00389 2 3091 484
Prill 04,2020
Foshnja e porsalindur kthehet në shtëpi pas operacionit të sukseshëm në Zan Mitrev Clinic. Për familjen Jashari, sot është dita më e lumtur e jetës së tyre. Ata u kthyen në shtëpi duke mbajtur në krahë vajzën e tyre të vogël, e cila kaloi dhjetë ditët e para të jetës së saj në klinikën tonë. Këto ditë ishin të mbushura me shumë trazira, me situata të pritura por edhe të papritura të cilat me ndihmën e ekipit tonë të kirurgëve, anesteziologëve, pediatërve përfunduan në mënyrë të favorshme për pacienten tonë të vogël.
Tashmë me bindje mund të themi se përkushtimi dhe entuziazmi i ekipit të Dr. Zhan Mitrev fitoi një tjetër betejë dhe solli buzëqeshje dhe shpresë për familjen Jashari. Lufta për jetën e kësaj foshnje nisi që me lindjen e saj në klinikën shtetërore. Foshnja u transferua në klinikën tonë menjëherë pas lindjes si një rast urgjent. Menjëherë pas pranimit të foshnjës ë klinikën tonë, u kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme me anë të të cilave u bë përcaktimi i anomalisë kongjenitale që ka të bëj me tanspozimin e enëve të mëdha të gjakut.
-Foshnja e porsalindur u soll në klinikën tonë vetëm tre orë pas lindjes. Për shkak të anomalisë në zemër, gjaku nuk mund të furnizohej me oksigjen, dhe për shkakt të gjendjes kritike të foshnjës u transferua dhe u operua menjëherë, sqaron ekipi mjekësor për kujdesin intensiv në Departamentin e pediatrisë në klinikën tonë.
Operacioni u krye nga doktor Zhan Mitrev, i cili sqaroi se është bërë korrigjim i plotë i të gjitha anomalive të zemrës. Operacioni zgjati katër orë dhe përfundoi me shumë sukses. Të nesërmen, foshnja u hoq nga aparati i frymëmarrjes dhe filluan të gjitha masat për përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të foshnjës.
“Situata është më shumë se e kënaqshme,” tha ai. Tashmë para nesh kemi një foshnjë që nuk ka më asnjë problem. “Është vërtetë një ndjenjë jo vetëm e bukur por e papërshkrueshme të shpëtosh jetën e një foshnje e cila është ngjyrë mavi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe lufton për jetën. Është ndjenjë e bukur ta shohësh atë menjëherë pas kryerjes së korrigjimit ti kthehet ngjyra e bukur rozë, ngjyra normale, dhe ta shohësh duke kërkuar ushqim dhe duke u rebeluar me të qara …” – shprehet Dr. Zhan Mitrev, ndërkohë që jep udhëzime për nënën e foshnjës se si të vazhdojë të kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tashmë në kushtet e shtëpisë.
Prindërit Jashari janë shumë të lumtur që tashmë po kthehen në shtëpinë e tyre me shumë shpresë, gëzim dhe falenderime të sinqerta për të gjithë stafin mjekësor të Zan Mitrev Clinic, të cilët dhanë kontributin e tyre me shumë profesionalizëm që operacioni të përfundonte me sukses dhe gjendja e foshnjës të përmirësohej sa më shpejtë.
Në një kohë kur bota po përballet me krizën më të madhe shëndetësore, pandeminë nga koronavirusi, Zan Mitrev Clinic dhe i gjithë stafi mjekësor janë plotësisht të përkushtuar që të kujdesen për shëndetin e të gjithë pacientëve, veçanërisht për pacientët më të vegjël të lindur me anomali të rënda të zemrës për të cilat departamenti ynë i kirurgjisë kardiake pediatrike ofron kushtet më profesionale dhe më të sofistikuara në këtë zonë të Evropës.