00389 2 3091 484
Janar 01,2020
Pectus infundibuliforme-excavatum është deformimi kongjenital më i zakonshëm i kraharorit i cili ka pamjen e një kraharori të shtypur nga brenda. Në raste të tilla, zakonisht brinjët në kockën e kraharorit rriten në mënyrë anormale, duke shkaktuar konkavitet (recesion) në murin e përparmë të kraharorit dhe sternumit.
Ekzistojnë disa teknika kirurgjikale për korrigjimin e kraharorit, duke përfshirë procedurën minimale invazive të Dolnad Nuss, e cila është përdorur gjithnjë e më shumë në praktikën e përditshme që nga viti 1987 në Zan Mitrev Mitrev.
Gjatë kësaj procedure përdoren shufra metalikë të quajtura bare metalike të cilat vendosen nga njëra anë në anën tjetër të kraharorit në lartësinë e deformimit dhe me anë të kthimit të shufrës bëhet ngritja e kraharorit duke bërë të mundur korrigjimin e tij.
Gjatë ekzaminimit dhe vlerësimit të detajuar të shkallës së deformimit të pektusit bëhet skanim kompjuterik i cili shërben për të objektivizuar efektin kompresiv në mushkëri, më pas vijon spirometria – me anë të së cilës bëhet vlerësimi i çrregullimit funksional pulmonar. Ekzaminimi ekokardiografik është i rëndësishëm për të vlerësuar efektin kompresiv në barkushen e djathtë dhe atriumin e djathtë të pjesës së përparme të sternumit. Në të njëjtën kohë, ekzaminimi ekokardiografik duhet të përjashtojë ekzistencën e ndryshimeve myxomatose tek fletët e valvulës mitrale dhe funksionin ndoshta të dëmtuar të tyre. Duke nisur nga ky moment, është e qartë se korrigjimi kirurgjik i këtij deformimi nuk është vetëm estetik, por gjithashtu një procedurë parandaluese për pasoja të qëndrueshme dhe të rënda të funksionit të mushkërive dhe zemrës tek fëmijët në zhvillim.
Pas korrigjimit të kraharorit, shufrat të cilat janë të veshura me material osteosintetik mbahen për disa vite dhe mëpas hiqen. Korrigjimi është i përhershëm. Gjatë 2-3 muajve të parë nuk duhet të kryhen aktivitete fizike apo të ngrihen pesha të rënda, dhe pas kësaj periudhe pacienti kthehet në një jetë plotësisht normale.
Zan Mitrev Clinic deri tani ka korrigjuar mbi 20 raste të pacientëve nga mosha 9 deri në 35 vjeç. Pacientët janë kryesisht nga vendi dhe nga rajoni si Kroacia, Kosova dhe një pacient nga Britania e Madhe i cili tashmë është kthyer në shtëpinë e tij pas mënjanimit të shufrës pektus, vendosja e të cilës është bërë në klinikën tonë në gusht të vitit 2014.
Ndryshimi i kraharorit pas intervenimit tek pacienti ishte me të vërtetë i arritur dhe mëse i dukshëm. Kraharori nuk është më i kompresuar (shtypur), ka një pamje natyrale dhe funksion krejtësisht normal.
Ai rrëfen rreth periudhës së të jetuarit me këtë problem kaq vizual dhe funksional përgjatë tridhjetë vitesh, ku më në fund gjeti shpëtim dhe zgjidhje në klinikën tonë.