00389 2 3091 484
Korrik 07,2019
Lana ka lindur ne Kliniken Universitare te gjinekologjise dhe obstetrikes, ne Shkup, me 14 prill ne javen e 24 te shtatzenise me apgar 1/3/4. Peshonte vetem 720 gram dhe me gjatesi 33 cm. pas javes se 94 nga te cilat 21 dite i kaloi ne GAK, me pas ne kliniken tone, ajo u kthye ne shtepi me peshe trupore 2.200kg.
Prinderit e saj Lila dhe Petar Gjurcilovi falenderuan perzemersisht mjeket tane qe bene te mundur shpetimin e jetes se Lanas
“Tashme e kemi fituar betejen me te madhe dhe jemi te pergatitur per sfidat e rradhes ne jete. E gjithe kjo nuk do te mund te behej realitet ne rast se nuk do te ekzistonin keta persona kaq te mrekullueshem te cilet pa pushim dite e nate luftonin per jeten e Lanas. Pa ju, e gjithe kjo nuk do te mund te behej realitet! Falenderime te thella per Zan Mitrev Clinic, e cila pikerisht atehere kur kishim me teper nevoje, na ofroi mbeshtetje profesionale dhe na mundesoi kujdes dhe kushte bashkekohore. Gjithashtu falenderime te perzemerta edhe per Kliniken e gjinekologjise dhe obstetrikes dhe per te gjithe ekipin mjekesor i cili na mbajti ne jete per 21 dite. Kurre, asnjehere mos i humbisni shpresat, mrekullite ndodhin” – u shprehen prinderit e Lanas.