Me ndërhyrjen e doktor Mitrev është shmangur amputimi i këmbës tek pacienti nga Kroacia

Mars 03,2025

Pacientit 64-vjeçar nga Kroacia i është shpëtuar këmba nga amputimi falë ndërhyrjes së kryer nga doktor Mitrev. Sllobodan Kujunxhiҫ nga qyteti i vogël Buzet erdhi në Klinikën Zhan Mitrev pas disa operacioneve në Kroaci, dy bypass-a periferik në këmbën e tij të djathtë dhe sëfundmi po përballej me mundësinë e amputimit të këmbës. Pacienti kishte probleme me rrjedhjen e të dy arterieve në këmbën e djathtë, por me gjithë dhimbjet e vazhdueshme, mjekët atje i thanë se të gjitha opsionet ishin ezauruar dhe se duhej bërë amputimi i këmbës.

Dr. Mitrev kreu një trombinektomi në arteriet e përbashkëta sipërfaqësore dhe të thella femorale të pacientit dhe rindërtimin duke kapërcyer arterien e djathtë me venën e tij nga këmba e majtë. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe këmba e pacientit është shpëtuar nga amputimi.

“Gjatë kërkimeve në internet, lexova shumë lavdërime për Klinikën Zhan Mitrev dhe u binda se mjekët janë profesionistë”. Kontaktova edhe me një mik timin i cili është përballur me të njejtin problem dhe ka qenë pikërisht Dr. Mitrev i cili gjithashtu e ka shpëtuar nga amputimi. “Kjo ishte shenja e fundit për përmirësimin tim, ndaj vendosa të vij në këtë klinikë”, thotë Sllobodan Kujunxhiҫ nga Kroacia.

Ky pacient 64-vjeçar tashmë është kthyer në Kroaci dhe gati për të vazhduar me jetën e tij të përditshme.