i mbështetjes së oksigjenit.
Pas marrjes së konstatimit mikrobiologjik pozitiv nga fyti dhe hemokultura tek Bisera, është dhënë edhe terapi me antibiotik e shoqëruar me probiotik në mënyrë që të mos shkaktojë çrregullime në florën natyrale të zorrëve.
Terapia fizikale gjithashtu është zbatuar intensivisht për të përmirësuar aftësitë motorike dhe qarkullimin në të gjithë trupin, pas së cilës Bisera ishte më e lumtur dhe buzëqeshja e saj ishte gjithnjë e më e dukshme. Pas dhjetë ditësh, ne e kontaktuam nënën e saj dhe tani ato janë së bashku duke u kujdesur për shëndetin e tyre ndërsa ndjekin rekomandimet e mjekëve tanë.
Në këtë periudhë të shkurtër në klinikën tonë, për kënaqësinë tonë të madhe, mund të informojmë se pesha trupore e Biserës tashmë është rritur nga 2920 gram në 4000 gram.
Sidoqoftë, përkundër rezultatit pozitiv në gjendjen psiko-motorike dhe shëndetësore të Biserës, ka ende procedura terapeutike që duhet të kryhen në mënyrë që të shërohet plotësisht.
Ne do të vazhdojmë të kujdesemi maksimalisht për pacienten tonë të vogël, për të cilën do ta informojmë edhe më tej publikun.