Dhëmbi i parë i heroit tonë të vogël Uilliam nga Kumanova
Shkurt 02,2020
Uilliam i vogël u paraqit si një rast urgjent në klinikën tonë pothuajse menjëherë pas lindjes, vetëm 15 ditë pas ardhjes së tij në jetë, ai filloi luftën për jetën e tij.
Akademiku doktor Zan Mitrev e kujton Uilliamin e vogël së pari si një luftëtar të shkëlqyer dhe më pas si një nga rastet më të komplikuara dhe të vështira me një fund të lumtur.
Uilliami i vogël u paraqit si rast urgjent në klinikën tonë në moshën 15 ditore me një defekt kompleks të lindur të zemrës. Kishte një përzierje të madhe të gjakut, gjë e cila kishte shkaktuar mosfunksionimin e duhur të mushkërive dhe duhej të operohej urgjentisht. Pas operacionit të parë, ai ngadalë filloi të përmirësohej, por të gjithë e dinim që nuk përfundonte gjithcka këtu, pasi në rastin më të mirë vijonin të paktën edhe dy operacione të tjera për shkak të një defekti tjetër të zemrës, i cili ishte i shoqëruar me një ngushtim të madh të aortës – ena kryesore që del nga zemra dhe furnizon të gjithë trupin me gjak. Për shkak të këtij problemi, zemra filloi të ngarkohej dhe të përkeqësohej gjithnjë dhe më tepër. Përmrësimi ishte i ngadaltë dhe nuk po shkonte ashtu siç dëshironim ne.” – thotë doktor Mitrev ndërkohë që në duart e tij mban Uilliamin e vogël, ndërsa ai duke u munduar të përqëndrojë shikimin, me buzëqeshje i tregon dhëmbin e tij të parë.
Dhjetë ditë luftë për çdo frymëmarrje të këtij luftëtari të vogël në departamentin e kujdesit intenziv pas operacionit të parë. Ai ishte nën kontrollin dhe kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, veçanërisht nga ana e doktor Mitrevit. Shëndeti i brishtë dhe problemet e shumta kongjenitale nuk lejuan që gjithçka të shkonte ashtu siç kishim planifikuar dhe dëshiruar. Doktor Mitrev tregon se si ajo javë bëhet një nga pikat më të rëndësishme për Uilliamin e vogël.
Në ditën e dhjetë pas operacionit të parë pati një përkeqësim të shëndetit të tij. Aorta e ngushtë u mbyll plotësisht. Ishte një situatë shumë e vështirë. Praktikisht, nga koka dhe poshtë, nuk kishte qarkullim të gjakut. Uilliami tashmë kishte marrë një ngjyrë të errët (mavi). Një gjendje e cila vështirë se mund t’i mbijetonte. Ishte ditë e diel. Uilliami i vogël përfundoi përsëri në sallën e operacionit. Operacioni ishte tepër i rrezikshëm, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Gjatë operacionit u bë zgjerimi i plotë i aortës dhe u arrit qarkullimi normal i gjakut në të gjithë trupin. Pas kësaj ngjarje, mbyllja e plotë e aortës tashmë kishte shkaktuar probleme të tjera mbi shendetin dhe trupin e kësaj foshnje të vogël. Për shkak të mungesës së qarkullimit të gjakut tashmë ishin dëmtuar veshkat, mëlçia me të gjitha organet e brendshme, zorrët, mushkëritë. Veshkat pushuan së funksionuari dhe për këtë arsye u vendos në dializë peritoneale. Rezultatet laboratorike lidhur me dëmtimin e mëlçisë nuk ishin aspak shpresdhënëse. Për shkak të dëmtimit dhe mosfunksionimit të zorrëve Uilliami i vogël mund të ushqehej vetëm në mënyrë intravenoze. Dëmtimi i mushkërive u zhvillua me pneumoni dhe me depërtim të baktereve në gjak, duke shkaktuar kështu një gjendje septike.Tek kjo foshnjë e vogël fatkeqësisht u shfaq çdo komplikim i mundshëm. Ai filloi të humbiste peshë, nga 2.8 kg, pesha e tij trupore ra në 2 kg. Kjo nuk ishte aspak një shenjë e mirë. – shprehet doktor Mitrev, duke kujtuar ato ditë të vështira kur Uilliami i vogël përballej me një luftë të fortë për jetën ndërkohë që të gjithë ne në Zan Mitrev Clinic mundoheshim ta shtynim me të gjitha forcat në rrugën e jetës.
Doktor Zhan Mitrev shprehet se çdo ditë, çdo 24 orë ishte luftë për shpëtimin e jetës së këtij vogëlushi
Një pjesë e ekipit të mjekëve (të cilët nuk janë më këtu) tashmë kishin hequr dorë. Me çudi na shikonin se si vazhdonim të bëjmë gjithçka të mundshme për t’i dhënë atij një shans tjetër për jetën. Kjo zgjati shumë kohë, tashmë kishte kaluar një muaj në departamentin e kujdesit intenziv dhe realisht gjithçka dukej pa shpresë. Zorrët, mushkëritë nuk po jepnin asnjë shenjë përmirësimi…megjithatë, veshkat fatmirësisht po jepnin shenja pozitive. Uilliami filloi të urinonte, dhe ky ishte një gëzim tepër i madh për ne, ishte një rreze shprese. Zorrët nuk e toleronin qumështin. Çdo gjë që i jepnim nga goja, kthehej mbrapsht. Ishim të pafuqishëm, pesha trupore ra nën 2 kg, ishte një gjendje shumë kritike. Vendosëm ta përziejmë qumështin me vajin e lirit (ekstra i virgjër), të cilin e përgatitëm vetë në spital. Ne i’ua japim pacientëve me sëmundje të rëndë dhe ata reagojnë mirë, por tek foshnja disa ditore, askush nuk dinte se çfarë rezultati do të kishte, megjithatë nuk na mbetej zgjidhje tjetër. Fatmirësisht, organizmi filloi ta pranonte qumështin e përzier me vajin e lirit, ushqimi nuk kthehej pas dhe nga dita në ditë dukej sikur kishte shenja të tretjes së ushqimit. Një tjetër gëzim i madh për të gjithë ekipin e Zan Mitrev Clinic ishte momenti kur Uilliami i vogël filloi të kishte jashtëqitje. Tashmë po rritej shpresa tek ne. Filluam të besonim se mund t’ia dilnim mbanë”.
Pas 60 ditësh në kujdesin në departamentin e kujdesit intenziv, Uilliami filloi të rikuperonte peshën e humbur. Ne i gëzoheshim çdo grami shtesë në trupin e tij. Tashmë pesha trupore ishte rritur në 3 kg, dhe gëzimi i të gjithë ekipit ishte i papërshkruar.
Mushkëritë ishin akoma në gjendje të dobët dhe Uilliami i vogël vazhdonte të merrte frymë me anë të aparaturës. Disa herë u bë sanimi i mushkërive dhe pneumonisë, megjithatë përsëri shfaqeshin komplikime të herë pas hershme, pas të cilave Uilliami i vogël mësoi të luftonte për jeten e tij dhe filoi të jetpte disa shenja tepër të vogla të përmirësimit të gjendjes së tij klinike. Ne u përpoqëm ta largonim atë nga aparatura, por pas disa orësh u desh ta kthenim përsëri. Dhe kështu kaluan rreth 80 ditë ku më në fund erdhi momenti i shumëpritur për ta larguar nga të gjitha aparaturat. Shëndeti tij tashmë ishte në rrugën e duhur. Shpresa u kthye tek të gjithë ne, por edhe tek nëna e cila me ankth priste përmirësimin e shëndetit të foshnjës së saj, që me mall dhe padurim priste ta mbante në krahë, ta shtrëngonte dhe ti dhuronte të gjithë dashurinë e botës. Shëndeti i tij po përparonte çdo ditë. Ky fakt, i mbushi me gëzim dhe krenari të gjithë mjekët e kujdesit intensiv pediatrik, të cilët ditë e natë kujdeseshin për të me përkushtimin maksimal. Pas 3 muajsh qëndrimi në spital, Uilliami i vogël u kthye sëbashku me prindërit e tij të dashur në shtëpi. Të gjithë ishim të lumtur, por në një masë të kontrolluar, për faktin se pas një kohe të shkurtër vijonte operacioni i tretë, ndoshta më i vështiri për të.
Kontrollet ishin të rregullta, prisnim që Uilliami të rritet pak dhe pas 3 muajsh, kur të arrinte përafërsisht peshën 6 kg, kishim planifikuar realizimin e operacionit të tretë. Të gjithë ishim të tensionuar, nuk e dinim se si do të reagonte organizmi i tij ndaj këtij intervenimi dhe nëse do të aktivizoheshin problemet e mëparshme. Operacioni u bë me qarkullim të jashtëm dhe u bë mbyllja e dy hapjeve të mëdha në atrium dhe në barkushe. I gjithë operacioni, fatmirësisht, përfundoi me shumë sukses. Vetëm disa orë pas operacionit, ai u zgjua dhe nuk kishte nevojë për ndihmën e aparaturave, mund të merrte frymë vetë. Të nesërmen ai ishte përsëri me nënën e tij. Tani, Uilliami i vogël ka një zemër të shëndetshme dhe pa probleme. Pas gjithë atyre peripecive që kishim kaluar lidhur me shpëtimin e jetës së tij, kur tashmë çdo gjë kishte përfunduar, ishim të mahnitur për faktin se sa shpejt dhe sa mirë gjendja e tij po rikuperohej, madje na dhuronte buzëqeshje gjatë çdo vizite, sikur të kishte për qëllim të shprehte mirënjohjen e tij, dhe se i gjithë mundi, puna dhe përkushtimi nuk ishin më kot, se çdo gjë tashmë kishte përfunduar me sukses. Gjashtë ditë pas operacionit të tretë, Uilliami i vogël dhe familja e tij u nisën për në Kumanovë. Sot, ai erdhi me nënën e tij për të më treguar dhëmbin e parë, dhe mund të them se ishte një moment vërtet i bukur dhe emocionues. Uilliami i vogël na mësoi të gjitheve se në luftën për jetën asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Uilliami është heroi më i madh që kam takuar në jetën time! I uroj jetë të gjatë, fëmijëri të lumtur dhe plot shëndet pasi ai me të vërtet e meriton!” – shprehet Akademik Dr. Zhan Mitrev.Pas gjithë atyre peripecive që kishim kaluar lidhur me shpëtimin e jetës së tij, ishim të mahnitur për faktin se sa shpejt dhe sa mirë ai po rikuperohej, dhe madje na dhuronte buzëqeshje gjatë çdo takimi me të, sikur të kishte për qëllim të shpreht mirënjohjen e tij, dhe se i gjithë mundi, puna dhe përkushtimi nuk ishin më kot, se çdo gjë tashmë përfundoi me sukses. Gjashtë ditë pas operacionit të tretë, Uilliami i vogël dhe familja e tij u nisën për në Kumanovë. Sot Uilliami erdhi me nënën e tij për të më treguar dhëmbin e parë. Uilliami i vogël na mesoi te gjitheve se ne luften per jeten asnjehere nuk duhet te dorezohemi, ai është heroi më i madh që kam takuar në jetën time!Para se të largohej nga shtëpia, Uilliam nuk u kursye nga përqafimet e të gjithë ekipit që kujdeseshin për të ditë e natë per aq kohe se ishte në klinikën tonë. Dr. Diana Popevski, Spec. në anesteziologjinë e kujdesit intensiv dëshmon emocionalisht për marrëdhëniet e thella që ndërtojnë dhe zgjasin për një jetë ndermjet pacientëve dhe mjekëve. Kur bëhet fjalë për fëmijët, ato marrëdhënie janë mësime jete nga të cilat mësojmë të gjithë. Ne mësojmë se si ta vlerësojmë jetën dhe si të luftojmë për të dhe kur mendojmë se ka mbaruar.
Rasti i Uilliamit është një sfidë që lë gjurmë të thella në zhvillimin profesional të çdo mjeku që ka vendosur të punojë në defekte kongjenitale të zemrës tek fëmijët. Eshtë një shembull i qëndrueshmërisë, një shembull dashurie dhe pasioni për luftën e jetës së fëmijëve. Uilliami është një fëmijë që është “ringjallur” disa herë në njësinë e kujdesit intensiv. Një fëmijë i cili na ka mësuar për tre muaj se e pamundura bëhet e mundur dhe se ia vlen të luftosh deri në frymën e fundit. Ne u gëzuam për frymëmarrjen e tij të parë, për zërin që nxorri për herë të parë, për jashtëqitjen dhe urinimin e tij të parë në pelenë. Festuam momentin e heqjes së tij nga aparati i frymëmarrjes. Me lot në sy, ne ia dorëzuam nënës së tij kur e morën në shtëpi para operacionit të fundit. I porositëm prindërit që të “na e ruanin me kujdes”, dhe me frikë në shpirt prisnim kontrollet e rradhës. Uilliam u kthye tashmë i rritur dhe i përgatitur për sfidën e fundit. Për operacionin e fundit i cili për të nënkuptonte përfundimisht zgjidhjen e dështimit të zemrës. Dhe përsëri, të gjitha zemrat tona ishin të shtrënguara dhe të friksuara. Këtë herë luftëtari i vogël ishte i përsosur. Brenda disa orësh ai ishte zgjuar dhe nuk kishte nevojë për pajisje dhe aparatura, madje vetëm disa ditë më vonë ishte gati për në shtëpi. Kontrolli i parë dhe lajmet për dhëmbin e parë ishin dhurata më e mrekullueshme për të gjithë ne. U përqafuam të buzëqeshur dhe plot gëzim. Me lot në sy bisedonim për rastin e tij. Uilliami na mësoi se si të durojmë dhe ti përballojmë sfidat para se të heqim dorë. Duke luftuar për të, sëbashku me të, në një kohë kur të gjitha rrethanat ishin përkeqësuar, ne u ngritëm në këmbë pavarësisht nga Ky tekst,i kushtohet të gjithë fëmijëve që jetojnë në spitalin tonë që nga fryma e parë dhe që luftojnë për të çdo ditë. “Të takohemi përsëri në ditëlindjen e parë dhe me hapat e tij të parë”, u thamë prindërve duke iu dhënë atyre heroin tonë – u shpreh Dr. Diana Popevski, një urim dhe dëshirë të cilës i bashkangjitemi të gjithë ne në Zan Mitrev Clinic.
Lajme të lidhura
15.03.2024
Luftëtarja jonë prej qelqi
Marija Dimeska Nikolovska është pacientja jonë shumëvjeçare e cila po përballet me një sëmundje të rrallë të njohur si “kockat…