00389 2 3091 484
Nëntor 11,2019
Alea e vogël shkon në shtëpi pas dhjetë ditësh qëndrim në klinikën tonë. Nga duart e mjekëve të departamentit pediatrik Alea tashmë ështe në krahët e prindërve të saj të cilët me padurim prisnin për tu kthyer së bashku në shtëpi. Alea është një luftëtare e madhe e cila që me ardhjen e saj në jetë filloi betejën për jetën e saj.
Ajo është një nga foshnjat e shumta të porsalindura tek të cilat që në momentin e lindjes është bërë përcaktimi i defektit në zemër ku menjëherë është kontaktuar klinika jonë për marrjen përsipër të këtyre rasteve. E njejta gjë ka ndodhur edhe në rastin e Aleas e cila ka lindur me defekt në zemrër, me tetralogji të fallotit. Alea është fëmija e dytë nga një shtatzani e njëpasnjëshme me kontrolle të rregullta e lindur në javën e 33-të gestatike me lindje cezariane.
Hospitalizimi i parë është bërë në moshën 2 muajore të saj dhe më pas është transferuar nga klinika e gjinekologjisë dhe obstetrikës në spitalin tonë në Zan Mitrev Clinic. Më 19.11.2019, pas të gjitha përgatitjeve të duhura para operative, Akad. Dr. Zhan Mitrev me ekipin e tij me përvojë shumëvjeçare bënë realizimin e operacionit. Konkretisht, është bërë një korrigjim total i zgjerimit të degës pulmonare të arteries së majtë me patch të perikardit transanular me matricë valvulare monokuspike (me një fletë), duke mbyllur defektin e septalit ventrikular me një copëz perikardiale.
Që pas ditës së dytë nga kryerja e operacionit foshnja tashmë ishte me parametra jetike të qëndrueshëme dhe me përjashtim të mbështetjes inotropike. Dita e tretë fillon me mobilizimin gradual të foshnjës, pas së cilës shërimi është gjithnjë dhe më i shpejtë. Është vërejtur ritëm i rregullt i sinusit dhe rrahjeve të zemrës, është e përjashtuar mundësia e mbështetjes së zemrës me anë të implementimit të pejsmekerit, ndërkohë që plaga është në përmirësim të vazhduar. Në ditën e pestë të qëndrimit Alea është transferuar në departament, në të cilin i është mundësuar kontroll i rregullt me anë të ekosonografisë me përmirësim gradual të gjetjeve apo rezultateve ekosonografike. Rrjedha e mëtejshme pastoperative vijon pa probleme.
Kjo paciente e vogël por nga ana tjetër një luftëtare e madhe kthehet në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme. Prindërit nuk i kursyen falenderimet e përzemërta për të gjithë sistemin e spitalit tonë i cili funksionon në mënyrë të përsosur dhe mundëson shpëtimin e jetës për fëmijët e lindur me defekte në zemër.
– Në radhë të parë falënderojmë Dr. Zhan Mitrev dhe ekipin e tij, në duart e të cilëve ne besuam jetën e foshnjës tonë. Falënderojmë gjithashtu Klinikën e Gjinekologjisë që në kohë dhe në momentin e duhur na dërgoi në Zan Mitrev Clinic, në të cilën operacione të tilla tek foshnjat kryhen me sukses. Normalisht frika ishte e madhe dhe e pranishme gjatë gjithë kohës tek ne, por kur të ofrohet zgjidhje në një spital të tillë gjithçka bëhet më e lehtë. Falenderime të përzemërta për të gjithë ekipin i cili na kushtoi edhe neve si prindër vëmendje të veçantë duke na informuar dhe dhënë kurajo gjatë gjithë kohës – Shprehet nëna e Aleas së vogël para largimit të tyre nga departamenti pediatrik i klinikës tonë.
Alea, të urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, të kesh një fëmijëri të lumtur dhe plot shëndet – Zan Mitrev Clinic